Fundi i botës ka ardhur shumë më afër në tre vitet e fundit, sa çdo person i vetëm tani është në rrezik, si nga ndryshimet klimaterike ashtu dhe nga armët bërthamore, të cilat përbëjnë një kërcënim të shkallëzuar, thonë shkencëtarët të cilët qëndrojnë pas “Doomsday Clock”, një ore simbolike e cila numëron minutat mbrapsht deri në ditën e Armageddon-it.
Ata e zhvendosën orën e tyre 68–vjeçare dy minuta përpara në 22 janar, duke treguar orën 11:57, për të reflektuar mbi faktin se “probabiliteti i një katastrofe globale është shumë i lartë“.
Ndryshimi i orës simbolizon vlerësimin udhëheqësve botërorë dhe opinionin e tyre për qytetarët e tyre.
“Sot, ndryshimi i pakontrolluar i klimës dhe gara e armëve bërthamore si pasojë e modernizimit të arsenalit të madh, paraqet kërcënim të jashtëzakonshëm dhe të pamohueshëm për vazhdimësinës e ekzistencës së njerëzimit,” tha Kennette Benedikti, drejtoresha ekzekutive e Buletinit të Shkencëtarëve Atomik në Çikago, nga grupi i shkencëtarëve që kurdisi orën.
“Dhe liderët botërorë kanë dështuar të veprojnë me shpejtësi apo në shkallën e nevojshme për të mbrojtur qytetarët nga katastrofa e mundshme. Këto dështime, rrezikojnë çdo person në Tokë,- shtoi ajo.
Hera e fundit që ora u ndryshua ishte në vitin 2012 kur u kurdis një minutë para duke shkuar në 11:55.
“Ora e Fundit të Botës” është “shpikur” në vitin 1947 pasi bombat atomike goditën Hiroshimën dhe Nagasakin.
Që nga ajo kohë akrepat e saj janë zhvendosur para ose prapa në kohë, në varësi të rrezikut nga armët bërthamore apo ndryshimet klimaterike si dhe frikërat për konflikte fatale qe mund te rrezikojnë jetën në Tokë.
Herën e fundit që orën e ndanin 3 minuta nga shkatërrimi i madh ishte në vitin 1983 në kohën e raporteve të tensionuara mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik.
Ndërsa kurdisja më e ulët ndonjëherë e orës, vetëm me 2 minuta simbolike larg nga Fundi i Botës (11:58) ishte në vitin 1953 kur SHBA vendosi të prodhojë bombën e hidrogjenit, një armë më e fuqishme se çdo bombë bërthamore.
Ndërsa koha, kur ora u kurdis 17 minuta larg ishte në mesnatë e vitit 1991, kur Lufta e Ftohtë përfundoi zyrtarisht dhe SHBA dhe Rusia filluan të asgjesonin arsenalet e tyre bërthamore.
Ndërsa tani, sipas Orës së kurdisur nga shkencëtarët, jemi vetëm 3 minuta larg Fundit të Botës./j.h
Ky eshte nje lajm i vertete. Njerezimin po e komandon injoranca. Inoranca shkaterroi dhe natyren. Natyra + armatimi i pa kontrolluar jane kthyer ne dem te njerezimit.
Epo fundi vjen per ata qe kane pervetesuar pasurine e miliarda njerzve se per ne qyqaret as e rruajme karin fare se vjen fundi i botes apo vjen fundi bythes! He me te dhjefsha surratin, ja humba pensionin prej 100 eurosh dhe mu be von shume.
Ua ke thene aq bukur, sa nuk vlen me asnje koment tjeter.
Jane minuta biblike,qe konvertohen 1 min.=50 vjet !Prandaj mos u sekelldisni,e sidomos kur behet fjale per Shqiperine,nuk bie bomba ne hale.
Ne rast se do ndodh do zhduken te gjitha llojet e smundjeve edhe bubureca patatesh dhe miliarder sdo ket me
Fundin e Botes po e sjellin vete miliarderet me politikat qe bejne,sa per njerezit e thjeshte fundi le te vije kur te kete qejfin e tij.
VK! Vdesim sot apo mbas 60 vjetesh c’fare rendesie ka? Te gjithe do te vdesim.