Sokol Feka, ushqime me listë në dyqan

31 Janar 2015, 16:37Politika TEMA

Majori i ushtrisë shqiptare që u rrëzua në Spanjë me një helikopter të mbushur me drogë, në dyqanin e lagjes ku jetonte në “Kombinat” ka lënë një listë të gjatë ushqimesh pa paguar.

Në rrugën “Anri Buazen” ku ndodhet shtëpia me qera e Sokol Fekës, për pilotin e dekoruar 5 herë të Bazës Ajrore të Farkës komshinjtë nuk gjejnë dot lidhje mes jetës së tij në varfëri dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Vjollca është shitësja e dyqanit ku blinte dhe familja Feka dhe tregon për Ora Newsse Sokoli në shumicën e kohës ushqimet i merrte me listë, për t’i paguar ditën e rrogës.

Vjollca: “Unë kam një dyqan aty dhe ata vinin e merrnin me të shënuar, jo më që të ishte në ato gjëra. Ai ishte njeriu më i mirë që ekziston këtu, nuk e dinim që kishte të tërë ato grada. Sepse ai as nuk është marrë me pisllëqe, ishte aq i thjeshtë. Ai nuk hyn fare te puna e drogës. Ka kaq vinte që rri me qera. Një njeri që merret me drogë nuk rri me qera, po vete e ble shtëpi e katandi”.

Tjetër komshije e Majorit: “ Po njeri i mirë, shumë i qetë. S’ ka për bukuri. U çuditëm”.

Familja e Majorit të ndjerë, Sokol Feka, banon me qera në katin e tretë të një banese në zonën e “Misto Mames”. Komshinjtë preferojnë të mos flasin për kameran tonë, ndërsa bashkëshortja e të ndjerit reagon deri e revoltuar ndaj gazetarëve që janë shfaqur shpesh këto ditë në oborrin e saj.

Gruaja e majorit Erjola Feka: “ Na lini të qetë! Po të kërkoj një nder të madh. Na lini, është një hall shumë i madh për ne! Të lutem! Të lutem!”

Ende nuk dihet se kur do të vijë trupi i pa jetë i Majorit në atdhe, teksa familjarët kanë filluar negociatat me Ambasadën spanjolle për plotësimin e dokumentave.

Pavarësisht se ishte një nga 5 pilotët elitë të Flotës Ajrore Shqipare, Majori Feka paguhej 53 mijë lekë në muaj, teksa përfitonte edhe honorare për çdo fluturim të kryer brenda vendit.

 

34 komente në “Sokol Feka, ushqime me listë në dyqan”

  1. lexues says:

    Ore se lat nam fare ju te temës. Çfar kërkoni juve me këto shkrime që bëni mos doni ta bëni hero?490 euro rrogë mujore pak janë?pa shikoni jo më shumë larg se sa nga kafet e bllokut që bëjnë shkrimet gazetarët e tu me sa lekë rrojnë shumica dërmuse e popullit.jeni katandisur në një gazetë llafazane dhe me 0 vlera.tju vij turp se gazetari duhet ti shërbejë popullit dhe jo klaneve të ndryshme që u mbajnë me kocka.se ashtu jeni katandisur si gazetari llapaqëne.TURP PËR JU SI GAZETË TURP PËR GAZETARËT E TU ANALFABET.

    1. tiranasi i vertete says:

      O lexues, 490 mije leke te vjetra, dhe jo euro.Po nqs ty te duken shume per nje njeri qe sakrifion eshte mendimi juaj.Ju mund te kenaqeni edhe me 200 mije leke se punoni per shoqerin dhe atdheun.I nderuar ketu nuk shahet njeri dhe nuk duhet mburret askush.Kemi nje problem, varferin dhe fenomenet negative.Eshte e lehet te ofendosh dike qe te paska turperuar ty shqiptarin e ndershem, por sa shqiptare jane rrugeve te botes, sa njerez jane viktima te droges, sa njerez punojne si pune te zeze ne vendet e tjera.Sa njerez i japin fund jetes nga varferia etj.Duhet ti themi gjerat ashtu sic jane, ekonomia eshte shkaku kryesor.Ai nuk ka qene aventurier, ai ishte nje njeri i mire dhe me probleme, ashtu si mira te tjere

  2. ti says:

    Cdomethene ishte I varfer dhe kjo justifikon veprimet e tij per tu marre me droge. SME duket I drejte arsyetimi dhe artikujt e gazetave. Ka te varfer ne perendim sa sta merr mendja dhe bejne nga dy pune ju bie bretku.

    1. ed says:

      Po, fukarallëku e justifikon.
      Pse, vetëm ata që kanë pushtetin të vjedhin pa u dënuar, kanë të drejtë të jetojnë?

      Ik tashi mbushu.

  3. Populli says:

    Fatkeqesi e madhe. Njerezit e mire ikin nga kjo bote, maskarenjtek nuk i gjen gje. Nje nga 5 pilotet elite te Flotes Ajrore Shqiptare te jetoje ne kete varferi, nderkohe kur lloj lloj injoranti e i korruptuar jeton ne mes te luksit, vajmedet ku jane katandisur njerezit e ndershem ne kete vend te mallkuar. Kur do te shpetojme nga mafia qe e ka ngerthyer kete vend prej rreth 25 vjetesh.

  4. ylli says:

    Per sa me siper majori nuk eshte fajtor. Qeveria duhet te rishikoje disa paga,kurse familjes ngushellimet me te sinqerta.

    1. polici PD says:

      Jam dakort me ty o Ylli.
      Ky major eshte viktime e varferise. Vertet, shteti duhet ti vere gishtin kokes, dhe jo te mbaje gjithfare parazitesh ne administraten e fryre. Le ti heqi nja 10 zevendesministra me rroga marramendese dhe ti shikoje disa kategori ushtarakesh qe jane kthyer ne lypsare, dhe ky kontigjent eshte shume lehte per te rene ne rrjeten e trafikanteve, dhe me e keqja ne ate te terroristeve
      Ngushellime familjes

  5. te keqen nenja moj ruke, trupgjate e mendja pyke. says:

    Nese e merr dot shumen e ushqimeve qr ka borxh, ma dergo ne em tim. Do ti paguaj une ato borxhet.
    Ah fukarallek e detyron njeriun te shese ndere.
    Ngushellime

  6. Daniel says:

    Nuk e kuptoi se si mundet te quhet i varfer nje njeri qe jo per rrogen,por qe ka te ardhura te dale kaq shpesh neper Europe ! Keta komshijte e mij ketu ne Frankfurte ,te gjithe Gjermane te nderuar, kane ter jeten qe punojne , nuk e njohin aroplanin. Mos jane pak ose shume egoiste shqiptare

    1. piloti nr. 1 i flotes shqiptare says:

      Daniel , nuk jane egoiste shqiptaret. Me e pakta jane fatkeq, mjafton te kujtosh menyren si ke vajtur ne Gjermani . S’kishe leke edhe ti , i more borxh dhe ike , gjete nje pune te ndriti fati , po sa te tjere nuk e paten ate fat , u mbyten neper gomone , u vrane rrugeve te europes per nje jete me te mire , i moren si qente e rrugeve dhe i kthyen ne shqiperi , ku as borxhin e rruges nuk kane mundesi te paguajne .
      Para disa muaj me urdher te nuk e di se kujt nje Gjeneral i FA Shqiptare u arrestua se kishte shembur ca germadha te ushtrise dhe kishte ndertuar nje repart model ne Berat . Vajten 2 police objektesh dhe e moren si hajdut xhepash . Ne ate Gjermanine ku je ti , nje gjeneral merret nga nje ushtarak me grade te njejete me te dhe policia ushtareke e arreston me udher ne prani te nje eprori. Ne se nuk ndodh keshtu gjenerali dhe ne maqedoni ta mbush koken me plumba si fyerje ngaj uniformes , gradave dhe dinjitetit te nje ushtaraku ne sherbim te shtetit .
      Prandaj ju emigranetet kujtohuni ku keni jetuar me pare dhe boll na ♪5ate trapin me moralizmat tuaja .

    2. arnani says:

      Daniel edhe ju nuk qenkeni me mire se komshijte tuaj

  7. drejtesia says:

    u prehte ne paqe.nuk i ra ne qafe njeriu,nuk i hyri njeriu ne hake,vetem hallet dhe zori i jetes e detyroi te flijohet, per femijet e tij zoti e preht ne paqe.ky eshte trime e kaluar trimit sepse e vuri me jeten e tij,jo si politikanet qe bejne te nentedhjet e nentat dhe hiqen si shkerdhata, hpokrita e shpirtezinje, keta te fundit jane kriminel keta i kane bere, e vazhdojne ti bejne gjemen popullit shqiptare brenda dhe jashte kufijeve, dhe nuk eshte ky piloti, si tha kryeqelbesira,kanceri dhe me i poshtri i te gjitha koherave sali psikopat berisha.sokol feka eshte hero,trime e fisnik, sa qe nuk ka politikan qelbesire te ketije vendi ta mbaje me goje
    zoti e prehte ne paqe sokolin dhe ishalla mortja rente mbi kokat e gjithe politikaneve te ketije vendi.

  8. dardania says:

    u preht ne paqe piloti shqiptare qe hallet e problemet e shtyne te flijohet.keta plitikanet qelbesira bejne mire qe ta mbyllin llapen se si kane marre punet po vjene ora e tyre qe eshte ora e ferrit. sokoli nuk i hyri njeri ne hake ne fund te fundit kete hashashin te huajt e pijne per qejfe, ne pse mos ta tregtojme nga halli. sokoli eshte trime, hero e fisnike.

  9. Blendi Fevziu says:

    Po po… Pirdhni pirdhni se liroheni. Kur ky me 70 mijeke/muaj ka liste ne dyqan po ata me pension?? Lajme idiote qe nuk thone asgje te re, nderkohe qe justifikojne amoralitetin e pergjithshem dhe mungesen e nhe kaste te mirefillte ushtarake

  10. aleko says:

    Oficer elitar 5here i dekoruar merr 500dollar nga te cilat vjysma shkon per qira.cngelet per te ushqyer familjen nje zot e di,mjerim i madh dhe te jeshe ne nje detyre kaq te rendesishme…dhe pastaj thone pse tentoi te perfitonte nga perdorimi i droges qe ka qene masive ne shqiperi deri edhe lideret me te medhenj te vendit…A mjere ne!…

  11. Likja says:

    E keni gabim o komentues te nderuar! Kete teveqel nuk e ka derguar fukaralleku, por ndonje idjotesi e tij, apo urdheri i ndonje politikani mafioz i cili do ta kete futur ne kurth. Nuk iu ka bere pershtypje ajo cka thote avokati Spartak NGJELA?

  12. Qemali says:

    Ngushellime te sinqerta familjes.
    O njerez, a e dini cdo te thote te marre nje pilot 500 dollare. Ai nuk e di nese do kthehet gjalle apo jo, kur niset ne fluturim.
    Shikoni rrogat e ushtarakeve, se jane katandis nen nivelin e Berishes se pare. Ushtaraket jane me rrogat, nga me te ultat ne Shqiperi.

    1. shkodrani malesor says:

      Miku im,profesioni i ushtarakut eshte nder me te sigurtit(persa i perket rrezikshmerise),me shume kan vdekur nga aksidentet ne guzhinen e shtepise se ne detyre,pastaj persa i perket pageses eshte e vogel ne cdo profesion dhe jo vetem ne ate te ushtarakut.Atij qe nuk i pelqen rroga e Shtetit,te punoje ne sektorin privat dhe te mos mbesi tere kohen nen tutelen e Shtetit.VETEM TE PA AFTET PUNOJNE NE SHTET.

  13. Teta says:

    U bene dy dite qe po degjoj kete histori,jo lista jo shtepi me qera jopo luante kumar.I ndjeri kishte qene me fat qe ne profesionin e tij te behej mjeshter me ndihmen e shtetit per te gjitha trajnimet qe kishte kryer.Po ju pyes cilit nga ne ju dha shansi qe ne profesionin e tij te trajnohej ne te gjitha shtete e Europes? Shum pak ne mos asnjerit jasht fushes ushtarake.U zgjata per te thene qe atje ne Malaga nuk e coi as halli dhe as mos pasja, por me sa duket vetekenaqesia dhe siguria ne profesionin e tij.Le te germojne organet kompetente dhe do ta gjejne aresyen, qe ne te mos shtyjme kohen ne kete forum. Faleminderit

  14. beni says:

    Ore jeni ne rregull a jo.Fukarelliku nuk e justifikon krimin.Ai merrte 530000lek plus fitimi nga puna e dyte dhe nuk eshte pak per nje familje.Nuk e njoh por se mos ka patur qejf ndonje gje tjeter dhe varet sa leke conte ne shtepi.Edhe une kam qene oficer por punoj nga mengj….deri ne darke per te mbajtur familjen.Ushtaraket kane qene qytetaret me te edukuar por sot kane ndryshuar kohet dhe arrijne te merren dhe me droge….
    .TURP.

  15. agostin says:

    Me vjene keq per vdekjen dhe per familjen e tije ,por nje “intelektual” te marri nje aventure te tille kaq te rrezikshme ,eshte e pafalshme si familjare qe ishte.Sa pr “fukarallekun” e tije ,besoje qe ka shume me fukarej seq ishte ai , por “tafmaja e madhe ” te len pa asgje, Ngushllime familjareve te te ndjerit.

  16. muli says:

    E mbeshtes komentin e Popullit,njerezit e mire ikin nga kjo bote,maskarenjte dhe mafia po e mbajne peng kete vend.

  17. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Ah,lekat!-po ja te bejme nje hesap prej hallvaxhiu;-rroga mujore 53.000 l/muaj,paga e biznesit te pastrimit 30.000l/muaj,minimale,paga e gruas 20.000l/muaj,honorarat e fluturimit 20.000l/muaj,pra gjithsej 123.000l/muaj,(te reja) ose 1.230.000 l/muaj,me duketse eahte nje e ardhur modeste per familjet tona,plus te ardhurat qe merrte nga toka ne fshat,nuk justifikohet tradhetia per ca para me shume. -Ky milet tere jeten eshte shitur per pak para,e si rezultat ka qene i pushtuar prej 2000,vjetesh.

  18. Al says:

    Ore une nuk e kuptoj sido qe te ishte ai, i mire i keq i varfer i pasur mori ate qe kerkoi me ndergjegje te plote e ka bere e me vjen keq per familjen e tij qe i la ne mes te kater rrugeve.. po nuk kuptoj disa ketu qe hane mut e gjykojne jetet e zgjedhjet e te tjereve. Shikoni punen tuaj boll folet po shikoni ato jetet tuaja pas kompjuterit qe ju jep force te llapni. Pisa njerez!

  19. mustafa says:

    Komentues të nderuar. Nuk mendoni se i ndjeri gjithçka mund të kish gabim nuk mund t’a ç’bëjë? A nuk mendoni që ky njeri që punonte në atë profesion ishte i keqpaguar, i keqtrajtuar prej shtetit të cilit i shërbente? Njerëz pa moral, bëjnë moral. Turp! Nuk është në traditën tonë të fyejmë kujtimin e të vdekurit. Njerëz perversë që krahasojnë profesionin e pilotit me atë të bahçevanit. Ky shtet duhet ti trajtojë me respekt ushtarakët e familjet e tyre, të paktën siç i trajtonte në kohën e diktaturës. Mgushëllime familjes së tij e 1 000 herë turë tërë qeverive në këtë vend për atë çka i kanë bërë këtij vendi e populli.

  20. elton says:

    Edhe 600 Euro sikur te merrte nuk dalin me pagu qirane,me mbajt kalamajt dhe gruan pa pune. Kushdo qe pretendon te jetosh me dinjitet me aq leke, eshte pall k…

    Ai eshte hero qe me aq aftesi sa kishte nuk shkoi mercenar neper terrorista po u be shofer taksie i droges.

  21. drejt says:

    PILOT ELIT NE SHQIPERI, ME RROGE QESHARAKE. TURP PER BESE PER SHQIPERINE. MASKARENJE QEVERITARE. NE TERE BOTEN PILOTET PAGUHEN MIRE, SIDOMOS ATA USHTARAK. NUK FLASE PER PILOTET E KOMPANIVE PRIVATE. FAQEZINJE QEVERITAR. ESHTE PER TE TE ARDHUR KEQ QE DISA KOMENTUES KANE DESHIRE TE “HANE” SHUME, NGAQE JANE TE ZGJUAR. LETE HANE MEQENESE JU PELQEN. NGUSHELLIME FAMILJES DHE FEMIJEVE JETIME. MINISTRIA E MBROJTJES TE MBLEDHE MENDJEN DHE TE PAGUAJ PILOTET, SE DO DETYROHET T’I MARRE ME QERA E TI PAGUJ 100 FISH, KESHTU SI PO I LENKAN PA BUKE FAMILJET E TYRE. SIQ DUKET NDOSHTA ME SHUME KUSHTOJNE TE VDEKUR PER QEVERITE TONA.

  22. mirel says:

    Epo me mire piktor se major
    me mire doctor se major
    me mire actor-(e) se major
    dhe major dhe pastrues
    absurditet shqiptar.
    Politika e qelbur e Shqiperise. Te kriminalizon qe ne ekzistence.
    Lyrashet si puna e ministrave te meparshem e te sotem, qe nga buajt me zile si Arben Imami, nga qente e terbuar si Saliu dhe nga arrogantet drogaxhinj si Edi Rama , te gjithe keta mostra qe perfaqesojne klasen perbindeshe politike, keta te gjithe jane shtruar kembekryq mbi gjakun dhe hakun e gjithe shqiptareve, duke detyruar “majoret” te pastrojne lokalet.
    Skandal shqiptar.
    Ironia eshte se misteri I fajit qendron te Feka, pa pyetur njehere I kujt ishte helikopteri I perdorur ne Spanje, kush ishte piloti tjeter, apo personi tjeter.
    Helikopteri do gjendet kollaj, Feka nuk e mori me vete.
    A ka marre ndonje urdher te pakundershtueshem qe te niset urgjentisht per ndonje mission secret ushtarak??
    Kush fshihet pas Majorit qe hante buen me Liste:
    Vetem shteti- Ai eshte fajtori.

  23. aqo says:

    Te gjithe diskutojme sipas mendjeve tona.Ai e dinte hallin e tij.Megjithate asnjeri nga ne qe japim mendime nuk do te ishte dakord per nje veprim te tille.Ja fundi.Neqoftese ai avion do te kishte vajtur ne destinacion a e mendoni sa jete njerezish te kishte marre?Kush do te pranonte qe te lumturohej me marrjen e jeteve te tjera?Sa mijera e mijera njeres jane ne kushtet e tij dhe mos me keq,cfare duhet te bejne,te merren me kete lloje pune?Ai ishte fati I tij ,te cilin e mori vete persiper.Tani e vuan familja e tij.Mendoj se nuk ishte kjo zgjidhja e duhur,aq me teper njeri I shkolluar dhe I dale.Me vjen keq per humbjen e jetes se tij,ngushellime famijes.

  24. injoranti says:

    nuk do flas per rastin ne vecanti, por ne pergjithesi. nje njeri i ndershem nuk merret me pislleqe,ky eshte mendimi im qofsha dhe i vetem.per sa i perket varferise ajo luftohet me pune dhe vetem me pune.do te thoni ku ta gjejme punen? edhe kjo eshte nje pyetje e drejte por qe ka dhe pergjigjen! duhet te emancipohemi si shoqeri se jemi shume mbrapa.ne jemi qe zgjedhim qeveritaret e korruptuar, kush na ka fajin? motivi i 21 janarit qe u vrane 4 vete ku eshte tani? pra nuk duhet ti shikojme gjerat vetem per vehte por duhet te mendojme me gjere.mos te shesim voten tek hajdutet per nje kothere buke ,se prape brenda e ke do ti marre shume fish.nuk do te zgjatem me shume se eshte shume e gjere si teme per tu diskutuar por duhet te jemi me te ndergjegjshem dhe me te pergjegjshem.

  25. Sokol says:

    53 mijë lekë dhe ka qenë graduar “Major”?! I lehtë i qoftë dheu dhe ngushëllime familjes.TURP,TURP,TURP politikes dhe qeverive te te gjitha bojrave.

  26. Banori Tiranes says:

    Cfare po shofim e po ndigjojme ky i shkreti (qe u be per rafmet) nuk ka ditur se cfare ka pasur helikopteri.Mund tja kene dhene si detyre shtetore? Gazetaret gjithe keto pyetje te shkojne tja bejne atij qe doli nga salla e parlamentit? Nje njeri i mire, hallexhi qe ra viktime e mafjes ne pushtet.

  27. genti says:

    Per nje familje nuk jan asgje 53 mij lek apo edhe 93mij leke.Kush eshte kryefamiljar e di mir sa duhet per nje jetese normale.Nje guzhinier paguhet 1000Euro ne muaj,qe rrezikun me te madh ka mos pres gishtin,po nje pilot qe rri ne ajer?po nje polic qe perballet me kriminele? Mendoni ne menyre racionale,jo me pathos

  28. kotesia says:

    I ndjeri u prefte ne paqe, nuk e gjykojme,po te kesh nje rroge mujore te nje piloti dhe te shkruash ne fletore, kjo me duket absurde, po ne te shkretet qe marrin 200 mije leke te vjetra si do ta kemi hallin, katandisemi me dhjamin tone, ushtaraket jane njerez te nderuar dhe respektuar,sidomos pilotet,ai i mori te gjitha me vete i ziu, la familjen ne pike te hallit, ne diskutojme si te na vije per mbare dikush e udhehiqte ate,atij i mori jeten,kurse ai tjetri jeton ne mes te lluksit dhe gjemb ne kembe nuk i hyn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje