310 nga 478 pasagjerë që gjendeshin në bordin e tragetit “Norman Atlantic” kanë mundur të evakuohen deri më tani.
Ndërkohë, 168 pasagjerë të tjerë ndodhen ende në bordin e tragetit.
Mes të evakuarve janë edhe 8 shqiptarë.
Operacion maratonë ka vazhduar përgjatë gjithë orëve të natës në kushte ekstremisht të vështira si rezultat i errësirës dhe motit të keq.
Brunilda Cazo, Refik Aliko,Sheraf Aliko, Donika Aliko, Jonel Lamcaj, Festim Cuci, Hasie Cuci, dhe një shtetas tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende, janë shqiptarët që kanë shpëtuar deri më tani.
Lajm leshi i perkthyer nga gazetar leshi….310 nga 178,cfare matematike eshte kjo?
Hahahahahahahah