Edi Rama ka ngushëlluar familjet e dy marinarëve shqiptarë që humbën jetën në përpjekje për të lidhur anijen Norman Atlantic me kavo. Ata ishin pjesë të rimorkiatorit “Iliria”.
Përmes një njoftimi për mediat, Rama sqaron se dy marinarët nuk ajnë pjesë e forcave të armatorsura duke theksuar se gjithsesi ai vlerëson kontributin e tyre për të ndihmuar në shmangjene katastrofës njerzore me anijen “Norman Atlantik”.
“Kryeministri Edi Rama mësoi me dhimbje, humbjen e jetës së dy marinarëve shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të rimorkiatorit “Iliria”.
Kryeministri u shpreh ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë njerëzor, familjeve të dy marinarëve, për humbjen e jetës së njerëzve të shtrenjtë të tyre. Edhe pse jo pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit të jetëve të pasagjerëve në bordin e “Norman Atlantic”, marinarët shqiptarë dhanë një kontribut të vyer në përpjekjen ndërkombëtare për të evituar një katastrofë.
Qeveria është tërësisht e angazhuar në sjelljen e dy trupave të pajetë në tokën shqiptare dhe në zbardhjen sa më shpejt të rrethanave të aksidentit që u mori jetën”, shkruan Rama./j.h
Shqiperia nuk kishte takat per te marre pjese ne kete lloj operacioni se vete ata qe bejne sikur qajne( me aftesine e tyre te vetme qe eshte grabitja) e kane katandisur vendin ne kete gjendje.