Shërbimet e policisë ndalojnë të riun e armatosur, parandalohet vrasja

14 Janar 2015, 13:00Kronika TEMA

Shërbimet e policisë së Tiranës kanë ndaluar një të ri me motorr, teksa udhëtonte i armatosur me një pistoletë dhe granatë.

Aksioni u krye në zonën e Unazës së re në kryeqytet.

Burime policore dëshmojnë se i riu sapo ka konstatuar postobllokun e lëvizshëm, që prej ditësh po organizon policia, është përpjekur të braktisë motorrin e modifikuar dhe të largohet.

Agjentët e kanë ndjekur menjëherë dhe e kanë vënë në pranga të riun.

Burime policore shtojnë se janë të gjitha dyshimet se autori ishte duke planifikuar një ngjarje kriminale, por fatmirësisht u ndalua në kohë.

1 komente në “Shërbimet e policisë ndalojnë të riun e armatosur, parandalohet vrasja”

  1. mali says:

    Kronike kot.Mire qe emra nuk ka,po ngjarjet kryhen ne vende dhe ne kohe precize.
    Po autori i kronikes do jete ndonje zog korrenti qe nxjerr gjene e pare qe i vjen ne mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje