Arrestohet hakeri izraelit që thyente kompjuterat e yjeve

22 Janar 2015, 12:13Lifestyle TEMA
Arrestohet hakeri izraelit që thyente kompjuterat e yjeve

Një burrë izraelit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka hakuar kompjuterat e personave  të famshëm, duke përfshirë edhe Madonën dhe se ka shitur këngë ende të papublikuara të këngëtares online.

Policia izraelite tha se burri dyshohet se ka vjedhur punë nga shumë yje të tjerë ndërkombëtarë.

Një hetues privat konfirmoi se Madonna ishte mes personazheve të hakuar nga ky person.

Këngëtarja u shpreh e lumtur pas kësaj dhe se u ishte mirënjohëse atyre që arrestuan personin. Ajo e përshkroi eksperiencën si shkatërruese dhe të dhimbshme.

Asher Wizman,  pronari i një firme hetimi në Izrael tha për Reuters se ishin kontaktuar nga  ekiipi i Madonna-s disa javë më parë kur pati zëra se vjedhja bëhej nga një kompjuter në Izrael.

” Investiguesit tanë gjetën se kompjuterat e saj, në shtëpi dhe në studio ishin thyer nga një kompjuter në Izrael. Ne gjurmuan kompjuterin dhe burrin që fshihej pas tij. Pasi mblodhëm provat e nevojshme, ia adresuam ato policisë dhe burri u arrestua”.

Por emri i 39-vjeçarit nuk është bërë publik ende nga autoritetet, edhe pse mediat lokale thonë se ai ka qenë ish-pjesëmarrës në një talent shou në Izrael. Përgatiti: J.H

 

2 komente në “Arrestohet hakeri izraelit që thyente kompjuterat e yjeve”

  1. GAMORI says:

    JANE KUSHURINJ MES VEDI , NE NUK NA INTERESON KJO GJO !

  2. albti says:

    Do ta lirojne pasi eshte cifut dhe ata mbrohen dhe kur bejne krime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje