Shpërndahet literatura për testimin e mjekëve

23 Janar 2015, 19:02Antena TEMA

Më në fund shefat e spitaleve dhe ministri Beqaj vendosën të takohen dhe të bëjnë një punë serioze lidhur me testimin. U mbyllën në QSUT, thirrën dhe kryeministrin Rama dhe filluan të diskutojnë seriozisht.

-Qeveria nuk tërhiqet nga testimi, tha Rama, por mund t’u bëjmë një kompromis me literaturën. D.m.th, meqë koha është e shkurtër për në mars, të rekomandojmë literaturë më të lehtë.

-Na vjen keq zoti kryeministër, foli shefi i parë. S’ka literaturë të lehtë e të rëndë. Për një muaj nuk lexohet asgjë. Ta shtyjmë për në tetor.

-Po mirë, shtyjeni për në tetor, vetëm mos thoni që nuk bëhet, tha Rama. Literaturën ua thotë Beqja.

Pas tij e mori fjalën Beqja.

-Tani, ju e dini vetë se çfarë duhet të lexoni nga literatura, u tha. Nuk është se unë kam ndonjë recetë përfundimtare. Por, do të desha që të lexoni të gjithë një libër që më ka ngel në mendje dhe që më ka ndihmuar shumë në jetë. Ai titullohet “Si të sillemi, ç’zakone të ndjekim”. Është një nga ata librat edukativë që  ndihmojnë shumë në marrëdhëniet e njerëzve me njëri-tjetrin.

Unë mendoj se nëse e lexoni mirë këtë libër, do të kuptoni që këto sherret që bëni me mua janë pa bukë dhe nuk iu ndihmojnë të jeni pozitiv dhe në punën tuaj. Nga ana tjetër, nuk është se ato nuk ndikojnë keq dhe në pozitivitetin tim. Libri në tërësi është i këndshëm dhe lexohet kollaj. Unë mendoj se ai mund të lexohet për tri-katër ditë dhe mund të përsëritet disa herë. Është një literaturë që do të bënte shumë punë.

-Dakord, zoti ministër, tha një shef spitali. Unë jam mjek i vjetër këtu, që nga koha e Doktor Saliut. Dhe në atë kohë bëheshin testime, por bëjnë kot këta të rinjtë tani. Ja, unë mbaj mend një here, që na vunë detyrë të mësonim përmendësh gjithë citatet e partisë dhe shokut Enver për mjekësinë. Përshembull, “Mjekësia, çështje e gjithë popullit”, “Mjeku, shërbëtor i popullit”, “Të parët në sakrificia, të fundit në pretendime”, “Kur flet klasa, nuk flet burokracia” etj. Mbaj mend që unë dola i dyti, se i pari doli doktor Tritani. Jo se ai dinte më shumë se unë, po fliste më shpejt dhe ma kaloi.

Ndaj propozoj, që për këtë testim të vëmë këta shokët e Doktorit që kanë ngelur këtu në spital, se këta i qajnë këto punë.

-Po mirë, tha Beqja. Mjafton të bëhet puna. Unë i hapur jam. S’kam probleme të tilla. A keni ndonje propozim per ndonje slogan, pyeti?

-Kam nje propozim, i tha mjeku: “O Doktor o doktor, mos ma merr jeten me zor”, ose variantin e ri “Kush ka deshirë me vdek, mjekimin e ka pa lek”.

-Po ja mirë, tha Beqja. Do t’i kemi parasysh dhe keto sugjerime. Rëndësi ka të mos e merrni për keq këtë testimin.

Mjekët e tjerë që kishin ardhur të ngrefosur të bënin sherr me qeverinë, u tërhoqën se nuk ia vlen të zihesh për një provim kaq të lehtë. Gjithçka u duk se u zgjidh paq.

Ndërsa po dilte nga spitali, Rama e pyeti Beqajn.

-Interesante ajo puna e librit. E ke lexuar ti?

-Po patjetër, i tha Beqja.

-Mi sill nja 20 kopje t’ua jap ministrave, i tha, se qenka libër i mirë.

14 komente në “Shpërndahet literatura për testimin e mjekëve”

  1. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    O doktor o doktor(saliu)
    Mod ma prek mikun me dor

  2. A says:

    E bukur kjo e 20 kopjeve per ministrat. Mos do ishte me mire Mero per SKUADREN, te ciles sikur nuk po ja degjojme emrin?

  3. Mani says:

    Ja kush menaxhon mjekesine e 3 million shqiptareve: 2 laskara!

  4. Vapa says:

    Atë libër e ka shkruar babai i Ilirit, Prof Hamit Beqja.

  5. Shkodrani1 says:

    Mero, mos tall bythen keshtu se nuk ka lezet. Ate librin e ka shkru baba i ministrit para nja 30-40 vjetesh dhe sado te lodhet ministri ska ku i gjen 20 kopje, masandej aty ne ate liber mesohen shqiptaret edhe se si te pergjigjen ne telefon se ti e di kush kishte telefon ne ate kohe Muho Asllani qe ishte mesu me fole me kalin jo me telefonin
    Nejse Mero ato ne testim do hyjne se na grine ka paret, keshtu qe kane nevoje te trajnohen ta kene doren ma te lehte

    1. kirurg says:

      Jo jo, se eshte liber i pas’90-es, e verteta! ?

  6. ATrajani says:

    MADHESHTORE! MJER MINISTRI KU ESHTE KATANDISUR! JEP DOREHEQJEN O ILIR SA NUK ESHTE VONE!

  7. ivani i madh says:

    po cjane keto qe beni mor ministe po ka nevoje per testim Muli maloku ai u be minister i brendshen se ishte i zoti si mjek E ci duhen atij testimet kur fakultetin e mjekesise e mbaroj sa per te bere 3 fakultete .Pse te testohen mjeket ku me pare te thone sa ben pazari pasaj bejne nderyrjen. NE TESTIM TE SHTOHET DHE PYETJA -SKA EURO SKA JETE -se ne spitalet e vendit tani punohet me euro jo me leke qe te shumtit e njerzve valla kane breke.

  8. Gimi says:

    Thuhet qe dy shefa dolen ne mbrojtje te idese idiote te testimit. Ne asnje koment apo fb nuk i permendet emri asnjerit. Te gjithe duhet te heqim friken dhe ti diskreditojme. Ata njollosen me servilizmin e tyre qe mbrojne idiotizmat e ministrit dhe te frymezuesit te testimit. Po i quajne krimba, interesaxhi, pa karakter, pa personalitet etj. Me qe jemi ne testim kush jane:
    1. Artan Goda
    2. Mentor Petrela
    3. Myftar Barbullushi

    Apo te gjithe?

  9. Loku says:

    Po keta testuesit, kush i teston?. Z. Kryeminister nuk jane keta mjekesia, por jane pikerisht keta qe i kane zene frymen…

  10. ilir lushnjari says:

    M . Petrela ishte kryetar dhe per reformimin e sistemit shendetesor gjate qeverisjes Berisha . E di Rama kete…

    1. Tani says:

      Eshte sh I zoti se ve njeri ne dyshim, por si ka mundesi qe si meson asgje kirurgeve te rinj, I le ne hije e I trajton me ARROGANCE, I largon, epo zoti nuk eshte, ka talente te rinj sa te duash, te rinjte duhet ti perkrahim dhe jo ti detyrojme te pine kafe gjith diten se mjeksia do praktike pa fund dhe jo vetem teori.

  11. Tani says:

    HAhahahah sh e bukur kjo, po si dreqin se kupton njeri qe mjeksia nuk mbron mjeket e keqinj, kjo eshte ceshtje shume me e madhe sa sa kjo qe flet populli I thjeshte. Thelbi eshte ti jemi joo paligjshmerise dhe presionit psikologjik te panevojshem. O popull nuk asht kjo zgjidhja , nuk te con kurrkund, sa per ato dezertoret, te shijojne miliardat dhe te rrine pa folur, te mos I bejne keq mijera kolegeve te tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje