Aksident në Levan-Tepelenë/ 1 vdekur, në gjendje të rëndë efektivi i FNSH-së

18 Janar 2015, 10:56Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan- Tepelenë, mëngjesin e sotëm kur një makinë është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga aksidenti ka mbetur i vdekur në vend një person, ndërsa një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka  ndodhur pranë fshatit Poçem, ndërsa shkak mësohet se  është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga shpejtësia e madhe, gjë që ka sjellë përplasjen me bordurën mbrojtëse të rrugës.
Sipas policisë së Fierit, viktima është 27-vjeçari Dion Haliti ndërsa është plagosur shtetasi Elton Lamaj, 37 vjeç, i cili mësohet se është punonjës i FNSH-së në Fier.

Lamaj është dërguar menjëherë në Spitalin e Fierit, por ndodhet në gjendje të rëndë./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje