Anije, helikopterë, avionë dhe kavo të këputura, por ka polemika për zgjedhjen e portit. “Shumë ekipe për të koordinuar, nuk mund të bënim më asgjë. Renzi drejton operacionin. Ka dyshime për Pulian dhe Greqinë. “Përse jo Vlora?”
Norman Atlantic nuk është i kollajtë për t’u qetësuar. I rrethuar nga tetë anije dhe dy motovedeta, njëra e kapitenerisë së portit italian dhe një tjetër e kapitenerisë shqiptare, mbikëqyrur nga lartë prej dy avionëve dhe 9 helikopterëve, nën vështrimin nga një milje distancë të anijes San Giorgio, në orën 21.30 ka vazhduar të “endet” 13 milje larg brigjeve të Shqipërisë. 17 or pas flakëve të para, pas asaj sirene që lajmëroi 422 pasagjerët në orën 4.30 të mëngjesit, trageti i nisur nga Patra drejt Ankonës ka vazhduar të qëndrojë nën mëshirën e dallgëve. Poshtë në ujë, në një det tetë ballësh dhe një erë 40 nyje, gjithë ditën kanë vazhduar oepracionet e shpëtimit, me përpjekjet për të kapur me kavo anijen, për ta stabilizuar, dhe për t’i ndalur lëkundjet e vazhdueshme.
Eshtë kjo fotografia e një prej “operacioneve të shpëtimit më kompleksë të viteve të fundit”, si e ka quajtur qeveria greke, i cili ka nisur zyrtarisht në 4.47 të mëngjesit të djeshëm me një mesazh për qendrën e koordinimit të kërkimeve detare në Romë dhe përfunduar vetëm agimin e sotën me një polemikë mbi tërheqjen e Norman, që autoritetet greke do të kishin preferuar të shkonte në Vlorë dhe jo në Brindizi. Një mendim që e ndan edhe kreu i qytetit puljez, Mimmo Consales. “Nëse prioriteti është shpëtimi i pasagjerëve, përse të mos tërhiqet Norman në Shqipëri? Ata që ndodhen në anije rrezikojnë hipoterminë. Pikërisht, sepse natën vonë transporti drejt anijeve të shpëtimit ndalet. Shumë errësirë, shumë tym, shumë erë dhe shumë shi. Kështu që 200 pasagjerët që ndodhen nën kullën 9 të tragetit nuk munden të lëvizin. Destinacioni i tyre është ai i anijes që duhet të mbërrijë në Brindizi vetëm sot në mëngjes. Gjithmonë nëse nuk ndërrojnë kurs, sipas kushteve të motit.
Në orën 23 të natës së mbrëmshme, fatet e 422 pasagjerëve dhe 56 pjesëtarëve të ekuipazhit janë ndarë: në atë orë, 200 kishin mundur të larogeshin nga Norman, për t’u transportuar në një anije më të qëndrueshme, Spirit of Pireus apo Mn Aby Jeannet, të gatshme për të shkuar në Brindizi. Të tjerët kanë qëndruar për të pritur për orë të tëra rastin e duhur, që vonon të vijë. E të mendosh që vetëm një orë më herët, rimorkiatori Asmara kishte mundur të kapte Normanin me një kavo celiku dhe një najloni. Një orë më herët, një tjetër litar kish mbajtur vetëm një orë, por ishte shkrirë prej nxehtësisë së flakëve.
“Problemi është – ka sqaruar kapiteni – se duhet të shkojë dikush në pjesën e përparme dhe të lëshojë në ujë një copë kavo”. Dhe për të mbërritur në pjesën e përparme duhet që të transportohet nga një helikopter, nga pjesa tjetër e Normanit, sepse në mes ka tym dhe flakë. “Ishte e pamundur të bëhej më herët”, siguron komandanti Giannuzzi. Faji i detit dhe faji i erës që dje në kanalin e Otrantos ishte shumë e fortë, deri 100 km në orë. E thotë edhe ish gjenerali i aeronautikës Vincenzo Camporini: “Ka një numër institucionesh që duhet të koordinohen mes tyre dhe kjo i ndërlikon gjërat”. /la repubblica
www.bota.al
situata ka qene e rezikeshme pasi anija rezikon te fundoset duke shkaktuar ndotje te rezikeshme te detit prandaj eshte mbajtur ne mesokanal, shqiperise nuk i intereson qe anija te vije prane brigjeve, do ishte autogol pasi anija eshte bere kerme nga zjari dhe tymi.
Edhe une ja kam bâ vedit kete pyetje qysh dje paradite. Mendoj se ka kéne deshira politike e Italise me i deftue vedit edhe Europes se asht ne gjendje te mire e mundet me e marre vedin mbas krizes se rande qi e ka kape.
Shteti italian ka vû ne rrezik jeten e mbi 400 udhtareve, per me e pastrue imazhin te turbullt italian kundrejt Europes edhe sistemit financiar botnor.
Kjo mendoj asht arsyeja kryesore e menjanimit te Vlones si vend zbarkimi shume i afert i tragetit italian. Lavderimi duhet t’i shkoje plotesisht Italise e aspak Shqipnise se vogel!
tre shtete pjestare te NATO-s,nje traget ne flake ne mes te detit dhe nuk munden ta administronin,vdiqen ne tmerr 7 viktima…po lufta…!!??
…..asgje..!! shume bla-bla nderkohe qe njerezit vdesin,TURP !!
Se do me e mbajt Italiani nen kontroll pisllikun e radhes sic bene me mbytjen e Shqiptareve ne Otranto plus kushedi cndihmash marin dhe nga Europa. Plus qe ne do na rritej profili edhe nje here tjeter si nje vend qe eshte stabil e jo qe con refugjate. Deshte me e mar vete flamurin Renzi per kapital politik meqe ska me car te mburret tjeter duke qene se populli Italian aprovon vec me 15% politiken sot per sot. Lun me njerezit dhe jeten. Rob te papergjegjshem. Vlora ishte dy hapa larg.
megjithate nje bravo te madhe per qeverin shqiptare qe u tregua e gatshme per te ndihmuar . italianet jane mos perfilles dhe mendojne se italia eshte super fuqi dhe nuk do te humbase autoritetin e saj . nuk i plas shume per pasagjeret .
Po pse lodheni kot ore miq ne anijen nen fjale jane ngjitur njerez te kompanise qe rekuperojne anijet e mbytura ose difektoze behet fjale per shoqerine e madhe HOLLANDEZE SCHMID SAWAGE besoj se e njihni se kush jane,pse lodheni kot..
Mos kini merak se vertet mishi u henger po kockat mbeten. Anija ne gjendje te lire do te perplaset dhe fundoset ne gjiret Shqipetare duke shkaketuar probleme te shumta. Prandaj Edi Rama pertej “miqesise” me Italine te kerkoje rimorkimin dhe largimin e kesaj germadhe. Mjeshtrat tani e haruan anijen, behen pazaret per te perfituar siguracionet.
Flitet ne Greqi qe viktimat jane me dhjetera,nga fakti qe shume shofere kamionesh nuk kane komunikuar,dhe sipas te dhenave keta flinin neper kamione ne momentin e zjarrit ne garazh dhe mund te jene bllokuar nga tymi e zjarri.
o idiot. prenda biletes se kamionit, perfshihet ngrenia dhe fietja. tutkun
ça lidhje kishte Vlora se morra vesh…..gazetare bajat, pa lidhje
Zgjedhja e brindisit si destinacion final ,nuk eshte i rastesishem ,eshte e vetmja italia midis dy shteteve qe ka mundesine me te madhe per nje pritje masive dhe nje nderhyrje emegjente per balle 400 e sa pasegjereve ,qe kane ore nen shi ne te ftohte ,pa ngrene e pa pire pervec stresit duke pritur me ankth .Imagjinoni 400 pasegjere qe zbresin ne vlore?sistemi spitalor shqiptar shkon ne arrest, konfuzioni dhe rremuja do jene shoket me te ngushte te situates.Ne brindisi kur te arrijne i pret nje ushtri me ambulanca dhe cadra te montuara per nje nderhyrje te shpejte
Zgjedhja e Brindizit eshte bere sepse eshte i madh fitimi qe do te marrin nga shitja e anijes per skrap…
Nga sa eshte thene ngarkesa e anijes eshte vaj nga Greqia.Do te ishte katastrofe ekologjike per ujrat shqiptare neqoftese anija do te fundosej prane tyre.Gatishmerija e Shqiperise per te ndihmuar me mjete dhe porte per aq kohe sa ishte ne rezik jeta e pasagjereve ishte detyrim moral dhe besoj se e kryen me sukses por pas kesaj perderisa anija eshte pa njerez dhe e pa kontrollushme nga askush do te ishte mire te mbahej larg brigjeve Shqiptare dhe po qe e mundur te cohej drejt Italise.
Kam bindjen se mos perzgjedhja e portit te Vlores eshte bere vetem e vetem per arsye interesash.Nje gje e tille eshte aluduar sot edhe ne media.Para c’do gjeje qendrojne interesat e shoqerise italiane te lundrimeve ,me pas eshte ne konsiderate jeta dhe shendeti i pasagjereve.Perzgjedhjen e portit te Vlores e favorizonte edhe era qe e shtynte anijen drejte saje.Por siduket qendra italiane e kordinimeve te veprimeve per shpetimin e anijes ne Rome do te kete pasur mesiguri “presion” te madh per ndryshimin e destinacionit.Gjithashtu dyshohet se ne hambarin e anijes ne castin e perhapjes se zjarrit te jene ndodhur refugjate te paligjshem nga lindja e mesme qe tentonin zbarkimin e paligjshem ne Europe nepermjet Italise.Poashtu ndodheshin edhe shume shofere maunesh te cilet per te kursyer parate flinin ne kabinat e mauneve.Pra deri tani bilanci eshte disadhjetra te vdekur nga flaket.
Alban, une kam udhetuar shume here ne linjen , Ancona – Igumenic dhe anasjelltas me gjithe makine . Ne te gjitha rastet , qe kam lidhur makinen dhe sistemuar me kavot e sigurimit ne dyshemene e tragetit , ka ardhur punonjesi qe merrej me kete pune dhe te detyronte te mbyllje makinen dhe te largoheshe nga garazhi i makinave ,po keshtu ndodhte dhe me kamionat dhe shoferat e tyre . Perjashtohet ndonje rast qe ne ndonje kamion te kete patur ndonje refugjat te fshehur ,ne gabine apo nen shasine e ndonje kamioni ,(rimorkjo ) , ku shoferi ka patur ose jo informacion per klandestin apo jo . Kjo nuk dihet . Ne portin e Igumenices , qe eshte nje port gjigand, me mbi 10 kalata portuale qe punojne ne te njejten kohe , mund te kene penetruar refugjate apo klandestine ,dhe te jene futur ne ndonje rimorkio kamioni nga poshte , dhe gjate nates qe ka qene shume ftohte te kete ndezur ndonje zjarr nen kamion per tu ngrohur , se poshte rimorkiove , ne cdo kamion ka shume suporte prej derrase qe quhen – bankale -, dhe kjo ka bere kete tragjedi kaq te rende. Ky traget ka zevendesuar nje nga tragetet e MINOAN,it. Pra mundet qe te kete patur pak neglizhim ne aspektin e kontrrollit gjate sistemimit te kamionave ,nga sheshi i trgeteve drejt hipjes ne traget,si dhe nga koha e ftohte qe iste parembreme ne oren 24 oo, Pra jane bashkuar shume faktor ,por kjo nuk do te thote qe te humbasin vigjilencen , punonjesit e imbarkacionit te automjeteve ne drejtim te tragetit .
Anija nuk u drejtua per ne Vlor qe te mos dalin horlliqet e mangesive ,difekteve e pergjegjsive!Aty ku e cuan tani, din ta paraqesin “filmin” si te duan !Si esht e mundur qe zgjodhen rugen e gjat, apo shqiptaret, kujtojn ata, se nuk din te angazhohen ndofta ma mir nga ata ! Turp e te shohim sa esht numri i vertet i viktimave! Cfar elikopteresh qenkan keta qe i ngarkonin dy e nga dy e spaska pas ato ushtaraket qe ngarkojn edhe tanke brenda !!!! Turp , a thua se ish anija ne Paqesor e koha ish ne disfavor!
Nuk di si do justifikohen per kte dhe jam kureshtar ti ndegjoj
Helikopteret ishin te capacitetit te mesem, Superpuma Agustabell, por mendoj se problemi ishte pamundesia per tu ulur mbi platformen e tragetit.Ose nuk kishte te tille te pershtateshme,ose pamundesia per arsye te flakeve dhe tymit.Prandaj helikopteret perdoren metoden e marrjes dy nga dy.Eshte shume e veshtire per pilotet qe te arrijne te mbajne helikopterin te fiksuar ne nje ere te fuqishme.Respekte per keta heronje.Do te deshironja te shikoja dhe pilotet tane te ishin se bashku me ata greke dhe italjane.Ne kemi pilote shume te afte dhe helikoptere me te mire dhe me moderne se Superpuma
ça vlore thoni or aman..ne vlore nuk te pergjigjet urgjenca ne tel,para nje viti gjitonija ime desh iku per lesh po mos ta merrja me makine ta çoja ne spital,jo me 400 e ca veta
Realiteti! Sapo tani ndegjoj ne lajme qe te pakten mbi 80 refugjat jan te humbur ne hambaret e anijes e prit cte tjera do marim vesh ne ditet qe vijn !!