Norman Atlantic/ Qeveria: Në gadishmëri maksimale, 146 të evakuar

28 Dhjetor 2014, 19:55Kronika TEMA

Qeveria Shqiptare është në gadishmëri të plotë për të dhënë ndihmën e saj në kuandër të opëracionit ndërkombëtar për shpëtimin e anijes “Norman Atlantic”, që u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm.

Sipas të dhënave më të fundit, të bëra me dije nga zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave bëhet me dije se, anija greke “Norman Atlantic” gjendet rreth 12 milje në veri perëndim të ishullit të Sazanit, në kufirin e ujërave territoriale shqiptare.

Deri më tani, njofton kryeministria kanë mundur të shpëtojnë rreth 146 pasagjerë, por fatkeqësisht numri i personave që gjenden ende në bord të anijes është mbi 300. Kushtet e motit janë ekstremisht të vështira, çka e bën të pamundur tërheqjen e anijes me rimorkiator.

Aktualisht, vijon njoftimi KM, forcat detare dhe ajrore shqiptare janë në gatishmëri maksimale. Anija luftarake Butrinti ndodhet nga mëngjesi pranë anijes në avari dhe ekuipazhi shqiptar është pjesë aktive e operacionit të shpëtimit. Anijet luftarake Iliria dhe Lisus janë në gatishmëri në portin e Durrësit dhe mund të bëhen pjesë e operacionit në çdo moment që do ta kërkoj flota detare italiane, që po koordinon operacionin.

Ekspertët shqiptarë, italianë dhe grekë janë të mendimit se drejtimi i erës dhe valëzimit mund të sjellin nevojën që anija greke të ankorohet në një nga portet shqiptare. Pikërisht prandaj, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Transporteve dhe Ministria e Jashtme kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën.

Ministria e Punëve të Brendshme ka kaluar në gatishmëri të përforcuar shërbimet e Policisë Kufitare në Portet e Vlorës dhe Durrësit duke i mbështetur ato edhe me efektiva shtesë nga Policia e Rendit. Është udhëzuar personeli i Pikave të Kalimit Kufitar për procedurën emergjente që duhet të ndiqet për të lehtësuar zbritjen e pasagjerëve nga trageti dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore.

Ministria e Transportit ka vënë në gatishmëri kapitaneritë e porteve detare të Vlorës dhe Durrësit, me të gjitha kapacitetet e tyre për të orientuar dhe lehtësuar sa më shumë ankorimin e tragetit.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë vënë në gatishmëri të plotë spitali i Durrësit, urgjenca e Tiranës dhe spitali i traumës në Tiranë. Në orën 18.30 në spitalin e Durrësit do të mblidhet Shtabi i Emergjencës i kryesuar nga Ministri Beqaj për të koordinuar të gjithë ndihmën mjekësore që mund të nevojitet në rast të ankorimit të anijes në portin e Durrësit.

Kontaktet mes qeverisë shqiptare dhe qeverive italiane dhe greke janë të vazhdueshme. Ministri Tahiri ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij italian Alfano, ndërkohë që Kryeministri Rama ka folur me Kryeministrin Samaras, me të cilin kanë koordinuar vazhdimin e operacionit. /gj.k/

 

6 komente në “Norman Atlantic/ Qeveria: Në gadishmëri maksimale, 146 të evakuar”

  1. kujtesa says:

    Do zoti shpetojne gjalle te gjithe!

  2. BESIANA GUSHI says:

    JA LISTA E PLOTE E SHQIPTAREVE NE TRAGET
    NR CME NME SEX NAZ.
    1 Aliko S. M
    2 Aliko D. M
    3 Aliko R. M
    4 Beqiraj Aleksander M
    5 Beqiraj Enkeleida W
    6 Beqiraj Leonard M
    7 Çela Riza
    8 Çuçi H.
    9 Çuçi F.
    10 Cukja H.
    11 Gega G.
    12 Kane V.
    13 KAZO B.
    14 Kolekaj S.
    15 Mane R. M
    16 Ndreu L. M
    17 Parangoni X. M
    18 QERAMA J. M
    19 Skendaj A. M
    20 Zhuri A. W
    21 Zhuri P. M
    22 Zhuri K. M
    23 LAMCAJ J. M IT
    24 PAPA A. W GR
    25 PASHAJ A. W IT
    26 QENDRO S. M IT
    27 SEJKO D. M IT
    28 THEOFILI R. W GR

    Qofshin me fat dhe zoti i ndihmofte ne kete aventure te tmerreshme.

    Shenim: dy nga emrat e publikuar me pare ishin te gabuar.

  3. bp146 says:

    ne gadishmeri te plote detare e ajrore?(gazete e vitit 1970) tragetet ne shqiperi mbushen me 1000 vete sa shalupa ka?

  4. itali says:

    ku i kane mjetet keta e ndimes keta…,,,,,,,,,,,,,

  5. al paci says:

    Keta tanet flasin kot ca gadishmerije jem ne qe skemi nje helikopter qe te bejn shpetime te tilla. Kurse evropes ti vijn turp kan nga ora 4 e mengjesit e deri tani nuk munden ti shpetonin gjith ajo itali vete 3 helikopter dergoj, kurse greqia qe kishte shumicen e pasaqereve dergoj vetem nje helikopter qe ka ne disponicion 20 super puma qe jan per te tilla raste, nje tragjedi ne mest te evropes dhe dhe gjith ajo nato nuk paten mundesi ti shpetonin keta njerez. Kurajo atyre qe ndodhen ne ate ferr. Po tani qe ra nata cdo gje behet me e veshtir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje