Dy persona të maskuar dhe të armatosur tentuan të grabisin një argjendari pranë qendrës së kryeqytetit, por u parandalua nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Zogu i Parë’, ku sipas burimeve policore, pasi grabitësi kanë vënë re se janë diktuar nga ana e forcave të sigurisë janë larguar.
Por policia ka mundur të arrestojë një prej autorëve.
Policia e Tiranës nuk ka bërë ende të ditur identitetin e personit të arrestuarit, ndërsa po vijon kërkimin për kapjen e autorit tjetër që mori pjesë në grabitjen e mbetur në tentativë.
Raportohet se nuk ka pasur të lënduar në njerëz nga ngjarja. /gj.k/