Sokol Permakaj, autor i një masakre në Pukë tre vite më parë, bashkë me vëllain e tij, është ekstraduar nga Greqia.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.
“Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Sokol Permarkaj, vjeç 36,lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me Vendimin Nr.A33, datë 204.07.2012, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/dh, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij ne Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tone”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sokol dhe më parë Anton Përmarkaj, janë ndaluar në Greqi, pasi dy vëllezërit janë dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri.
Ata janë dënuar, pasi pas një konflikti pronësie me familjen Markaj në fshatin Mardhnac të Pukës, i bënë atentat anëtarëve të kësaj familje, duke vrarë dy prej tyre dhe plagosur dy të tjerë.
Në autobus ndodhej Paulini Markaj, vëllai i tij Hilë Markaj, bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre.
Nga breshëritë e plumbave mbetën të vdekur në vend dy vëllezërit Markaj, ndërsa u plagosën të tjerët.
Viktimat kishin lajmëruar më parë për kërcënimet që kishin marrë nga familja në konflikt, por policia nuk kishte marrë masa. /b.l