Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Migracionin në Belgjikë deklaroi në fund të vizitës së tij 3 ditore në Tiranë, se nuk ka asnjë rrezik për Shqipërinë për rikthimin e rregjimit të vizave.
I pyetur nga mediat pas një takimi në Ministrinë e Jashtme, Theo Francken tha se “Jo, Belgjika nuk ka lëshuar asnjë alarm për vizat.
Qeveria belge në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, duhet të luftojmë bashkarisht.
Ky është mesazhi që dhashë”
“Duhet të luftojmë kundër azilit politik.
Nuk ka kuptim që Shqipëria të ketë kërkesa për azil politik, pasi është një vend demokratik.
Procedurat tona të azilit janë të shkurtra, dhe jam i sigurt se përsa i përket liberalizimit të vizave, është një favor i madh për Shqipërinë dhe popullin edhe në aspektin social dhe ekonomik.
Por asnjë lloj abuzimi për kërkesa për azil nuk do të tolerohet dhe për këtë arsye, për të gjithë personat që do të abuzojnë, ne vendosim një ndalim hyrje në hapësirën Shengen për 3 vjet.
Kemi një marrëveshje me qeverinë shqiptare, që çdo muaj do t’i dorëzojmë listën me emrat të ndaluar të hyjnë në Shengen”, tha zyrtari i lartë i qeverisë së Belgjikës.
E vertete eshte,dhe ketu ne Suedi e kane hequr Shqiperine nga harta e azilit politik.Por une kam degjuar qe shume shqiptare po flasin per azilin ekonomik tani,dhe nuk e di nese eshte e vertete apo jo qe ekziston azil ekonomik ne ndonje vend te botes??
Pse nuk me ngjan fare si fytyre zyrtari mua ky, aq me teper si fytyre Ministri Belg ??????
Me ngjan me teper si deputet katundar shqiptar, si psh ai Lefter Maliqi.