Dy peshkatarë në Durrës janë zhdukur që prej pasdites së djeshme.
Denoncimi është bërë nga familjarët e tyre.
Mësohet se Avni Shahinaj dhe Bekim Maçinaj dolën për të peshkuar në sektorin “Rinia” pasditen e së dielës, rreth orës 16:00.
Por, kur kanë kaluar plot 17 orë, ata nuk janë bërë të gjallë.
Kjo ka alarmuar familjarët e tyre, që kanë bërë denoncim pranë policisë.
Tashmë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tyre./b.l