Familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 viktimave të vrarë në protestën e 21 janarit, zhvilluan sot paradite takimin e paralajmëruar me raportusin e PE-së Knut Fleckenstein.
Takimi u zhvillua në hotel Sheraton dhe ka zgjatur për rreth një orë.
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nika, në një prononcim për mediat tha se i kanë kërkuar raporterit Fleckenstein të bëhet drejtësi dhe të mos zvarritet procesi.
“Raporteri Fleckenstein na premtoi që do të ngrejë zërin në Parlamentin Europian dhe Këshillin e Europës që këto institucione të ndikojnë tek qeveria që kjo çështje të ketë drejtësi”, shprehet Mark Nika.
Sipas tij, çështja po zvarritet ndaj dhe ata janë detyruar ti kërkojnë ndihmë europarlamentarit.
“Kjo dosje ka 4 vjet që zvarritet nga drejtësia shqiptare ndaj dhe ne kërkuam ndërhyrjen e PE-së. Ekzekutivi i ruhet balancës së pushteteve”, tha Mark Nika.
Takimi mes eurodeputetit Fleckenstein dhe familjarëve të Aleks Nikës, u kërkua nga gruaja e të ndjerit, e cila i dërgoi një letër me të cilën kërkon hetim për ngjarjen ku mbeti i vrarë bashkëshorti i saj.
Familjarët e Nikës kanë kërkuar vazhdimisht hetim të plotë për ngjarjen. Aleks Nika u vra më 21 janar 2011 në protestën para Kryeministrisë.
Një ditë më parë raportuesi i PE-së deklaroi se kishte qenë bashkëshortja e Nikës e cila I kishte dërguar një email, ku i kërkonte pikërisht këtë takim.
“Kam marrë një letër, e-mail nga bashkëshortja e njërit prej viktimave të cilën do ta takoj nesër. Më shkruante se do të flasë me mua rreth kësaj ngjarjeje.
Më pas do të kem një opinion.
4 vite është një periudhë e gjatë e hetimit, jam i interesuar të dëgjoj si e shohin ata progresin e hetimeve dhe më pas do pyes përfaqësuesit e qeverisë.
Kam përshtypjen se është e rëndësishme të mos e harrojmë këtë gjë.
Kjo do të jetë një çështje e mbuluar në raport siç ka qenë dhe në raportet pararendëse” , tha raportuesi i PE-se ne konferencën për median të organizuar dje në Zyrat e BE-së.
Parlamenti Europian nese don te ndihmoje Shqiperine qe te dali nga humnera duhet te marri pjese duke derguar specialiste te asaj fushe, per ta zbardhur sa me shpejte krimin makaber qe beri ish qeveria fashiste dhe kryekrimineli Berisha.
Ndersa une, megjithse e kame mbeshtetur dhe vazhdoi ta mbeshtese z.Rama per reformat qe po ndrmer qeveria,biles z.Rama ka deklaruar qe reformat ne arsim,ne energji,ne korrupsion,ne lazarat e tje do te vazhdoin qofte edhe me costo politike, a nuk do te ishte edhe 21 janari,ku venia para drejtesise vrasesit te ndeshkoheshin qofte edhe me kosto politike.
21 Janari po afron,Rama deri ne kte date ka 17 muaji qe eshte ulur ne ate karrike, cfar do tu thote femijeve te viktimave dhe familiareve te tyre?.
i sinqerti TREVISIO ju vlersoj shume permendimet qe keni per te miren e vendit por une jam skeptik se te trajtuara edhe me pare ne disa komente per ndihmen nga specialistet e huaj s eshte zbuluare asgje kketu po jap shume pak shembuj duke filluar nga thyerja e embargos se naftes qe vete e denoncuan dhe nuk e zbulluan dhe bene tjetren edhe kur Sala deklarron se kete e beri gjoja ne te mire te kosoves dhe mos ndihma per zbullimet dhe krijoj mendimet e te fortit e cila mori jeten e disa njerzish ne momentet e kontraditave verbale me saliun si pshembull Gramoz Pashko trebickes dhe disa te pa diturish te cilet vrasjet ratesore dhe jo te zbuluara besoj se nuk eshte zoti te ndihmoj te keqin por jane te keqet qe mbullojne njeri tjetrin me ndihmen e atyre qe duan corenjtimin e vendit tone dhe mos stabilitetit dhe cdo gje ta kene ata nenkontroll Ashtu si neve tani po mesojme veprimet qe kane ber shtete e tjera neper shekuj ne demin tone do ti meshoj pas 6 7 brezash sterniprit tone une sot po vajtoj se per te tjeret duhet te gjykojne vaj me det o populli shkrete se ku do te qendrosh kurre sdo ta dish o i shkrete
Malsor leshi.
pa buk
pa brek
pa fishek
Me rrenqethet trupi kur me kujtohet 21 Janari, gjithashtu me vjnen me vjell kur ne krye te parlamentit shikoj mostren Meta.
Duhet ndershkuar me vdekje Sali-Meta-Basha gjithashtu Edi Rama duhet te largohet nga politika se ka shkelur mbi idealin e martireve.
Politika Shqiptare eshte kancerogjene dhe populli duhet ta varrosje per gjithmon. Na duhet gjak i ri