Skandalet e kishës dhe a është e mundur të jetohet pa seks!

23 Janar 2015, 14:24Lifestyle TEMA
Skandalet e kishës dhe a është e mundur të jetohet pa seks!

Pas një tjetër skandali seksual që përfshiu një anëtar të lartë të Kishës Katolike, pyetja që shtrohet përsëri  është ajo rreth “mohimit të seksit”.  A është realiste për dikë që të jetojë përgjithmonë pa seks?

Termi “celibacy”( stad për dikë që zgjedh të bëjë një jetë beqari pa seks apo martesë për gjtihë jetën) vjen nga latinishtja dhe përdoret për njerëzit e pamartuar dhe nënkupton një stad të përhershëm të të jetuarit pa seks.

Por teksa priftërinjt katolikë ashtu si dhe disa murgj budistë betohen dhe zotohen  se do t’i shërbejnë Zotit dhe do të heqin dorë nga dëshirat e tye njerëzore, por veçanërisht nga seksi. Të njëjtin betim bëjnë dhe murgeshat. Dhe si për katolikët edhe disa murgj budistë, në të dyja fetë masturbimi po ashtu quhet një mëkat po aq sa edhe seksi.

Por a është e mundur që këta burra dhe këto gra të mund të bëjnë një jetë të shëndetshme mendore dhe fizike pa patur aktivitet seksual.

“Burrat shtyhen nga testoteronet që të dëshirojnë të bëjnë seks”, shpjegon John Wass, Profesor i Endokrinologjisë në Universitetin e Oksfordit. Ndërsa gratë janë të shtyra në një shkallë më të vogël drejt seksit për shkak të një përzierjeje të testosteronit dhe estrogjenit, -shpjegon  ai.  “Një  jetë pa seks unë do ta konsideroja krejtësisht anormale”, shpejgon Dr Wass.

Rreth 80-90% e burrave masturbojnë dhe ka gjasa që edhe priftërinjtë ta bëjnë këtë, – thotë Profesori John Wass.

Një studim tjetër sugjeron se burrat që ejakulojnë më shpesh kanë më pak shanse që të preken nga kanceri i prostatës.

” Një jetë e përbetuar beqari pa seks nuk është e shëndetshme shkencërisht”.

Jimmy O’Brien, i cili e braktisi jetën e tij prej prifti për të krijuar një familje thotë se sa e vështirë është për një të ri qe të mund impulset e tij.

“Ju duhet të luftoni dëshirat tuaja. Për shumë njerëz kjo mund të jetë një betejë e përditshme, të tjerët nuk janë dhe aq të prekur“.

Fuqia e mendjes nëpërmjet ushtrimeve të tilla si meditimi mund të ndalojë dëshirat fizike, argumenton Vishvapani, i cili është budist.  Nuk ka dyshim mendjen time, se disa njerëz janë në gjendje për të praktikuar atë mjaft lumturisht.  Mund të jetë  e vështirë në fillim, por ideja se ju biliogjikisht nuk mundeni, – kjo  është gënjeshtër.

Prifti, at Stephen Wang, dekan i studimeve në Allen Hall Seminary, thotë se kjo është një sakrificë shumë priftërinj e menaxhojnë. Për atë është e njëjta sfidë si për një burrë që përpiqet t’i rrijë besnik gruas së tij.

 

Për çdo të kristian, masturbimi, seksi para martesës dhe seksi jashtë martesor janë të gabuara dhe asnjë kristian nuk duhet t’i bëjë”, – thotë Ati Wang.

Megjithatë  profesori John Wass shton se sot jeta ka ndryshuar dhe një njeri që vendos të rrijë beqar nuk privohet nga një jetë seksualisht aktive.

Ne jemi thjesht njerëz dhe aty ka elementë vetmie. Shumica prej nesh kanë nevojë për dike tjetër të rëndësishëm në jetë. Shoqëria perëndimore jeton me rëndësinë e madh të kërkimit të një partneri romantik në jetës.  Të heqësh dorë nga kjo ide është një sakrificë e madhe”, thote ai.

Pavarësisht se priftërinj por edhe disa prej murgjve budistë thonë se është e mundur të jetohet pa seks dhe t’i përkushtohesh një dashurie më të madhe, shumë  katolikë, duke përfshirë  dhe kardinalin O’Brien, kanë bërë thirrje për një rishikim të qenit beqarë për t’i shërbyer Kishës dhe Zotit. Përgatiti; J.H

 

 

16 komente në “Skandalet e kishës dhe a është e mundur të jetohet pa seks!”

  1. real says:

    lajm!ne rast se fiton syriza tourkofagos do nxjerre bythen ne ankand.

    1. SHKUPI says:

      Ahahahahaaaaa Ky ishte lajmi i dites.

  2. tomorri says:

    Jo me large se sote ne nje nga spitalet e Italise ka shkuare nje suore per tu vizituare se kishte dhimbje barku,por rezultoi se ishte shtatezene. Kush e shpjegonkete fenomen ne lidhje me prifterinjte qe thone se nuk bejne seks.

  3. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Nje pjetje per tkfg.
    Thua qe nanulla mos ta kete befre sefte ndonjehere?
    Se baba mondi im e ka pad ne krevat.
    Dmth desh te pyesja, kurre ska bere mekat I shkreti?

  4. Shqiptar Iliro Arian says:

    Murgjit Budist NUK betohen dhe zotohen se do t’i sherbejne Zotit, se budistet nuk besojne ne Zot.

  5. Laveri says:

    Pyetni Nard Ndoken se ai di me shume per katoliçizmin dhe prifterinjte, plus qe eshte dhe VIP SHqiptar

  6. Faikonica says:

    E thjeshte,kur nuk mund te rrine pa sex te dorezojne veladonin.Pedofilet ne karrige elektrike minimalisht.Kush i rreziston tundimit Martir

  7. xhateli says:

    lexoni librin Pirati qe behet pape dhe te shihni se c’jete seksuale bejne kleriket katolike, shini statistikat e pedofilise, prifterinj katolike jane kampione. Doni me per Belulin, per njerezit e Zotit?

  8. Agamemnoni says:

    Ne fund te fundit priftinjte (jo te gjithe), per seks po i akuzojne , qe eshte nje kenaqesi dy paleshe , nuk i akuzon njeri per koka te prera , per kamikaze , per vrasje makabre e hedhje ne ere ….qe te gjitha ne emer te Allahut ….besoj se eshte fare e qarte diferenca shume e madhe midis islamikeve e kristianeve .

    1. helena says:

      E clidhje kane ketu mylymanet ??? Prfterinjte njerez jane, kane ndjenja mish e gjak. Zgjedhja duhet te jete e tyre. Nese dikush do te krijoje familje dhe te kete jete seksuale s’do te thote qe do te jete me pak i devotshem ne punen e tij ndaj Zotit. Nese dikush do ti qendroje besnik celibacy-s ,le ti qendroje zgjidhja e tij.
      Por ne te dyja rastet kane apo nuk kane seks, ata jane humane, dhe ndjenjen e dashurise e perjetojne heret apo vone.

  9. kejs says:

    Per gjithe te pakenduarit.

    Prifterinjte ortodokse martohen dhe kane familje

    Murgjerit ortodokse nuk martohen.
    Por Murgjerit jetojne jashte komunitetve .jetojne kryesisht vetem ne grupe pa kontakte me pjesen tjeter te qytetetimit.

    1. edi says:

      Prifterinjte ortodoks eshte e vertet qe martohen, por jane homoseksual pasiv.

  10. emy says:

    Kur nje besim fetar vendos si kusht sherbimi refuzimin e kenaqesive seksuale e ka nje qellim.
    Qellimi nuk eshte tortura por clirimi nga gjithcka qe largon nga lumturia e vertete. Pra vendosja e ketij kushti mund te jete vuajtje per trupin por nga ana tjeter eshte jete per shpirtin. Kuptohet qe ne funksion te kendveshtrimit per veten (trup apo trup dhe shpirt) merr vleresim edhe kjo historia e seksit tek besimtaret.

  11. z says:

    Po dhe Jezui e lavderonte seksin ne mes te dy gjinive,
    Seksi eshte gjeja me e bukur qe na dergon mbi re.

    1. Wendy-B says:

      Per zoten @z kam qesh me lot, i papame je fare. Po ne cpjese te bibles e lavderon, se mua me paska shpetuar ky detaj. :P.
      Duhet te ishe pak me i qarte, ” lavderon “seksin midis burrit e gruas, ai jashte marteses eshte mekat o xhan .
      Gjithesesi,Jam dakort me ty qe eshte ” dhurate ” e perendise per ne njerezit, si rrjedhoje lindim dhe femije e vazhdojme zinxhirin e jetes.
      Ciao ragazzo ;))

  12. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    A ka ndonje lidhje me mbiemrin Celibashi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje