Reshjet e shiut kanë bllokuar sërish rrugën Tiranë-Elbasan.
Ajo do të jetë e mbyllur gjatë gjithë fundjavës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se mbyllja bëhet nga frika e rrëshqitjeve të tokës, në Ibë.
“Fillimi i rreshjeve të shiut mund të krijojë probleme në zonën e rrëshqitjeve”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Deri në një njoftim të dytë rekomandohet që drejtuesit e automjeteve të përdorin aksin Tiranë – Rrogozhinë./b.l
Nje dite po, dy dite jo, … keshtu eshte kur rruget i ben me vrap Saliu.