Peshkatarët e zhdukur, dy anije ushtarake në operacionin e kërkimit

6 Janar 2015, 12:04Kronika TEMA

Dy anije të Forcës Detare vijojnë kërkimin e peshkatarëve të zhdukur gjatë pasdites së 4 janarit ng Durrësi. Lajmi është i ditur nga vetë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ministrja Kodheli shkruan se anijet “Lissus” dhe “Iliria”, ndodhen në gjirin e Durrësit dhe në Gjirin e Lalzit të angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit të dy peshkatarëve, Avni Shahinaj 42 vjeç dhe Bekim Mancina 30 vjeç.

Nga ana tjetër, Kodheli nënvizon se anija “Butrinti” vijon të jetë pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit të të humburve nga “Norman Atlantic”.

“Dy anije te Forces Detare vijojnë kërkimin e peshkatarëve të zhdukur. Anijet “Lissus” dhe “Iliria”, ndodhen në gjirin e Durrësit dhe në Gjirin e Lalzit të angazhuara në operacionin e kërkim shpëtimit të dy peshkatarëve.

Ndërsa anija”Butrinti” është e angazhuar në operacionin e kërkim- shpëtimit të të humburve nga Norman Atlantik në ujërat shqiptare“, shkruan Kodheli

Dy peshkatarët me origjinë nga Kukësi dhe banues në Durrës, kanë humbur pasditen e 4 janarit kur dolën për peshkim rreth orë 16:00.

Dje, Policia kufitare gjeti varkën e dy peshkatarëve rreth 4.5 milje larg bregut, por ende nuk dihet fati i dy peshkatarëve. /gj.k/

2 komente në “Peshkatarët e zhdukur, dy anije ushtarake në operacionin e kërkimit”

  1. Bibi says:

    Ngushellime familjeve dhe bravo zonjes Kodheli, qe po ben nje pune te shkelqyer ne ate Ministri.

  2. Ushtria shqiptare para se të jetë pjesë e forcave të NATO-s,është ushtri e shtetit shqiptar…Por,në gjendjen që është katandisur sot,të vjen turp të flasësh për forca të armatosura…pa le më të mendosh se mund të kryejë operacione Kërkim- shpëtimi në tokë,ajër ose det…Asnjë ministr/ër/re i/e mbrojtjes së ndonjë shteti nuk del të shkruajë nëpër fejsbuk,tweetër…apo në rrjete të tjera sociale..sidomos broçkulla..
    Edhe znj.Kodheli duhet ta respektojë këtë normë…në rolin e ministres….Më përpara le të shikojë ta ngrejë ushtrinë në këmbë…ta pregatisë dhe ndërgjegjësojë se së pari vlen për mbrojtjen e trojeve shqiptare e tërësisë territoriale të tij,e pastaj le të shesë broçkulla..Sa avionë luftarakë ka në dispozicjon ministrja,sa anije luftarake ka….?!Ik o monistre dhe mos u mburr kot,merr ato miljona para që të jep shteti dhe mos u dëgjo…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje