Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë kufitare të Kakavijës ka bërë të mundur ndalimin e 41 klandestinëve sirianë, ku në mes tyre ishte gra dhe fëmijë .
Klandestinë janë ndaluar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së merkurës, pas një sinjalizimi për disa lëvizje të dyshimta në afërsi të fshatit Peshkëpi e Glinë.
Sipas Policisë, klandestinët kishin paguar rreth 400-500 euro secili për të kapërcyer kufirin në drejtim të Mal të Zi.
41 klandestinët sirianë janë shoqëruar drejt pikës së kalimit kufitarë në Kakavijë ku dhe janë sistemuar me ngrohje dhe ushqim.
Ndërkohë, vetëm një 1 javë më parë në Korçë janë ndaluar 27 klandestinë sirianë ndërsa rreth 2 javë më parë në Gjirokastër janë ndaluar 87 klandestinë dhe 29 të tjerë në qytetin e Vlorës, që po hynin në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë.
po lereni keto “te jashteligjshme” e blah blah. Kane paguar kete e kane paguar ate. Normal qe kane paguar. E ca pastaj?
Ashtu sic jane pritur shqiptaret nga Anglia, Gjermania, Hollanda, Greqia, Italia etj. keshtu duhet te priten dhe te sistemohen edhe keta te shkrete.
Kur behet zengjin evgjiti…
Mbrapsht tek rraca e tyre ne Yunanistan