Policia ka mohuar që të ketë vonuar hetimet për përplasjet me armë të ndodhura në Tiranë pak ditë më parë.
Reagimi vjen pas disa raportimeve, se policia është vonuar në dorëzimin e raporteve për prokurorinë.
Policia ndërkohë, thotë sërish se ngjarja e ndodhur në “Rrugën e Kavajës” nuk ka lidhje me plagosjen e Emiliano Shullazit, edhe pse nga prokuroria thonë se ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.
“Drejtoria e Policisë Shkencore ka nisur nga puna për kryerjen e ekspertimeve laboratorike të ngjarjeve të ndodhura në Tiranë në datë 05.01.2015 menjëherë pas marrjes në dorëzim të provave përkatëse.
Për ngjarjen e ndodhur në afërsi mbikalimit të Kasharit janë dërguar pranë Drejtorisë së Policisë Shkencore 4 vendime për kryerje ekspertimi.
Po ashtu janë dërguar vendime për ekspertim tekniko – balistik për një numër gëzhojash të kalibrave të ndryshëm.
Të dyja llojet e ekspertimeve janë kryer dhe rezultatet përkatëse i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për ngjarjen e ndodhur në rrugën e Kavajës, janë dërguar pranë Drejtorisë së Policisë Shkencore 3 vendime për kryerje ekspertimi tekniko-balistik.
Edhe këto ekspertime janë kryer brenda të gjitha afateve ligjore dhe pa asnjë vonesë.
Përfundimet i janë dërguar Prokruroisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila drejton hetimet për të dyja ngjarjet.
Ministria e Punëve të Brendshme fton mediat që kanë publikuar lajme lidhur me këtë çështje që të verifikojnë më mirë saktësinë e lajmeve të tyre”, thuhet në një reagim të policisë.
E para doja te dija cfare u be me kercenimin qe beri Shullazi ndaj deputetes a u mor ndonje mase u shoqerua dha deklarim per kete ceshtje apo jo?Kjo per procedure jo se do i bej vertet gje Bashes,se te dy palet jane lidhur bythe e breke me keto kategori njerzish.E dyta gojet e liga thone se Shullazi ka detyruar me presion kuptohet nje pronar karburanti qe te gjeje ullinj te vjeter per ti cuar te shtepia e Rames ne Surrel.