Kelment Dalipi, pronar i magazinës ku bëhej trafiku i kokainës në Xibrakë të Elbasanit, ka thënë se atë e kishte dhënë me qera dhe nuk e dinte çfarë bëhej atyre brenda.
Deklaratën e tij 45-vjeçari e ka bërë gjatë seancës së djeshme gjyqësore, kur dhe gjykata e ka lënë në burg, raporton “Panorama”.
Ai ka qenë i vetmi nga të pandehurit që ka folur, duke mohuar përfshirjen në trafikun e drogës.
Por, prokurori i ka thënë se ai ishte parë të paktën tre herë të huntë dhe dilte nga kjo magazinë, gjatë kohës që aty zhvillohej trafiku i kokainës.
Por, Dalipi tha se ai kishte qenë aty, pasi qeramarrësi e kishte njoftuar që kishte problem me furnizimin me energji elektrike, dhe për këtë arsye ka shkuar në magazinë./b.l