Julian Sinanaj akuzon policinë prokurorinë, se kërkojnë të mbajnë të fshehta të dhëna nga dosja hetimore, ku ai ka bashkëpunuar me drejtësinë.
Ky reagim i ashpër i të akuzuarit si vrasës me pagesë, erdhi pas kërkesës së prokurorit për të zhvilluar procesin e sotëm gjyqësor ndaj 7 të pandehurve të “bandës së tritolit”, me dyer të mbyllura.
Sipas akuzës, prokuroria po heton edhe persona të tjerë, dhe për këta fakt nuk duhen bërë publike të dhënat e hetimeve, raporton ANC News.
Kundër kërkesës së prokurorit dhe në një mendje me vrasësin me pagesë, ishin edhe dy avokatët e kushërinjëve Andon dhe Genis Mëhillaj.
Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit për të vazhduar procesin me dyer te mbyllura.
Perveç kësaj, gjykatesi u kërkoi avokatëve që mos të publikojnë asnjë të dhënë që do të dalë gjatë shqyrtimit gjyqësor.
Sipas prokurorisë, Sinanaj akuzohet si ekzekutori i vrasjes së Sokol Veizit e Agron Çelës, si dhe vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Julian Metushit.
Sinanaj akuzohet edhe për vendosjen e eksplozivit në banesën e Ardian Kollizit dhe ndërtuesi i bombës me telekomand e gjetur posht makinës së Besnik Dervishit, të cilën dyshohet se e ka vendosur Marjon Mitro.
I pandehuri tjetër Ilir Karçini akuzohet se ka paguar Sinanaj për të ekzekutuar biznesmenin e gasit Pirro Bare, vrasje e cila ka mbetur në tentativë.