Urdhëri i Naços/ Punonjësit e burgjeve do të testohen për vendin e punës

16 Janar 2015, 16:10Kronika TEMA

Të gjithë punonjësit e burgjeve do t’i nënshtrohen testimit për vendin e punës, kjo nisur dhe nga rastet korruptive të hasura rast pas rasti në vendet e vuajtjes së dënimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto deklaroi se testimi ka nisur në 8 janar me urdhër të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.

Ndërkohë sa i takon rasteve korruptive në ambientet e vuajtjes së dënimi Zoto ka kërkuar denoncimin e çdo rasti nga të burgosurit apo familjarët e tyre.

“Zhvillimi i një sistemi penitenciar transparent, bashkëkohor dhe të pacënueshëm nga korrupsioni përbën sfidën kryesore të veprimtarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në vecanti lufta kundër korrupsionit në sistemin penitenciar vlerësohet e një rëndësie të vecantë.

Natyrisht, që kjo sfidë nuk mund të perballohet pa mbështetjen e shume aktorëve, institucioneve apo individëve të ndryshem të interesuar në këto çeshtje. 

Me Urdhër të Ministrit të Drejtësisë Nr. 106, datë 08.01.2015 “Për fillimin e procesit të testimit të nivelit aktual të aftësive profesionale, fizike dhe kontrollin psiko-social të punonjësve të Policisë së Burgjeve, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale” do të kryhet testimi i të gjithë punonjësve me uniformë në sistem.

Testimi do të fokusohet te vlerësimi i aftësive dhe njohurive profesionale si dhe aftësive fizike”, tha kreu i burgjeve. /gj.k/

3 komente në “Urdhëri i Naços/ Punonjësit e burgjeve do të testohen për vendin e punës”

  1. Arben says:

    KY MIKU E KA VENDIN NE BURG.

    A E DINI SE SI PASOJE E AKSIONIT PER MBLEDHJEN E FATURAVE TE DRITAVE VDIQEN 10 PERSONA.

    NUK PO I FUTEMI FARE A MUND TE EVITOHESHIN KETO NGJARJE TE TRISHTUARA APO JO?

    E PRA, PER CDO TARIM QE I BEN MATESAVE OSHEE, KY PEDERASTI MERR 40 DOLLAR DHE ATO DUHET TI PAGUAJE ABONENTI.

    DERI DJE ELEKTRIKU E BENTE VETE TARIMIN E PAISJEVE NE LABORATORET E TIJ DHE SHUME MIRE.

    GJITHE KJO ZALLAMAHI QE TE VJEDHE ILIR MUTI DHE KY PEDERASTI PARA.

    COHUNI NGA GJUMI O NJEREZ DHE NGRIHUNI KUNDER HAJDUTAVE.

    KANE 2 JAVE GAZETAT PO MERREN ME CESHTJEN E “TERRORIZMIT”, A NUK E KUPTONI QE JANE TE GJITHA PER TE HEQUR VEMENDJEN NGA HAJDUTERITE QE PO BEJNE KETA KRIMINELA????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. bimi says:

      Po pastruesit e haleve kur do te testohen???!!!

  2. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

    Nder te tjera, testi do kete edhe nje pyetje te vecante. Kush e gjen behet direkt drejtor burgu:

    Nje cekic dhe nje gozhde kushtojne se bashku 1100 leke. Cekici kushton 1000 leke me shume se gozhda. Sa kushton gozhda?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje