Prokuroria e Barit, ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë një kërkesë për ndihmë juridike, me objekt sekuestrimin e anijes “Norman – Atlantic” si dhe të të gjitha pajisjeve që ndodhen në të, si dhe kryerjen e një sërë veprimesh të tjera hetimore. Kjo kërkesë bazohet në faktin se anija ka flamur italian dhe kapiteni i saj është shtetas italian.
Në një deklaratë për mediat, Prokuroria Shqiptare deklaron se po mundëson të gjithë lehtësirat e nevojshme proçeduriale për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve gjyqësore italiane.
Prokuroria e Përgjithshme sqaron se “autoritetet gjyqësore italiane kanë juridiksionin për hetimin e kësaj çështje, në bazë të “Konventës mbi të Drejtën e Detit” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e pranuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr. 9055, dt. 24.04.2003.
Konkretisht, në nenin 97 të ligjit nr.9055, përcaktohet se “Në rast të përplasjeve ose ndonjë incidenti tjetër gjatë lundrimit në lidhje me një anije në detërat e hapur dhe që përfshin me përgjegjësi juridike ose disiplinore kapitenin ose persona të tjerë me shërbim në anije, mund të mos ngrihen as procedura penale dhe as disiplinore kundrejt personave të tillë, me përjashtim të autoriteteve gjyqësore dhe administrative të shtetit flamurin e të cilit mban anija, ose të shtetit ku një person i tillë është qytetarë”./j.h
Oooooo!!! pike e zeze !!!prokuroria jone me vrap i uli breket ,ore !po keni dy marinare te vdekur shqiptare ,sqaroni njehere rrethanat e tyre pastaj lerini ti sjelle italia eskpertet e vet .Asnje pale ,as ajo italiane as ajo greke nuk kane pasur humbje ne rradhet e ushtarakeve dhe marinareve ne operacionet e shpetimit pervec nesh,filloni hetimet para se te vije italiani se pastaj nuk e fusni me kemben brenda