Sherri Zotkaj-Dritan Hoxha, përplasje mes LSI-së dhe PS-së për kryebashkiakun e Poliçanit?

20 Janar 2015, 10:08Kronika TEMA

Ngjarja e djeshme e ndodhur në Poliçan duket se ka prapavijë politike.

Mjeku Dritan Hoxha, që tha se u godit nga kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, thotë se mund të kandidojë për LSI-në për postin e kryebashkiakut në Poliçan.

Është kjo arsyeja, që sipas tij, ai është sulmuar nga Zotkaj.

Kemi konflikte, që lidhen me bindjet partiake, por nuk kishte ndodhur më parë të sulmohem fizikisht. Unë jam anëtar i LSI në Poliçan, gjithashtu dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.

Zotkaj është zgjedhur njëherë me PBDNJ e njëherë me PS dhe duket se kërkon të kandidojë sërish. E sheh veten të rrezikuar, prandaj merret me këto sulme.

Unë nuk jam konfirmuar akoma nga partia, por pretendoj që të jem kandidat për kryebashkiak, nisur nga fakti që jam mjek prej 20 vitesh dhe përfaqësues i LSI prej kohësh”, tha Hoxha, ndërsa një ditë më parë dha një tjetër version të ngjarjes.

Zotkaj ndërkohë e pranon se ky konflikt ka prapavijë politike.

Ai thotë se po provokohet nga anëtarët e LSI-së.

Sipas Zotkaj, mjeku Dritan Hoxha e ka sharrë dhe ofenduar atë, së bashku me disa persona të tjerë.

Por, ai shprehet se nuk e ka goditur vetë mjekun, por ka qenë kunati i tij.

Zotkaj ndërkohë do të procedohet penalisht në gjendje të lirë./b.l

7 komente në “Sherri Zotkaj-Dritan Hoxha, përplasje mes LSI-së dhe PS-së për kryebashkiakun e Poliçanit?”

  1. Qytetari says:

    Ha ha. Qenke me LSI-n. Mirë e ke. Nga mjek hJdut n kryetar bashkie. Me Ilir Floririn

    1. Pilo Lala says:

      Policanin Edi Rama do ja japi LSI. Nuk ka asgje te keqe.
      Rendesia eshte tek Tirana, Durresi, Fieri, Vlora, Elbasani dhe Shkodra.

  2. shaban says:

    Kokat hengshin kushdo qe grindet per politike.

  3. Gazi says:

    Ky Zotka i Policanit, eshte bere si kaubojs ne gjithe zonen, e nuk e leshon karrigen deri sa te shkoje 100 vjec. Lere pastaj qe nuk merret vesh ma cfare partie eshte…

  4. ta qi says:

    gara qenka kush te behet kurva e LSI aaaa???vari janullen ,qytataret e policanit as qe duan ta dijne si funksionon demokracia ,po votojne si kopeja …pu pupu MEDEMEK KE VE PARTA FITON ..PU PU PU O POLICAN..zjohuni o njerez dhe votoni te lire per ndonje qe me te vertete do tju ndihmoje …jo mjek kasap te korruptuar ,po ndonje te papune aty…

  5. Likja says:

    M e hir apo me pahir LSI ne Polican do te humbase sepse ky doktori i Metes eshte nje hajdut ordiner. Sipas informacioneve qe kemi ne ketu ne Palican, LSI ka filluar te provokoje njerzit, madje edhe ti trembe sipas metodave qe ka Meta. Zotka e futi ne dajak kandidatin e LSI-se por do te bente nire qe kjo kure te zbatohet gjate, deri sa ai te marre vesh se eshte perfaqesues i nje partije qe nuk ka te ardhme.

    1. 1200 says:

      Kjo eshte logjika? Kamikaze! Thone qe ky kryetari legjendar, grate ja u ka takuar te gjitheve nga nje here.Nodhta e keni me qejf kete pune!
      Cfare tju themi. Puna mbare! :))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje