Policia e Vlorës arrestoi mëngjesin e sotëm një 24 vjeçar , i cili ishte dënuar nga gjykata me 10 vjet burg për një vrasje të kryer në vitin 2009.
Burime zyrtare të policisë shprehen se Arsi Dajlani u kap në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë, gjatë një aksioni.
Ngjarja për të cilën akuzohej 24 vjeçari, ndodhi në 18 maj të vitit 2009, në vendin e emërtuar “Tri racat” në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë shtetasi A.D.
Kjo u provua edhe gjatë hetimit gjyqësor që përfundoi në Gjykatën e Lartë e cila vendosi të dënojë atë me 10 vjet burg, për veprën penale të vrasjes me dashje, për motive të dobta.
Dajlani ishte shpallur person në kërkim, ndërkohë që sot u prangos për t’u dërguar në një nga vendet e vuajtjes së dënimit.
10 vjet per vrasje me dashur????sa pak vjen jeta e shqiptaret….