Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë në Shqip në Top- Channel ka folur mbi çështje të aktualitetit, ku një pjese te rendesishme ka zene debati pë mosuljen e çmimit të naftës. Kryeministri ka sqaruar se shqiptarët paguajnë më pak taksa për makinën në rajon, teksa brenda taksës së qarkullimit përfshihen edhe taksa të tjera. “Çdo krahasim me vendet e rajonit apo me vendet e tjera është tërësisht abuziv. Sepse, në vendet e tjera të rajonit taksa e qarkullimit paguhet jashtë strukturës së çmimit të naftës. Konkretisht, në Maqedoni ajo varion nga 100-400 euro, në varësi nga lloj i makinës, ndërkohë që në të përgjithshmen e tyre shqiptarët paguajnë më pak taksa, si kontribut i drejtpërdrejtë për buxhetin, sesa të gjithë të tjerët në rajon’, ka theksuar Rama.
Sot ka pasur një protestë, një protestë të rëndësishme dhe shumica e pyetjeve në facebook dhe twitter kanë të bëjnë me naftën, me rritjen e çmimit të naftës. Domethënë përtej shqetësimit të opozitës, nëpërmjet protestës, ka një shqetësim të rritur publik për rritjen e çmimit të naftës...
Për sa i përket protestës, edhe unë kam marrë pjesë në protestë, për shkak se duke u kthyer nga Durrësi, ku shkuam për një aktivitet në doganë, u bllokova bashkë me të tjerët. Besoj që kjo është forma më e ulët e protestës, që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, pasi mjaftojnë pak njerëz për të bllokuar gjithë të tjerët. Pavarësisht se opozita i ka mundësitë të bëjë protesta edhe të mëdha në numër, në këtë rast ka numëruar me pahir si protestues edhe shumë të tjerë që kanë qenë në rrugë për punët e tyre. Pa llogaritur edhe vështirësinë e madhe që është krijuar për shërbimin e urgjencës.
Për sa i përket naftës është një debat mjaft i stisur dhe me një dozë të madhe hileje brenda, sepse çmimi i naftës në Shqipëri ka rënë 20%. Edhe dje, ka regjistruar një ulje tjetër. Ka rënë 20% krahasuar me një vit më parë.
Sigurisht, kjo lidhet me koniunkturën ndërkombëtare, padyshim. Por nga ana tjetër, kur koniunktura ndërkombëtare ishte e favorshme në të shkuarën për të bërë ulje të çmimit, ulja e çmimit nuk ka ndodhur ndonjëherë. Kështu që, unë nuk besoj se është një debat që bën sens, pasi sot shqiptarët e paguajnë naftën më pak, falë koniunkturës ndërkombëtare. Ndërkohë, nëse në çmimin aktual të naftës në Shqipëri, nuk do të ishte e përfshirë në strukturën e çmimit dhe taksa e qarkullimit, të cilën e ka futur qeveria e PD në vitin 2012 në strukturën e çmimit…
Ju nuk e keni rritur?
Po ta përsëris, në qoftë se taksa e qarkullimit do të ikte nga struktura e çmimit dhe do të merrej nga xhepi i qytetarëve në një formë tjetër, siç merret në vendet e rajonit, asnjë vend i rajonit nuk e ka në strukturë taksën e qarkullimit, asnjë vend i rajonit nuk e ka në strukturë taksën e karbonit dhe mbi të gjitha, llogarinë duhet ta bëjmë edhe në një drejtim tjetër, mbi kontributin e përgjithshëm nga taksat në prodhimin e përgjithshëm të vendit, që Shqipëria e ka më të ulët sesa vendet e tjera të rajonit. Pra, është një llogari e bërë tërësisht pa hanxhinë.
Domethënë shqiptarët që pyesin sot në rrjetet sociale, pyesin në rrugë a do ulet çmimi i naftës, çfarë përgjigje do të kenë nga Kryeministri?
Çmimi i naftës është ulur. Shqiptarët duhet të kuptojnë se krahasimi me vendet e tjera të rajonit nuk vlen në mënyrë të drejtpërdrejtë për sa kohë shqiptarët brenda çmimit të naftës paguajnë edhe taksën e qarkullimit, edhe taksën e karbonit, të cilat në vendet e tjera të rajonit paguhen jashtë strukturës së çmimit. Në këndvështrimin tim, vendim i marrë nga qeveria paraardhëse me propozim të Ministrit të atëhershëm të Financave ka qenë i drejtë, për ta përfshirë taksën e qarkullimit në strukturën e çmimit. Madje, në rajon ka disa lëvizje që shkojnë në këtë drejtim për ta integruar në strukturën e çmimit, duke qenë se çmimi ka rënë në mënyrë të ndjeshme.
Domethënë nuk do bëni asnjë ndryshim. Çfarë ka bërë qeveria Berisha në lidhje me taksën e qarkullimit, nuk do bëni asnjë ndryshim?
Jo, nuk ka. Në këtë rast, përfshirja e taksës së qarkullimit në strukturën e çmimit është diçka e duhur. Shqiptarët duhet të kuptojnë se llogaria duhet bërë me çfarë nxjerrin nga xhepi. Nëse në vende të tjera të rajonit qytetarët paguajnë taksë qarkullimi dhe taksë karboni jashtë strukturës së çmimit, në vendin tonë është brenda strukturës së çmimit.
Pse është rritur taksa e qarkullimit, është një tjetër pyetje?
Nuk është rritur taksa e qarkullimit. Ju kujtohet që ne bëmë një rritje në vitin 2013. Bëmë edhe një tjetër në vitin 2014, në një masë minimale, për të mos ngarkuar barrën fiskale të të gjithë qytetarëve dhe duke e konsideruar ndërhyrjen në strukturën e çmimit të naftës si një ndërhyrje që është edhe në funksion të gjithë atyre parametrave shëndetësore dhe mjedisore që kihen parasysh kur vendoset një taksë tek nafta. Por, po jua përsëris edhe një herë tjetër, për të katërtën herë, që çdo krahasim me vendet e rajonit apo me vendet e tjera është tërësisht abuziv. Sepse, në vendet e tjera të rajonit taksa e qarkullimit paguhet jashtë strukturës së çmimit të naftës. Konkretisht, në Maqedoni ajo varion nga 100-400 euro, në varësi nga lloj i makinës, ndërkohë që në të përgjithshmen e tyre shqiptarët paguajnë më pak taksa, si kontribut i drejtpërdrejtë për buxhetin, sesa të gjithë të tjerët në rajon.
Nafta për bujqësinë?
Për naftën për bujqësinë e kemi thënë dhe e përsërisim; Ne jemi gati dhe rimbursojmë çdo litër naftë e cila vjen nga puna formale. Ne nuk kemi premtuar të shpërndajmë naftë obshe, për të shkuar pastaj nafta në rrugët e abuzimit dhe të korrupsionit si në të shkuarën, por kemi thënë dhe e përsërisim që çdo fermer që kërkon rimbursim nafte të bazuar në një prodhim të formalizuar me faturë, merr rimbursimin e naftës.
Dua t’i largohem kësaj teme. Dua t’i largohem me një pyetje të fundit. Njerëzit që thonë nuk e përballojmë dot..
Çfarë nuk përballojnë?
Që thonë nuk e përballojmë dot makinën me këtë çmim naftës. Ju i thoni mbyll makinën dhe ec në këmbë?
Njerëzit sot, janë po ata që deri para një viti e paguanin naftën me 192-195 lekë/litër dhe sot e paguajnë me 160-157 lekë/litër. Pra, kemi një ulje shumë të konsiderueshme të çmimit të naftës. Nga ana tjetër po kaq e rëndësishme politika në tërësi tek nafta është një politikë e cila mban parasysh domosdoshmërinë për të kontribuar në të njëjtën kohë për shoqërinë, sepse nga përdorimi i makinës vjen ndotja, nga përdorimi i makinës vjen mbingarkesa në qarkullim, nga përdorimi i makinës nuk vijnë vetëm të mira. Në vend se të taksojmë në drejtime të tjera dhe në vend se të taksojmë ata të cilat e kanë të pamundur të kenë një makinë, atëherë ne preferojmë që të ndjekim këtë logjikë. Por për të pestën herë e përsëris, shqiptarët nuk mund t’i marrë njeri për budallenj dhe as nuk mund t’i bëjë njeri budallenj. Sot ata paguajnë 20% naftën më lirë se një vit më parë, falë koniunkturës ndërkombëtare dhe nga ana tjetër, sot përmes çmimit të naftës ata paguajnë detyrime, të cilat në vende të tjera, paguhen, paguhen edhe më shumë, por paguhen veç. Është fare e thjeshtë llogaria.
Unë dua t’i largohem kësaj pyetje, por jam e sigurt se do të ketë mijëra pyetje të tjera do të vazhdojnë lidhur me naftën, për shkak të krahasimit me vendet e tjera të rajonit dhe me xhepat e shqiptarëve.
Edhe njëherë tjetër, krahasimi me rajonin nëse i marrim çmim për çmim është abuziv, është hileqar dhe nuk ka asnjë të vërtetë, sepse në rajon qytetarët paguajnë taksën e qarkullimit, paguajnë taksën e karbonit, madje paguajnë edhe detyrime të tjera lidhur me makinën, që në Shqipëri janë të përfshira në strukturën e çmimit të naftës.
Më falni, unë nuk kam makinë, por nëse do të kisha do të thosha ky nuk është problem im, është problem juaj, ndajeni.
Po çfarë do të fitojnë njerëzit nëse e ndajmë?
Do të paguajnë më pak.
Jo! Atëherë le ta shpjegojmë. Njerëzit paguajnë 10 lekë. Këtu i paguajnë nga një xhep, në rajon i paguajnë 5 nga xhepi i majtë, 5 nga xhepi i djathtë dhe kanë dyfish ngarkesë burokratike, dyfish ngarkesë kohe, e kështu me radhë.
Atëherë ata që thonë mos na trajtoni për budallenj, ky është shpjegimi. Njerëzit fillojnë e ulërijnë, thonë: Zoti Kryeministër mos na trajtoni për budallenj, është rritur nafta.
Nafta nuk është rritur, nafta është ulur. E paguanin 192-195 lekë, e paguajnë, 160-157 lekë. Pra, kjo është rritje apo ulje? Thonë që është rritur nga koniunktura ndërkombëtare. Patjetër! Nuk është qeveria që uli çmimin. Ne dimë këtë që ju thamë që ditën e parë kur u tha ‘meqë ju po shtoni një 10 lekësh taksë për karbonin në paketën fiskale, këtu do të bllokohet Shqipëria, nuk do të lëvizin makinat, nuk do të vijnë anijet, nuk do të punojnë furrat e bukës’, ne e thamë dhe janë të regjistruara, që çmimi i naftës nuk do të rritet, çmimi do të shkojë në ulje. Sigurisht që, ne kishim analizat tona.
Analizat nuk kanë të bëjnë me monopolet, kanë të bëjnë me..
Nuk ka situatë monopol në tregun e naftës sot. Po jua përsëris, mjafton të shikojmë strukturën e kostos dhe çmimin për të kuptuar se nuk kemi të bëjmë me spekulim, por kemi të bëjmë, për të gjashtën herë po jua përsëris, me faktin që në Shqipëri, nëpërmjet naftës, nëpërmjet çmimit të naftës paguhen edhe të tjera detyrime. Në vende të tjera të rajonit këto detyrime janë jashtë strukturës së çmimit.
Pra, do paguajnë detyrimet?
Është njësoj vetëm se atje i paguajnë në 2-3 drejtime të ndryshme, këtu paguhen vetëm në një drejtim. Po ju përsëris që detyrimet në rajon janë më të larta sesa këtu. Po shtoj që po të marrim kontributin e përgjithshëm nga taksat të qytetarëve shqiptarë në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar është më i ulët sesa kontributi nga taksat e të gjitha vendeve të tjera të rajonit.
Ndalojmë tek një moment tjetër i aktualitetit, fitorja e Tsipras në Greqi, një fitore e pritur në fakt. Dua t’ju pyes, kam lexuar sot, Lapsi.al shkruante për anulimin e së vizitës tij. Është përfolur se ju keni anuluar vizitën e Tsipras. Në 18 dhjetor ishte parashikuar vizita në Tiranë. Sot e lexova të shkruar se ju është kërkuar nga Kancelarja Merkel anulimi i kësaj vizite. Ky ishte shkaku që ju detyroi të tërhiqeni?
Po të rrish gjithë ditën me laps në dorë dhe të mos hapësh të lexosh jo libër, por asnjë informacion, flet idiotësira të këtij niveli, pasi e parafytyron politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare si një histori kafejene që ajo i tha atij shihe mos e lër atë tjetrin se nuk na duhet të na vijë tani tek kafja jonë.
Pse nuk erdhi?
Sepse në Greqi në momentin kur ishte planifikuar vizita e tij filloi kriza për zgjedhjen Presidentit dhe filloi procesi i zgjedhjes së Presidentit. Ai duhet ishte i pranishëm në parlament në një proces që pastaj solli pastaj zgjedhjet e parakohshme.
E anuloi ai?
Po patjetër.
E uruat Kryeministrin Tsipras sot?
Me shkrim, po.
Në fakt, çfarë është për ju kjo fitore? Kemi shumë shqiptarë në Greqi.
Është një zgjedhje e lirë e popullit grek, për shkak të një stërlodhjeje nga politika shumë e shtrënguar monetare dhe njëkohësisht, besoj unë, edhe nga një klasë politike që u ezurua për shkak të krizës që provokoi vetë në vite dhe sot, si majtas dhe djathtas, flas për të majtën e të djathtën tradicionale, paguan faturën e asaj që mbolli për vite të tëra buzuqi.
Keni preferuar në mënyrë të dukshme një politikan si Papandreu, i cili humbi. Ju vjen keq për këtë?
Çdo me thënë e kam preferuar?
E keni pëlqyer.
Papandreun e kam pasur dhe e kam mik. Pati fatkeqësinë që edhe ndodh, të gjendet në krye të vendit në një moment kur nuk mbante më asnjë pikë ujë pilafi i madh grek, i gatuar me vite të tëra mashtrimesh statistikore dhe mbingarkese të burokracisë, plus edhe abuzime të mëdha. Nga ana tjetër, në këndvështrimin tim, nuk arriti dot ta administrojë siç duhet atë moment jashtëzakonisht delikat.
Kjo idiotesi, ajo idiotesi, ky ashtu, ai ashtu…..hm dicka nuk shkone ne kete qeveri, qe vetem RILINDJE nuk me duket.
O Edvin o skuth.Je bere i peshtire me pafytyresine tende.Pandeha se ishe ndryshe ndaj ta dhashe vote,por ketej e tutje harroje.
Ne fakt ‘monopol’ nuk eshte koncept ekonomik, ate e krijojne qeverite. Autoriteti i konkurences eshte pergjegjes per rastin dhe duhet te jape shpjegime publikut.
Monopol quhet kur nje produkt i caktuar ofrohet kryesisht nga nje prodhues/perpunues i vetem. Cfare koncepti te duket ky ty o Lara Mara, koncept filozofik??
Je idiot funksional. E ke lexuar ne librat e Marksit. Ne socializem flitej vetem per produkt…nuk ta tregoj prej inati…plase ate radaken qe e ke vetem per te share…
Eshte detyra e gazetarit ta beje me konkrete e konçize pyetjen,sidomos pas gjashte here pergjigjeje te njejte(!!!).E do te ishte I DETYRUAR TE PERGJIGJEJ kryeministri nese do t’i kerkohej te shpjegonte se ç’perfaqesojne ato 157 leket ne çdo qindarke NJE per NJE.Sa taksa jane gjithsej brenda nje litri karburant,sa eshte çmimi neto vetem i karburantit PA TAKSAT e tvsh-ne etj.Shume pak perkushtim e fare pak profesionalizem nga gazetaret ne pergjithesi,si ne permbajtje ashtu edhe ne etike e prezantim.Pa folur per ca gazetare(te ashtuquajtur)qe duket sikur jane mare ME ZOR NGA RRUGA APO KAFENEJA !-Ndoshta ky eshte maksimumi i nivelit ne Shqiperine tone,por ajo qe te deshperon me teper eshte fodulleku e arroganca prej injorantesh qe u duket se dine gjithçka e nuk perpiqen(nuk ndjejne nevojen) te jene TE THJESHTE E KONKRETE .A ka nje shkolle te vertete gazetarie ne Shqiperi apo thjeshte …kush ka qejf behet gazetar ?!
Ke të drejt Aleksandër.përpos tyre ka edhe një tjetër non sens në këtë çështje.Mos taksa e qarkullimit dhe e ndotjes,paguhet sa herë mbushim rezervuarin me benzinë?Vetëm në shqipëri ndodhin çudira të tilla.
@Aleksander, jeni shume i sakte. Gazetaret meren nga ruga sepse paguhen pak. Nese do kishte media serioze, per ekonomine do kishte gazetar qe ka studiuar dhe studion ekonomi ne distance…sepse ekonomia nuk eshte shkence ekzakte. Se fundi po studiohet ‘neuroekonomia’…keshtu filozofia eshte shkenca e mendjes dhe ekonoiste pa njohur filozofine nuk mund te jene ekonomiste. Ta mesoje edhe Elinori ? sepse me duket ka mbetur ke Marksi…
Nese gazetari pyet: a eshte nafta monopol ne Shqiperi?-sigurisht pergjigja e kryeministrit do te ishte thjeshte JO!!!
Pyetja eshte per te qene ‘brenda’ edhe pergjigjja ‘per te qene brenda’..
Nese cmimi i nje produkti eshte i lerte, gjeja e pare qe te bie nder mend:- Ka boshllek tregu. Kaq!
Ciao, Aleksander.
Si mund te japi shpjegime per publikun autorireri i konkurences kur Kryeministri kerkon te kôsiderje si idiote popullsine qe i d’ha voten!! Rama thote se çmimi eshte ulur prej 20% ne nje vit ne Shqiperi dhe se Shqiperia nuk kà taksa me te larta se vendent e tjera per naften!! Çmimi i naftes ne vendet evropiane ku jetoj eshhte ulur me 44% , pra dyfishin e Shqiperise, pra Rama manipulon publikun. Çmimi i bariolés bruto ka rene nga 135 dollar ne 46,5 dollar barila dhe kete mund ta verifikoje çdo kush ne kurset e bruses ne internet. Nuk e kuproj si gzetari qe drejton emisionin lejon Kryemnistrin te thote gjera te paverteta!!! Ose media ne fjale eshte organ propagande i qeverise, ose jane te pa afte.
dhe guxo te thote pastaj Autoriteti i Konkurences qe ka monopol! Foli lideri suprem!
O SHOKU,
TI VETE MERRJE 50,000 DOLLARE NE MUAJ NGA KASTRATI KUR ISHE NE OPOZITE, ME ATO PARA E KE MBAJTUR PS-NE.
CFARE DEL DHE DERDELLIT DANGA DANGA KOT SE KOTI.
Ky kryeminister perfundimisht ka rrjedhur! Po taksa vjetore qe paguajne Shqiptaret per makinat ne KSHA, c’fare eshte?
KSHA nuk eshte takse qeverie or pall, eshte fatura e kolaudimit tek mekaniku dhe shuma varet se cfare ka makina!!!! Na mbyten budallenjte.
Ne fakt Lideri Suprem duhet te lexoj raportin e Autoritetit te Konkurences qe thote se tregu KA karakteristikat e nje monopoli. Ca te themi tani?
Edi Rama eshte kryeministri ndryshe, qe e do dhe e respekton vendin e vet dhe nuk eshte si te tjeret qe e kane rrjepur, degraduar, cnderuat ne opinionin nderkombetar. Eshte kryeministri qe po nderton nje shtet te rrenuar duke punuar me sakrifica te pashoqe, qe vetem ai e di se si arrin te fleje naten me gjithe keto gropa qe i jane hapur perpara, e keto sterkembesha qe i futen cdo dite, perfshi efhe Rudinen e sotme, qe bente te padituren per shume probleme qe si gazetare eshte e detyruar ti dij.
Pacim fat te shohim rezultatet e shkelqyera te punes se tij!
o te keqen e Sales,ku je?! do te kerkojme edhe ne Mars ene pak. me kaq taksa sa vjel ky ti do kishe bo shqiperine tamam gjermani. pa taksa fare bone gjithe ato rruge e ku ta di une. ah qershor qershor!
mire ua ben ketij populli, keshtu e duan injorantet, merrua edhe shtepite, edhe token se ska çfare tu duhet, vetem ti te jesh ne pushtet se edhe jashte flen!
Vereni se cfare arrogant idiot qe eshte, nuk thote “po e perseris” por “po TA perseris”. Sikur po i thote atij, “kupton ti o torollak? ja se pa ta perseris edhe njehere”!!! Inkompetent, mashtrues, tinzar dhe harbut i neveritshem!
Nuk le takse pa germuar. Do rritet vetvrasja. Po e shtrengon rripin sa po keputet.
Derisa fute fmn dhe bb keyo priten. Saliu gomar po kaq e dinte
Ej dreq, sikur po ma mbush mendjen me duket.
Dini gje cfare u be me nipin e Koco Kokedhimes qe u kap me bote me nafte te vjedhura ne Albpetrol ,ku ish administratori i koqes drejton si ta kishte te te jatit Xhoxhit
Ore po ky per rrote k… do te na beje? Ky e rriti dy here nga 10 leke te reja pa TVSH naften.
kur flet per ndonje ekspozite ,ndonje lyerje fasade apo hapje vrime ne mur eshte i kuptushem se merr 10 perqindeshin por a ngrihet a ulet ky sikur eshte me qorr se para ardhesi apo e ka tretur shikimin pertej europes.
Taksa FIKSE e qarkullimit nuk ka pse te futet ne cmimin VARIABEL te karburantit dhe ne asnje vend te Botes nuk behet nje gje e tille. Ketu lind pyetja:
PSE EDI RAMA KERKON TE BEHET ME I MENCUR SE POPUJT E TJERE?
Taksa e qarkullimit eshte takse qe qeveria mbledh per mirembajtjen e rrugeve dhe duhet te paguhet ne baze te distancave qe kryen makina kur del nga qytetet kryesore. Taksa qe flet kryeministri per Maqedonine eshte taksa e pasurise ose e prones qe paguhet njehere ne vit si te gjitha pronat e tjera qe posediodon personi dhe nuk ka pse te futet ne cmimin e karburantit. Thjeshte qeveria socialiste duhet te korrigjoje nje padrejtesi qe qeveria grabitqare e Sali Berishes e vendosi per te mbledhur LEKA ne buxhet nga mileti i paditur. Ne kete sens kembengulja pa llogjike e Edi Rames per ta mbajtur me dhune ndaj qytetareve kete takse te padrejte ne cmimin e naftes mund te shkaktoje vetem HABI.
Zoti Rama me vjen keq por genjen!ketu ne Belgjike ku rroga minimale eshte 1200£ çmimi i naftes eshte 0,999£ por ju politikaret tallni l..et me popullin sepse jeni bashke ne rrugen per xhvatjen e tij…
ore hajdute te lindur dhe ju te stervitur mos kujtoni se shtetin do e mbaj rama me taksa apo do vije serbi te paguaj per shtetin tuaj. mos beni dengla por mesohuni te paguani dhe paguani kokerr me kokerr taksat e shtetit se kur jeni jashte i paguani si cecua me nji kembe.
Zoti Kryeminister:Me qene se Ju krahasuat taksat me vendet e tjera te Ballkanit mua personalisht me duket shume me e drejte taksimet ne Ballkan sipas te cilave nje autumjet 3000 apo 4000 kubik te taksohet ndryshe nga nja automjat ekologjik ose me pak kubike.Keshtu edhe Ju te pakten ne kete rast te vetem do mbanit fjalen persa i perket fushates elektorale te cilen e harruat plotesisht mbi taksimet ne baze te te ardhurave.Pershendetje dhe kujdes se koha ecen por votuesit nuk harrojne sic poharroni JU.
Nje krahesim me shifra do te ishte me bindes se cfare paguan shqiptari ne cmimin e naftes dhe cfare paguan nje shtetas fqinj. Por Rama nuk ja thote aq shume per llogarira. Psh une kuptova qe ne cmimin e naftes futet dhe taksa e qarkullimit e cila diku paguhet si takse e vecante. Por nuk kuptova sa % paguan naften neto dhe sa % cdo lloj takse nje shofer shqiptar dhe nje shofer i nje vendi fqinj. Keshtu mund te behej krahesimi me i sakte Por meqe Rama nuk di matematike, mund te ngarkoje nje tjeter te sqaroje kete situate.
Eshte teper arrogant!
Z. kryeminister,pyetjet e drejtuara nga gazetari,jane nje ‘test intelegjence’ per ty,mirepo fatkeqesisht per popullin,por dhe per ty,ti nuk e kalon testin,bile te karakterizon intelegjenca e budallait,sepse ti mendon duke na ofenduar,qe intelegjenca e popullit eshte shume poshte tendes.
Ky eshte gabimi yt kryesor,mos e nencmo popullin,sepse aresyeja qe ti qeveris akoma eshte qe ne populli nuk kemi alternative tjeter.
Z.kryeminister,nje pyetje tu be 3-4 here dhe ti thua te njejten genjeshter,dridhe like dridhe,genjen,sepse ne Shqiperi paguhet takse qarkullimi e cila supozohet eshte dhe per ndotjen(karbonin)dhe per amortizimin e rrugeve,dhe ne Greqi qe e di nje takse ka per makinat dhe jo dy apo tri,por nafta eshte ulur mbi 25%,pavaresisht se akcizen e ka 1 euro per liter.Qe te tregosh qe dhe ne e kemi ulur cmimin na thua qe e kishim cmimin 2000 leke per liter dhe e cuam 1650,e pra prap genjen se kurre nuk e kishim 2000 leke-litrin.
Z.kryetrim te sollem ne pushtet qe te denosh ata qe na katandisen si mos me keq,na genjeve,nuk e bere,
te sollem ne pushtet qe te kemi rritje ekonomike dhe mireqenje,bere te kunderten pavaresisht se nuk e pranon,sepse duke ngritur me te ardhur ne pushtet akcizen e naftes dhe taksat e qarkullimit(dhe e pranoni)qe nafta eshte motorri i zhvillimit ekonomik per c’do shtet(prandaj Amerika e ka 0.5$litri)nuk duhet te jesh ne rregull,nga nafta lidhen te gjtha cmimet,prandaj dhe c’do gje u shtrenjtua,por ti thua te kunderten,dhe korentin e ngrite dhe thua qe e ke ulur,nuk e di nese ne minimarketin e lagjes ku blen ti,shiten me lire gjerat,por ne marketet tona i shikojme me shtrenjte.
Pranove qe populli grek u lodh nga politikat e shtrenguara monetare.
Pikerisht ato politika po ndjek dhe ti,politikat e Merkelit dhe tregjeve financiare nderkombetare,pra e di qe kjo rruge te shpie ne gremine por vazhdon ta ndjekesh.Dhe ne u lodhem Z.Rama,por nuk kemi alternative tjeter,sepse n.q.s.testi i inteligjences i ka 20-nota ti merr me te larten nga konkurentet tuaj,Meta apo Luli.Nga 1 deri ne 20 ti Z.Rama merr noten 4,te tjeret jane nen noten 3.Pra ju jeni me i miri i te keqinjve.
Prandaj une them mos u tallni me me popullin z.Rama,se mesatarja e tij e inteligjences eshte shume me e larte se juaja.
INtELEGjENCA E ULEt E POLItIKANEVE tANE LIDHEt ME FAKtIN,QE AtA U DIPLOMUAN NGA QENDRAt E SHKAALLIMIt PRIVAt PAS VItEVE 90-tE.
KARRIERA E tYRE POLItIKE LINDI NGA BOtA E ERREt E KRIMIt DHE KORRUPSIONIt,DHE AtA DO tI SHERBEjNE ME BESNIKERI ASAj QE I LINDI,BOtES SE ERREt tE KRIMIt DHE KORRUPSIONIt.
Bravo Alban!
PSE DUHET TE PAGUAJNE SHQYPTARET TAKSE QARKULLIMI NE QYTET KUR BASHKIA MBLEDH TAKSA PER MIREMBAJTJE RRUGESH?
Taksa e qarkullimit ne te gjithe Boten mblidhet per te mirembajtur rruget. Keshtu ben BASHKIA vendore per rruget e qytetit qe administron, keshtu ben edhe SHTETI per rruget nacionale. Pse atehere shqyptaret duhet te paguajne taksen e qarkullimit tek nafta qe e mbledh shteti direkt, kur leviz pershembell vetem brenda qytetit dhe nuk shfrytezon rruget nacionale? Kjo indikret eshte nje grabitje e dyfishte e shqyptareve: Njehere nga Bashkia me taksat e saj dhe heren e dyte nga Shteti me taksen e qarkullimit te detyruar ne cmimin e karburantit. Kjo grabitje komuniste nga Koha e Sali Berishes duhet te ndryshoje dhe Edi Rama duhet te kuptoje se nuk mund te vazhdoje avazin e vjeter te Partise se Punes qe merrte cmime boterore per ushqimin kur mileti po vdiste nga uria per buke.
KRYEMINIStRI PERGjIGjEt ME LLOGjIKEN QE,NE DO E SHESIM ME SHtRENjtE NAFtEN NE RAjON,SEPSE NE E SHESIM ME LIRE QUMESHtIN NE RAjON.
POR PRAPE GENjEN,SEPSE KRAHASUAR ME tE ARDHURAt NE DHE CMIMEt DHE tAKSAt I KEMI ME tE LARtAt NE RAjON.
Po shihet se dhe ne gazeta “TEMA” kori i kukuvajkave eshte hedhur ne sulm ,ku ishin deri dje keto kukuvajka kur Saliu bente ç’te donte ne shtetin e tij rrumpalle por ka nje gje te mire se tani ju ka dale frika dhe mund te shprehni lirisht INJORANCEN tuaj pa patur frike…
me cmimin aktual qe eshte 46 dollar per fuci(barile) ne burse,cmimi i naftes per liter ne sqiperi duhet te jete maksimumi 1000 leke.por karministri yne tregon perralla,dhe nuk jep sqarime.
“Po të rrish gjithë ditën me laps në dorë dhe të mos hapësh të lexosh jo libër, por asnjë informacion, flet idiotësira të këtij niveli, …..”
kjo po është e folme pri kryeministri!!
vetëm me e sah ka nona ka met!!
prap më i mirë se sala është!!