Partia Demokratike nuk ka një vendim përfundimtar për të mbështetur Agron Dukën, deputetin republikan, si kandidat për Bashkinë e Durrësit. Duket se emri i Dukës është lakuar nga kreu republikan Fatmir Mediu pa një konsultim paraprak me PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, ndërsa strategjia e përdorur në këtë rast nga aleatët e demokratëve është ajo e faktit të kryer.
Burime nga PD shprehen për TemA se ende nuk ka nisur procesi i diskutimeve mbi kandidatët që do të garojnë për 61 njësitë vendore në zgjedhjet e 21 Tetorit, për më tepër që pritet që Lulzim Basha të thërrasë një takim me drejtues të partive opozitare për të formësuar një koalicion në mbështetje të kandidatëve.
Burime nga PD theksojnë se do të synohet që në zgjedhjet e 21 Qershorit të krijohet një koalicion sa më i gjerë në mbështetje të kandidatëve për kryetarë të njësive vendore.
Negociatat nuk përjashtojnë as PDIU-në e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, megjithëse ky i fundit nuk ka qenë prezent në potahujse asnjë nga takimet që Lulzim Basha ka zhvilluar me drejtues të disa prej partive opozitare.
Mësohet se ditët e fundit kreu demokrat Basha ka shpërndarë një urdhëresë në drejtim të drejtuesve lokalë të PD në rrethe për të testuar me strukturat e partisë emrat e mundshëm si kandidatë në zgjedhjet vendore dhe më pas ato do të marrin një miratim përfundimtar nga Kryesia e PD-së.
Në këtë kuadër duket se demokratët nuk kanë një vendim nëse duhet të mbështesin kandidaturën e deputetit Duka për të garuar për një nga bashkitë më të mëdha në vend, apo do të përzgjedhin një tjetër emër nga rradhët e tyre. Por burimet theksojnë se kandidatura e Dukës, ka marrë mbështetjen e ish-Kryeministrit Berisha, i cili vijon të ketë një ndikim absolute në vendimmarrjen e Partisë Demokratike. Kështu mësohet se përpara se kreu republikan Mediu të ofronte kandidaturën e deputetit republikan, ai ka pasur një konsultim me ish-kreun e PD-së, ku duket se ka marrë një mbështetje paraprake.
Përballë një situate të tillë, kreu demokrat Basha mësohet ti ketë kërkuar drejtuesve të PD-së në rrethe që të mos lobojnë për asnjë nga kandidatët e mundshëm përpara një vendimi final, sikundër të nisin testimet mbi emrat e lakuar dhe mbështetjen që ato kanë jo vetëm në strukturat partiake por edhe më gjerë. Paralelisht me këtë, çdo kandidati të vetëofruar apo të propozuar do t’I kërkohet një dëgjesë me grupet e interesit apo përfaqësues të shoqërisë për të paraqitur programin e tij në lidhje me drejtimin e njësive vendore dhe më pas do të kryhet edhe përzgjedhja e kandidatit që do të përfaqësojë forcën më të madhe opozitare apo koalicionin e drejtuar prej saj.
Pas shpalljes së Agron Dukës si një prej kandidatëve të opozitës për Bashkinë e Durrësit, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga Partia Demokratike. Kreu i degës së PD-së në Durrës Osman Stafa vë theksin në respektimin e statutit dhe proceseve demokratike për përzgjedhjen e kandidaturës për zgjedhjet vendore.
“Ditët e fundit, në mediat e shkruara dhe ato vizive, jemi njohur me emra kandidatësh potencial për të qenë pjesë e gareës elektorale për zgjedhjet vendore të ketij viti. Një fenomen normal kur për pak muaj fillon gara për zgjedhjet vendore. Gjej rastin ti falenderoj dhe përgëzoj në emër të Partisë Demokratike dega Durreës. Cdo njeri nga Ju është një vlereë e shtuar kontributesh dhe eksperiencash intelektuale dhe qytetare.
Sigurojme cdo qytetar dhe demokrat, që nga ana jonë ky proces në bashkpunim me Ju do të menaxhohet me transparence, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri, në emër të interesave qytetare dhe politike.
Janë vetëm proceset demokratike dhe statutore brenda PD dhe koalicionit të djathtë ato që do përcaktojnë kandidaturën fituese; një Kryetar të ri të Bashkisë Durrës, i cili do ketë detyrën e vështirë por fisnike ti japë një zhvillim të qëndrueshëm dhe një frymemarrje qytetit, pas këtij krimi urban dhe zhvillimore që ka pësuar Durresi.
Prandaj ju sigurojmë se do të përzgjidhet ai kandidat i cili jo vetëm ka përkrahjen e qytetarisë Durrsake, por ofron zgjidhje konkrete dhe afatgjata për qytetin dhe në emër teë qytetarëve.
Ky fluks vlerash dhe kontributesh është një garanci dhe shpresë për qytetin dhe për forcën tonë politike dhe tregon përgjegjësi dhe besim për fitoren e padiskutueshme”, thekson përmes një deklarate kreu i degës së PD-së në Durrës. /gj.k/
Pirdh ne uje, te behet flluge, o krietar.
Akoma ska ik nga partia ky? Ik or Bashe futja vrapit se e kuptoj edhe Sala qe ti he klluf
Sa ndryshime do kete qyteti i Durrsit me zgjedhjen e njerit prej ketyre dy kandidateve, Zoti Dako dhe soti Duka? Une parashikoj: Zgjedhja e zotit Dako, qutetaret do ngelin ne vend numro. Per te gjetur nje vend pune nuk do te egzistoje meritokracia, por do vazhdoje gjithmone miqesia. Zoti Dako mungesen e gjatesise e zevendeson me autoritetin e Burrokratit.
Zoti Duka eshte njeri i afte per biznes dhe nuk i mungon zgjuarsia e nuhatjes ne politike. Duka nese vjen ne Bashkine e Durresit, nuk vjen si politikan, as nga mbeshtetja e Fatmir Mediut, por as nga mbeshtetja e mafjozeve te P.D. Ne radhe te pare vjen si bisnezmen. Ka fatin se ka influence te madhe ne Durres nga lidhjet familjare, qe kjo rrezikon aleancen P.S. L.S.I.
Rezultati i Dukes ne Bashkine e Durresit do te jete akoma me i ulet se i Dakos, jo nga paaftesia e tije, por nga kushtetet e veshtira qe do i krijoje politika.
Duka eshte Republikan, por do mendoje per militantet e tije, pastaj per te L.S.I. Ngelen te fundit militantet e P.D. Partite e tjera te maxhoranses do kene nje dizekujliber te madh ne Durres. Partia e Floririt fuqizohet akoma me shume me ane te katalizatoreve te saje.
Vota per bashkiakun e Durresit eshte vote per plazhet ne Gjirin e Lalzit. Ne zonen prej 5000 ha te NB se Sukthit, zone ku mund te futen Durresi dhe Tirana se bashku, e qe duhet te kthehet ne zone te mbrojtur, ne fakt atje do te luhet beteja e se ardhmes dhe pasurimit te klases politike. Durrsaket kane te drejte me vote tani ose kurre me, te zgjedhin nese kjo zone do te zhvillohet sipas rregullave te rrespektimit te natyres, apo do te ndahet mes klaneve e fiseve te politikes, e me ne fund do te betonohet ashtu si plazhi i vjeter i Durresit.
O durrsak gjeni nji qe te ket origjinen nga Durrsi.
Edhe Kristo, edhe Treviso, edhe frenk e njohin situaten nga brenda.Sigurisht me e mira do te ishte qe Dako te largohet.Bashkia e Durresit te ndryshoje me ne fund.(Per kete atij do t i ofrohet nje post i larte nga Kryeministri)Nuk mund te dale bosh nje njeri paralli , tashme pjese e oligarkise(??).Problemi eshte se cili do te vije nga opozita.Them se Duka.Kjo do te sillte fundin e PD ne Durres, po me refleksion edhe me gjere.Kjo do te tregonte se PD nuk ka me, se ata qe e uzurpuan PD ne fillim te viteve 2000 s ishin demokrate por rendes te parave te rritur neper vende ku korreshin parate pa kontroll e pa ndeshkim.Njerez te rritur ne sheshin e tragetit(arene gladiatoresh kush te shqyej kundershtarin)
Tashme eshte teper vone.Natyrisht durrsaket , kur s do te kene pulen do te hane sorren.Nje pjese, me indiferentizmin qe i dallon, mund edhe mos votojne.Por ne te gjitha rastet, Dako duhet te ike.Ai manifestoi nje injorance(miopi) qe do te mbetet proverbiale.Ne asnje nderhyrje nuk ka qene pozitiv.Cdo gje e ka bere mbrapsht.Betonizim vrastar(vazhdim i tre paraardhesve qe nga Gorea),Pallatet ne Koder Vile,dendesimi i tyre te Berryli, Katrahura te lulishtja 1 Maji, vula e fundit e shkaterrimit te zones se Plazhit, mungesa e nje projekti dhe politike territori qe po i merr frymen qytetit te dyte ne vend, sjellja me dy bulevardet dhe me sheshin kryesor dhe ndoshta te vetem te qytetit jane faje qe do te mbeten te pandeshkuara.Pak shprese ka me Duken.Vetem se do te ndal shkaterrimin e asaj pak qe ka mbetur, por enigem do te jene zona te tera ne veri , deri ne derdhjen e Ishmit.S mund te them nese do te jete ne gjendje te vere rregull ne ndertimet dhe se do te jete ne gjendje te shfrytezoi mendjet profesionale me integritet.Te presim e te shohim.Dega e PD Durres do ta kete te veshtire mbeshtetjen e tij, po rruge tjeter nuk ka.Vec duhet te jete e kujdesshme se rreth kryetarit te ri gelojne figura te tera humbesish qe e shtrydhen per interes te tyre.Aty s ka me qytetari durrsake, as ish pronare , as ish te perndjekur.Te presim si do te vije pranvera.
A E PATE SONTAZHIN PER KRYETAR BASHKIE GURRMAS ZENI LULJETA BASHA 14 PERQIND TURP I BOTES DEL E FLET SI KENDES I ZENE PER GRYKE PORDHI PD PLAKU I VICIDOLIT ESHTE I TRULLOSUR VJEN RROTULL KOT NE I UROJME QE NE QERSHOR POPULLI TJA MBUSHI LEGENIN PLOT E PER PLOT ME LENDEN HELMUSE LUFTARAKE QE KA VETEM NJE EMER MUT