Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp deklaron se operacioni i shpëtimit pas zjarrit në anijen “Norman Atlantic” po shkon drejt fundit.
Duke iu referuar një komunikimi me homologen italiane, Kodheli konfirmoi se viktimat janë 5, ndërsa shtoi se të 22 shtetasit shqiptar që ndodheshin në bord u evakuuan.
“Unë dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion sa të vështirë dhe të komplikuar, deti ishte në forcë 7-8 ballë, era e madhe dhe natën që shënoi këtë ndërmarrje të jashtëzakonshme që më vjen mirë që pothuajse ka përfunduar me evakuimin e 22 shqiptarëve që ishin në bord”, tha ministrja.
Ministrja shtoi më tje se për operacionin e shpëtimit u angazhuan forcat ushtarake të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.
“Kamandën e drejtoi partneri ynë Italia, në praninë e 3 anijeve luftarake, San Girogo anija që moti komandën. Pjesë e operacionit ishte edhe anija jonë e ruajtjes së kufirit e cila u angazhua 14 orë në operacion, mbrëmë është kthyer dhe e ka zëvendësuar anija tjetër ‘Lisus’ që është ende prezent në operacion”.
Ajo shtoi se “fati i zhvendosjes së tragetit do vendoset pasi të largohet nga aty edhe pasagjeri i fundit”. /gj.k/
Informacionet orë pas ore mbi operacionin e evakuimit
Ministria e Mbrojtes informon për operacionin e shpëtimit të Anijes “Norman Atlantik”. Qendra e Bashkuar Operacionale po monitoron operacionin përmes anijes së Forcës Detare Shqiptare dhe informacioneve që shkëmben me agjencitë simotra Greke dhe Italiane.
Ora 03:02
Trageti lidhet me kavo çeliku me rimorkiatorët dhe nis lëvizjen drejt Brindizit.
Ora 04:24
Janë evakuuar 221 pasagjerë dhe deri tani një person ka humbur jetën. Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë nën koordinimin e palës Italiane.
Ora 05:15
Me urdhër të MM dhe SH.SH.P është nisur nga porti i Durrësit për në Zonën e Operacionit të Kërkim-Shpëtimit anija “Lissus”.
Ora 07:45
Flakët e anijes Norman Atlantic janë fikur plotësisht.
Evakuohet pjesa dërmuese dhe mbeten ende 140 pasagjerë në bordin e anijës të pozicionuar ne vende të sigurta.
09: 15
Vazhdon zhvendosja e Anijes Norman Atlantik drejt Brindizit me 3 rimorkiatorë Italianë.
09.30
Në krahun e djathtë të anijës është riaktivuzuar një vatër tjetër zjarri, e cila është konstatuar nga anija “Lissus”. Po punohet për vënjen nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
09: 57
Anija “Norman Atlantic” është në gjëndje të lirë pluskimi për shkak të këputjes së kavove të celikut. Ajo vazhdon të zhvendoset në gjëndje të lirë drejt derdhjes së lumit Seman. “Lissus” njofton se ka marrë konfirmim nga komandanti i anije italiane “San Giorgio”se në traget kanë ngelur rreth 87 persona dhe dy persona kanë humbur jetën.
Operacioni vështirësohet edhe më tepër nga kushtet klimaterike. Deti është i forcës 5 ball me lartësi vale 3 m.
13: 00
5 të vdekur, 1 dje dhe 4 sot. Anija lëviz në gjëndje të lirë në drejtim të brigjeve tona. 20 persona në bord. Personat të evakuar në qëndrat e pritjes në Bari, Brindisi dhe Lecce. Lëvizja e tyre me mjete ushtarake dhe mjete rasti
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA, po ndjekin nga afër operacionin dhe kanë patur komunikime të vazhdueshme me shtetet fqinjë. Mininistrja Kodheli ka komunikuar me homologët e saj Italianë dhe Grekë në vijim për situatën. Shefi i shtabit ka pasur kontakte të vazhdueshme me homologun e tij Grek. Ministria e Mbrojtjes ka marrë kontakte me autoritetet portuale shqiptare, spitalet rajonale, Policinë Kufitare dhe mbetet në gatishmëri të plotë nëse do të lindë nevoja që anija të rimorkiohet drejt brigjeve shqiptare.
Na vjen mire qe morem pjese edhe ne me dy peshkarexhat tona, si antare te forte te NATO-s.
Te shfrytezohen te gjitha mundesit se sa per Greqin ka ikur per leshe.
Ajo e ka mendjet te zgjedhjet e parakoshme qe do mbahen me 25 janar meqe nuk u zgjodhe presidenti.
Mos se u keputet!Kur arritet ju kishte 8 ore,qe anijet italiane ishin ne vendngjarje.
O palo gazetare ose palo ministre
5 Shqiptaret Jane evakuar?
Ndertesat anijet evakuoen Jo njerezit
Te evakuosh nje person do te thote ti besh nje eneme ose clizem
Lexoni fjaloret perpara se te perdorni fjale te huaja qe nuk I dini tamam kuptimin.
Harrova se jeni te zene me bythet ekallashit apo kardashit e keni kthehet gazeten ne
Tema the news cames with a bonner
Nuk e di oj shoqe, per cfare operacioni del e flet ti ne konference, po mediat ne perendim flasin per operacionin greko-italian.
Dmth ka kontribuar Shqiperia???? Ta paskan fut aleatet Mimi, meqe s’te permendin………