Ndalohen 32 klandestinë sirianë, mes tyre edhe 3 gra

6 Janar 2015, 12:14Kronika TEMA

Policia kufitare Gjirokastër ka ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm 32 klandestinë nga Siria.

Sipas burimeve policore, mësohet se specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në D.P.Q.Gj kanë marrë informacion se një grup klandestinësh ishin fshehur në shtratin e lumit poshtë fshatit Kodër të Komunës Cepo Gjirokastër.

Si rezultat i kontrollit të shtratit të lumit u bë e mundur bllokimi i 32 shtetaseve nga Siria, ndërmjet tyre dhe 4 gra.

Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin grek dhe janë kthyer mbrapa sot me urdhra të largimit vullnetar/gj.k/

3 komente në “Ndalohen 32 klandestinë sirianë, mes tyre edhe 3 gra”

  1. tfgs says:

    te pranohen byrazeret e Zikes e te pajisen me prasini karta e jo te ndiqen pas,kujtoj se keshtu u strehuan mijera gyzele neper evrope….

  2. qytetari says:

    Po c donin ata te shkrete nga keto ane ?
    Kesaj i thone ti shmangesh shiut dhe te biesh ne bresher.

  3. janullatos arxidoglyftoi says:

    Mbrapa ne greqi se aty rrespektohen minoritetet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje