Një 27-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me makinë në fshatin Livadhja të Sarandës.
Sipas policisë Leonard Pando ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal.
Nga hetimet e para të policisë dyshohet se i riu ka qënë nën efektin e alkoolit.
Policia po heton shkaqet e plota që sollën këtë aksident tragjik për 27-vjeçarin. /gj.k/