Policia e Shtetit dhe OSHEE vijojnë operacionet dhe kontrollet në lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike nga konsumatorët.
Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit bëri të ditur se në 48 orët e fundit kanë vepruar 195 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, ndërsa është ushtruar kontroll në 4.915 raste .
“Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 57 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 57 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 19 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 32 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 6 autorë.
Gjithashtu janë ndërprerë 3.056 lidhje të abonentve debitorë dhe 57 lidhje të paligjshme.
Si dhe janë kontrolluar 264 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina”, thuhet në njoftimin e policisë. /gj.k/
te botohet lista me emer e mbiemer te gyzeleve hajdute………..
Absolutisht, madje tu ndalohet dhe rinovimi i pashaportave per 10 vjet.