I dhanë prona personave kur nuk u takonte, në gjyq 4 zyrtarët vendorë

13 Janar 2015, 16:53Kronika TEMA

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim dosjen për 4 zyrtarë të akuzuar për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre” në rastin e ndarjes së tokave.

Nën akuzë janë Lirim Nehanaj, kryetar i komunës Gruemirë, Asim Burgaj, ish-kryeregjistrues në Malësinë e Madhe, Fatmir Tepelija, përgjegjës i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Qarkut Shkodër dhe  Ruzhdi Handraj, me detyrë specialist i DAMT pranë Qarkut Shkodër.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, të nisura në fund të vitit 2013, rezulton se personat e lartpërmendur në kundërshtim me detyrat e tyre funksionale, kanë hartuar, miratuar dhe regjistruar prona të ndryshme në komunën Gruemirë në emër të personave që nuk u takonte tokë.

Sipas Prokurorisë, kjo ka krijuar mundësi reale për mbivendosje pronash, të cilat më pas mund të kthehen në burim konfliktesh ndërmjet banorëve të kësaj zone.

5 komente në “I dhanë prona personave kur nuk u takonte, në gjyq 4 zyrtarët vendorë”

  1. qytetari says:

    Po mua pse nuk ma zgjidh te njejtin problem prokuroria?
    E perseris eshte pothuaj i njejti problem ku dikush qe shfrytezoi funksionin e tij si drejtor i hipotekes duke fallsifikuar dokumentat me mori token.
    Ku nuk jemi drejtuar dhe te gjithe i shmangen zgjidhjes se problemit duke thene qe po ti ke te drejte por nuk kemi si ta zgjidhim ,del shume pune e i bejne bisht me njemije menyra.
    Prokuroria dhe qeveria mos te zgjidhi dy tre probleme ku i intereson atyre sa per publicitet por te jape urdher te prere qe problemet te zgjidhen per te tere dhe fajtoret te shkojne ne gjyq.

  2. pronari says:

    Keta torollaket e komunave bashkive me Sali baben ne krye e dine token sikur eshte nje thes me patate qe mund ta marrin dhe nuk mendojne se sa breza e sa gjake mund e djerse eshte derdhur per ate toke.Kane futur ne xhep nje sasi lekesh qe ilace iu befshin per vete dhe pjellat e tyre dhe nuk mendojne qe kjo pune nuk mbaron me kaq se fillon seria e dyte e filmit.Sa vete kane ikur per lesh vetem per ceshtje pronesie qe nmga viti 1990.Sali fshatari nga komshi me ariun ne vicidol zbriti nga malet dhe u be me toke ne bregdet bashke me zagaret e tij.Kur shikon shkerdhenin ne foto ne gazete ose giten me fytyre burri paraqiten sikur vijne nga ndonje familje mbreterore dhe harrojne qe vijne nga hici dhe duke vjedhur krekosen.Nuk po zgjatem se ju e njihni realitetin Shqipetar.

  3. Gezimi says:

    Ketyre problemeve u duhet hyre me themel, sepse mendoj qe jane shume te rralle, ose nuk ka asnje kryetar komune te mos jete i perfshire ne afera te pista. Zoti Rama, kthejua besimin njerezve, duke i rrasur brenda kete grup halabakesh qe kane vegjetuar ne kete post. Nuk kane lene gje pa vjedhur dhe abuzuar mbi kurrizin e pronareve te tokave ne fshat. Pa zgjidhjen e ketij problemi, shteti shqiptar do jete gjithnje ne agoni te plote. Ngritja e burgjeve te rinj e te medhenj eshte imperativ i kohes, sado qe dihet se kane kosto. Ndryshe do vuajme ne pafundesi…..

  4. Lavdoshi says:

    Ish ministri i drejtesis A l i b e j a ka mare ne komunen K u t l a ll i 60 ha. Toke dhe e ka mbiell ullinj.Perse nuk del qeveria ne baze dhe te pyesi popullin dhe te shohe se cfar baterdie kane bere keta shushunja me tokat.

  5. Lavdoshi says:

    Ju mendoni se kjo ka ndodhur vetem ne Shkoder. Po ne bashkin Rr o s k o v e c dhe komunen K u t a ll i ku kryetaret kan bere kerdin me pervetesimin e tokave. Zbrisni ne baze te shikoni se eshte bere baterdia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje