Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka rinisur edhe gjatë ditës së sotme aksionin për prishjen e ndërtimeve në aksin Pogradec-Lin, në kuadër të planit rehabilitues të kësaj zone.
Aksioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ku sipas INUK vetëm sot janë prishur 4 godina disa katëshe. Ndërkaq nesër pritet të bëhet shembja me lëndë eksplozive e një ndërtese 6 katëshe, ku gjatë këtyre ditëve INUK ka punuar për hapjen e gropave dhe vendosjen e sasisë së eksplozivit.
Veç kësaj, siç thkeson INUK nesër parashikohet të shemben me shpërthim të kontrolluar disa godina të tjera. Në aksionin e djeshëm të INUK, policia ka ndërhyrë duke nxjerrë me forcë nga banesa 18 pjesëtarët e familjes Brahja, që qëndronin të ngujuar.
Ata ishin ngujuar dy ditë më parë, duke kundërshtuar prishjen e objektit në të cilin jetonin, si dhe kishin lokalin. Familjarët u shprehën se nuk do të dalin nga banesa dhe nuk do të lejojnë prishjen e objektit, pavarësisht se policia ka kryer detyrën.
Pavarësisht akuzave dhe kundër akuzave mes mazhorancës dhe opozitës, INUK shprehet se do vijojë aksionin e nisur përgjatë vijës liqenore në qytetin e Pogradecit, për ta çliruar këtë zonë nga të gjitha ndërtimet pa leje. /gj.k/
Me poshte mund te gjeni fotot nga aksioni.
https://www.facebook.com/337966099661465/photos/a.338973432894065.1073741830.337966099661465/362490627209012/?type=1&theater
epo nuk keni lidhje me Sandrin dhe Ben Imamin, prandaj ju dënon qeveria…
Qeveria po tall lesht me popullin!
Po shteti po u terhoq per nje ndertim pa leje,meqe ketu edhe jetokan njerez, at’here nuk quhet me shtet po rrumpall.
te njejten gje shteti duhet te beje edhe per vijen bregdetare nga velipoja ne jug te sarandes .