Tahiri: 5800 policë ishin debitorë ndaj OSHEE. Sot askush nuk guxon më!

14 Janar 2015, 13:47Kronika TEMA

Shifrat e atyre që nuk paguanin energjinë elektrike edhe brenda administratës, ishin të frikshme. Më shumë se 60 % e policëve, ishin borxhlinj ndaj kompanisë.

“Kur nisëm këtë aksion, ishin mbi 5800 punonjës policie, të cilët ose nuk kishin kontratë me OSHEE-në, ose ishin debitorë të rënduar. Ne sigurisht nuk mund ta linim vendin pa punonjës policie, ndaj vendosëm që të zbatonim të njëjtin standard si për qytetarët e tjerë, duke i detyruar në kohë rekord të shlyenin detyrimet me OSHEE-në dhe të ktheheshin kështu në qytetarë të mirë, sot që flasim janë zero”, pohoi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në aktivitetin me OSHEE, për aksionin kombëtar kundër vjedhjes apo abuzimit me energjinë elektrike.

“Fituam një betejë me të shkuarën historike që njohim të gjithë.  Madje dhe më kritikët na e njohin këtë meritë, pavarësisht se u ka mbetur të merren vetëm me krehjen e listës së hajdutëve të kapur për vjedhje energjie dhe për të parë a janë të vegjël, a janë të mëdhenj dhe sa të mëdhenj janë! Tani as që diskutohet më, në është për t’u paguar energjia elektrike apo jo?! Diskutohet, sa shpejt është për t’u paguar, sepse deri dje ishte mall pa zot”, tha Tahiri.

Përgjatë 80 ditëve të operacoonit janë arrestuar 744 persona, 583 prej tyre janë pronarë biznesesh, mbi 60 punonjë të OSSHE-së.

“Ne jemi shumë të vendosur të vazhdojmë për të bërë më shumë se kaq sa kemi bërë në këto dy muaj e pak ditë. Kush ka ende hallin se mos Policia po merret me punë që nuk i takojnë, le të flerë i qetë, Policia do të merret me të gjitha punët që i takojnë, e ku ka vjedhje sigurisht që i takon në radhë të parë”, u shpreh Ministri i Brendshëm.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje