Policia e Shetit ka publikuar rezulatet e ditëve të fundit ë operacionit kundër vjedhësve të energjisë elektrike.
Sipas një informacioni zyrtar nga Policia e Shtetit, në të gjithë vendin gjatë katër ditëve të fundit kanë vepruar 132 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, çdo ditë, ndërsa janë realizuar kontrolle në 7.659 raste .
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 34 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 34 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 13 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 9 autorë.
Gjithashtu janë ndërprerë 4.977 lidhje të abonentve debitorë dhe 34 lidhje të paligjshme.
Si dhe janë kontrolluar 194 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Do bejme shtet apo jo?
Eshte urgjente,ndryshimi i furnizimit dhe matjes se konsumit te energjise.
Nuk jemi aq te pasur,sa te ushqejme ne burgje hajdutet!