A ka lidhje ekzekutimi i dy vëllezërve elbasanas në Holandë, me trafikun e kokainës në Xibrakë?

20 Janar 2015, 09:34Kronika TEMA

Vrasja e dy vëllezërve elbasanas Florenc Tola, 30 vjeç dhe Glevis Tola, 25 vjeç, pak ditë më parë në Roterdam të Holandës, ka shkaktuar shumë mister.

Hetuesit holandezë thonë se vrasja mund të jetë porositur nga Shqipëria.

Dy vëllezërit njiheshin si trafikantë droge, dhe fillimisht e kanë nisur këtë veprimtari në Itali, për të vijuar më pas në Belgjikë, Zvicër dhe së fundmi në Holandë.

Por, Shqiptarja.com ngre hipotezën se vrasja e tyre mund të ketë lidhje me aksionin e zhvilluar në Xibrakë të Elbasanit.

Kjo, duke qenë se vrasja ka ndodhur pikërisht dy ditë pas operacionit të policisë shqiptare.

Gazeta shkruan se vëllezërit mund të kenë qenë të përfshirë në këtë trafik.

Por, vetë familjarët e tyre e hedhin poshtë akuzën se ata merreshin me trafik droge.

Ata thonë se vrasja ka ndodhur për shkak se ata kanë tentuar t’i grabisin, dhe jo për përfshirje në pazare droge, siç thonë autoritetet holandeze./b.l

6 komente në “A ka lidhje ekzekutimi i dy vëllezërve elbasanas në Holandë, me trafikun e kokainës në Xibrakë?”

  1. llumi says:

    Qe merreshin me droge e di i gjithe Elbasani e nuk e ditkan keto te familjes.Dihet qe njeri ka mbetur i plagosur ne kembe dhe eshte deshmitari kryesor i ngjarjes.Asnjehere s’ka per tu mesuar e verteta sepse ne kesi punesh implikohen te medhenjte (Politikane e pushtetare).Porosia ka ardhur nga Shqiperia thone autoritetet.Thuhet se vrasesi eshte shqiptar.

  2. ismeti says:

    pyeteni bashen ,se ai e ka zakon te zhduk gjurmet si sala

    1. Gjergji says:

      E ke fjalen te pyesesh Ramen, apo jo ë?!

  3. konsensus says:

    ismet,
    c’ti pyesesh bashen e berishen kur ata e paskan zakon ti zhdukin gjurmet.Ujkun e ke parasyesh,ti kerkon gjurmet…

  4. Idriz says:

    fakti qe vrasja u krye ne afersi te baneses se Lul Bashes ne Hollande tregon faktin e implikimit te familjes se Berishes ne kete pazar te qelbur droge ?

  5. kuq e zi says:

    habitem me familjen si ka mundesi qe ditkan me shume se policia holandeze kur kane dhe nje deshmitar te plagosur????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje