Zëvendësdrejtori i policisë italiane, Della Rocca, shprehet Shqipëria dhe Kosova mund të shërbejnë si vend transit për terroristët.
Ai thotë se bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm për të pasur sukses në luftën kundër krimit të organizuar.
Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova mund të shërbejnë dhe si pika transiti, dhe përvoja e këtyre ditëve të fundit na ka mësuar se çdo vend mund të shërbej si pikë transiti për fenomene të tilla.
“Gjithsesi, duke qenë se Shqipëria dhe Kosova ndodhen në atë rrugëkalimi të lidhjes nga vendet e lindjes dhe Evropës perëndimor e sigurisht që bashkëpunimi me autoritetet e këtyre vendeve është thelbësor për ne” tha ai për News 24.
I pyetur nëse kishte informacion për celula terroristesh nga Shqipëria dhe Kosova në Itali ai tha:
“Unë më tepër se sa një celulë do të flisja këtu për disa masa dëbimi rezultat kjo i një veprimtarie hetimore që ka zgjatur ndërkohë dhe faktikisht dëbimi i elementëve të cilët në rastin konkret mund të jenë të armatosur apo të hartojnë programe apo aksione terroriste.
Sigurisht që këto masa parandaluese janë dhe masat më të mira që këto elementë të dëbohen nga territor i shtetit italian”.
Nuk ka vend me imunitet Nga Kjo semundje dhe Si te gjitha semundjet me frymezim fetar shqiperia Nuk eshte violin e pare ketu.po ky ish komisari lagunor e ka mendjen te haje spageti me midhje dhe I ka hyre peshku ne venezia nga greqia ne port.
Kosova tash veq eshte e poshtrume nga isis .
Nuk ka fshat nuk ka qytet qe ska grupe te issisit.
Ky nipi i Musolinit i shikon shqiptaret me – sikur – dhe harron se terrorizmi ne rajonin tone e ka pasur dhe e ka strehen ne Italine e tij. Hajde pastaj e prite qe te kesh ndihme nga kata antishqiptar. Ata vazhhdojne te respektohen nga shtetaret tone hipokkrit e servil per te siguruar poziotat e veta. Megjithate jeta ka vertetuar se shqiptaret heret e vone do e gjejne udheheqjen qe u duhet.