Policia e Tiranës ka arrestuar 5 punonjës të ALUIZNI-t për degën e kryeqytetit, pasi akuzohen se kanë legalizuar disa objekte të prishura nga ana e INUK.
Bëhet fjalë për 8 objekte mes Gardës së Republikës dhe Universitetit Politeknik, të cilat u prishën nga ana e INUK me rastin e vizitës së Papa Françeskut.
Edhe pse këto objekte ishin prishur, ata i kabnë legalizuar.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe katër punonjës të tjerë.
“Më datën 19.01.2015, ora 23.00, Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Task-Forcë në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi tre mujor, në kuadër të operacionit policor “Legalizimi” ekzekutoi urdhat e Gjykatës për masat e sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasit:
Artur Skela, 45 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.
Erin Mlloja, 32 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.
Ermal Dino, 27 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.
Erald Maçi, 36 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.
Robert Dauti, 31 vjeç, me detyrë ish-specialist pranë ALUIZNI-t, dega Tiranë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 4 ish-drejtues dhe specialistë të kësaj dege të ALUIZNI-t, shtetasit: F.H., K.B., R.D. dhe shtetasi T.B.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas me detyra drejtuese dhe ish-specialistë pranë ALUIZNI-t dega Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke bërë legalizime në mënyrë të paligjshme të disa objekteve që ndodhen në juridiksionin e Tiranës.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248-25 te K.Penal”, thuhet në një deklaratë të policisë./b.l
kollozi ku jeeeeee
INUK ju lutem shume TEK SHKOLLA E BALETIT KALUAT DHE PRISHET VETEM NDERTIMET E NJERZVE QE NUK NGRENE DORE KUNDER SHTETIT ,KENI LENE HOTEL PIKE LOTI QE NGUSHTON TROTUARIN NE AS 1 METER ,PIANO BAR I TE TRAFIKANITI NE ANGLI QE JETON ME ASISTENCE NE ANGLI DHE KETU HIQET SI BOS( ky piano bari eshte dhe i rrezikshem se ja kane 3 here bomben ),NJE DERTIM PAK ME SIPER QE QUHET DHOMA TREGTARE ANGLEZE (nuk ka lidhje fare) legalizuar ne gusht 2013 ..DERI TEK TREGU ELEKTRIK KENI KRIJUAR SHUME PAKENAJSI SE DUKEN SI PRISHJE SELEKTIVE ,GJEJA ME E KEQE QE KA NEVOJE KJO QEVERI ,,JU LUTEM KALONI PERPARA ZJEDHJEVE se nuk ecim dote ne trotuare.
Pse mendoni se legalizime behen nga specialistet pa u thene drejtori?
Drejtorat e shefat ku jane?
Po kjo qeveri po mbajti ne pune te PD keshtu do ta pesoje.
Ne te gjitha pozicionet e administrates dhe ate doganave kane njerez te PD,prandaj ndodhin nga keto histori te cuditeshme.
Keta qe kene bere keto veprime ti denojne dhe tu sekuestrojne pasurine qe kane.
Ore po si ka mundesi qe e gjithe aministrata jone me rroga shume here me te ulta se privati, spo marr shume gjera,por vetem celularet qe mbajne te gjithe punonjesit e administrates kapin vlera diku te shume me te larta se rroga qe marrin.
Me lind pyetja si i kane te mundur qe te mbajne celulare te modelit te fundit me rroga te tilla?
Korrupsioni ne maksimum,si me pare dhe tani.
Nuk behemi dhe nuk kemi per tu bere kurre.
Nese politika dhe media iu ka hedhur trute e gomarit tash sa vite,te ikin ata te saliut se keta te edvinit jane me pak hajdute ,jeni plotesisht te denje te jetoni ne kete vend te gjore.Vetem kur punonjesit e adimistrates do ti tremben ligjit dhe jo partive hajdute qe uzurpojne pushtetin me votat tuaja,atehere shqiperia do ye keye hyre ne rrugen normale te demokracise e te shtetot ligjor.
O zeri i njezve po keta dhe ata njesoi jan nje eshte ujk gri dhe nje i bardh qellimi eshte tu han melcin bagtis qe eshte njerzia.po sjam me ate qe te hiqet dhe roia i deres meqe seshte me ne kur jan specialist dhe te afte nuk duhen hequr se dikush duhet ta bej punen pervec atyre qe duhet dhe te vjedhin.sa per ishe drejtorin e aluizmit ai nuk eshte specialist po do shikuar shaban memia qe legalizonte dhe kalin e skenderbeut.
Gjithe keta “Specialiste” ore vellezer! Shikojini edhe njehere me kujdes keto emerime o motrani se late koqen e namit! JAm i bindir se keta jane kokrrat e pallave qe paturpesisht quhen “Specialiste”. Specialiste ne te vjedhur?
Le t’u japin rroga te majme sa te duan po aman, specialiste mos i quani se kur dalin ne pah “specialitette e tyre pastaj, vaj medet muhabetit