Trupat speciale policore në ditën e dytë të operacionit në mbarë vendin

10 Janar 2015, 22:15Kronika TEMA

Policia është për të dytën natë rradhëzi në të gjitha akset kryesore dhe kryqëzimet e qyteteve të mëdha të vendit, duke ushtruar kontrolle për goditjen e elementëve kriminalë.

TemA ka siguruar disa foto nga momentet e operacionit, në afërsi të zonës së njohur si Pallati me shigjeta.

Cdo mjet në të cilin dyshohet se lëvizin persona të kërkuar i nënshtrohet kontrolleve të imtësishme.

Dhjetëra forca speciale, të FNSH-së, Renea-s janë shpërndarë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Fushë krujë, duke pasur në dorë lista me emra dhe foto të personave në kërkim.

Disa prej tyre ranë në rrjetën policore natën e parë të aksionit, që mësohet se do të zgjasë për disa javë.

 

1 komente në “Trupat speciale policore në ditën e dytë të operacionit në mbarë vendin”

  1. mimusta says:

    Keshtu behet Shteti.Po shndrohet RUMPALLA ne shtet modern.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje