Sherri për kromin, arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve

17 Janar 2015, 12:47Kronika TEMA

Policia e Shtetit arreston autorin e dyshuar të masakrës së ndodhur në korrik të vitit 2014 në Kalimash të Kukësit, ku u qëlluan për vdekje dy vëllezër.

Muharrem Burgjisha, kërkohej prej muajsh nga forcat e rendit dhe vetëm sot është bërë ndalimi i tij. Ai akuzohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri dy vëllezërit Emri Batusha, 45 vjeç dhe Bilbil Batusha 30 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të 2014, ndërsa mbeti i plagosur dhe 16-vjeçari Arbër Batusha, djali i Emrit. Nga hetimet e kryera dyshohet s gjithçka ndodhi pas një sherri për kromin në minierën e Kalimashit.

Pas kryerjes së krimit, autori Muharrem Burgjisha është larguar nga vendngjarja duke arritur t;i shpëtojë arrestimit të policisë së Kukësit dhe ndalimi është bërë vetëm sot.

4 komente në “Sherri për kromin, arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve”

  1. gegaa says:

    Nuk komenton shqupi

  2. dealfa says:

    Njerez primitive !!! Duhet te civilizohen !!! Jemi ne shekullin e 21 !!!

  3. anonim1234 says:

    Pse nuk thuhet ku u arrestua? apo keshtu do dilte e paafte policia?!

  4. Arbeni says:

    Mendoj se ky kriminel do t’ja hedh paq,sepse duhet te kete para.Policia e ndalon,por prokuroria dhe gjykatet e nxjerrin te pafajshem.Pa zhdukjen e ketyre kelysheve te saliut gjer te presidenti i saliut Shqiperia nuk mund te eci perpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje