Serbia i jep pa zhurmë nënshtetësinë rivalit të presidentit palestinez Mahmud Abas

1 Shkurt 2015, 20:40Rajoni TEMA

Palestinezi i fuqishëm Mohammed Dahlan – një sekser për investimet nga Gjiri Persik në Ballkan – familja dhe pesë mbështetës të tij, u bënë shtetas serbë ndërsa lufta e tij për pushtet me presidentin Mahmud Abas përshkallëzohet.

Qeveria e Serbisë pa zhurmë i dha shtetësinë Muhamed Dahlanit, rivalit kyç të presidentit palestinez Mahmud Abas dhe këshilltarit të princit trashëgimtar të Abu Dhabit, zbulon Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN).

Dahlan, gruaja dhe katër fëmijët e tij, një nip dhe pesë mbështetës kryesorë politikë fituan nënshtetësinë në periudhën midis shkurtit 2013 dhe qershorit të vitit 2014, sipas dokumenteve nga Gazeta Zyrtare e shtetit të analizuara nga BIRN-i.

Qeveria mund të japë shtetësi për të huajt në seanca të mbyllura të kabinetit, nëse kjo konsiderohet se është “në interesa të shtetit”, pa dhënë shpjegime të hollësishme publike.

Dahlan ka merita për lehtësimin e investimeve të premtuara të Abu Dhabit në vlerë prej miliarda eurosh në Serbi. Megjithatë, qeveria në Beograd nuk ka pranuar të japë shpjegime nëse kjo është arsyeja për dhënien e shtetësisë për 12 palestinezët që nga viti 2013, ku të gjithë kanë lidhje me politikanin e fuqishëm.

Vëzhgues me përvojë të çështjeve të Lindjes së Mesme sugjerojnë që Dahlani mbase planifikon ta shfrytëzojë Serbinë si bazë për të nisur sfidën e tij kundër Abasit, liderit aktual të Autoritetit Palestinez (AP).

Dahlan, ish-shef i sigurisë së Autoritetit Palestinez është konsideruar nga shumë njerëz si trashëgimtari i qartë i Jaser Arafatit, por humbi para Abasit. Ai u përzu nga nga partia politike Fatah në vitin 2011, pasi Abasi e akuzoi atë për korrupsion dhe madje la të kuptohej se mund të ketë qenë i përfshirë edhe në vdekjen e Arafatit.

Autoriteti Palestinez ngriti padi për shpifje kundër Dahlanit, i cili në atë kohë jetonte në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), pasi ai kritikoi lidershipin e Abasit dhe forcat e sigurisë së Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor. Në mars të vitit 2014 ai u dënua me dy vjet burgim në mungesë.

Mijëra mbështetës të tij dolën në rrugët e Gazës në dhjetor, për të protestuar kundër hapjes së një tjetër çështjeje gjyqësore kundër Dahlanit, këtë herë se dyshohej të kishte përvetësuar 22 milionë dollarë. Këtë javë ka pasur përleshje të tjera në Gaza ndërmjet mbështetësve të Fatahut dhe atyre të Dahlanit.

Një zëdhënës i presidentit Abas tha për BIRN-in se kishin gjithashtu prova që Dahlani kishte urdhëruar vrasjen e gjashtë palestinezëve të tjerë, akuza të cilat priteshin të gjykoheshin në një gjykatë penale në muajin shkurt. Ai shtoi se autoritetet palestineze do t’i dërgojnë një letër proteste qeverisë serbe, duke i kërkuar të rishqyrtojë vendimin për dhënie të nënshtetësisë së tyre.

Ai tha: “Këto nuk janë fjalë. Kjo është një çështje gjyqësore me të gjithë dëshmitarët dhe dokumentet e duhura.”

Dahlani ka mohuar publikisht akuzat, por nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të dërguara nga BIRN. Mbështetësit e tij i konsiderojnë çështjet gjyqësore si asgjë më shumë sesa “procese për shfaqje” dhe të motivuara politikisht.

BIRN gjithashtu arriti të zbulojë se Dahlani po merr me qira një vilë luksoze në një lagje ekskluzive të Beogradit të parapëlqyer nga diplomatët.

Në këtë vilë, e cila deri kohët e fundit ishte shtëpia e ish-presidentit serb Boris Tadiç, është shtuar siguria para mbërritjes së Dahlanit në Beograd.

Nënshtetësia ‘si shenjë mirënjohjeje’

Qeveria serbe ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesave të BIRN-it për një shpjegim se pse ajo i ka dhënë nënshtetësinë Dahlanit, familjes dhe pesë mbështetësve të tij.

Por, Dusan Simeonovic, ish-ambasador në Egjipt dhe Palestinë, tha për BIRN-in se kjo lëvizje ishte e qartë që “ishte një shenjë mirënjohjeje për rolin e Dahlanit në realizimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Duke anashkaluar procesin standard, sipas Ligjit për Nënshtetësinë, qeveria mund t’i japë nënshtetësinë një individi, nëse kjo konsiderohet të jetë në interesin kombëtar të Serbisë.

Sipas këtij sistemi, një ministër propozon emrin, i cili pastaj votohet në seancë qeveritare me dyer të mbyllura. Vendimi nënshkruhet nga kryeministri ose zëvendësi i tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Ky proces ka nxitur polemika në një sërë rastesh, përfshirë edhe vitin e kaluar kur Sergej Kurçenko, një biznesmen ukrainas nën sanksione të BE-së, u bë shtetas serb pas një vendimi të qeverisë. Ministri i brendshëm serb nuk iu përgjigj kërkesave tona për konfirmimin e raporteve të medias se nënshtetësia e Kurçenkos ishte revokuar pas presionit publik.

Ky sistem është përdorur 52 herë në pesë vitet e fundit, më shpesh për t’u dhënë pasaporta muzikantëve, sportistëve dhe grave.

BIRN nuk arriti të gjejë ndonjë provë se personat që fituan nënshtetësinë përveç vetë Dahlanit dhe nipit të tij Shadi, kishin ndonjë lidhje me Serbinë apo e kishin vizituar ndonjëherë atë.

Megjithatë, të gjithë janë të lidhur ngushtë me Dahlanin.

Një studim botëror i rregullave të nënshtetësisë zbuloi se skemat për dhënien e pasaportave për “arritje të veçanta” janë të zakonshme.

Por një studim i Observatorit të Demokracisë së Bashkimit Evropian për Nënshtetësinë gjithashtu tregon se shumica dërmuese e vendeve aplikojnë kritere të tjera, siç janë banimi, dosje e pastër penale apo njohuri të mirë të gjuhës.

Pozicioni i Serbisë ndryshon në faktin se politikanët mund të aprovojnë nënshtetësi për sa kohë ajo i shërben “interesit shtetëror”, pa kushte të mëtejshme.

Mali i Zi hoqi dorë nga planet e tij për të dhënë nënshtetësi në këmbim të një investimi prej 500,000 eurosh pas presionit të BE-së dhe në vend të kësaj, tani ka një program të ngjashëm me atë të Serbisë.

Një zëdhënës i presidentit palestinez tha për BIRN se ata do t’i shkruajnë kryeministrit dhe presidentit serb duke u bërë thirrje që qeveria ta “ndalojë” vendimin e saj për dhënien e nënshtetësisë Dahlanit dhe grupit të tij.

Ai tha: “Sipas të gjitha rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare, kur dikush dëshiron të marrë një pasaportë nga një shtet tjetër, qeveria duhet të bëjë verifikime për t’u siguruar që kanë dosje dhe histori të pastër penale dhe jo thjesht t’ia japinë atë. Ata nuk e kanë pyetur palën palestineze për historinë e tyre apo nëse ata janë kriminelë apo jo.”

Nënshtetësia malazeze e Dahlani

Interesimi i Dahlanit për Ballkanin duket të ketë nisur në vitin 2006 kur ai, vëllai i tij i madh Abdrabou dhe nipërit e tij filluan të hapin kompani pronash të patundshme dhe firma ndërtimi në Serbi dhe Mal të Zi.

Sipas dokumenteve të regjistrit të kompanive të siguruara nga BIRN, Abdrabou Dahlan ngriti kompaninë e pasurive të patundshme “Alfursan” në vitin 2006 në Beograd dhe pastaj u shiti disa prej aksioneve djemve të tij, përfshirë Shadi Dahlanin.

Shadi gjithashtu drejton biznesin “Levant International” në Mal të Zi që është në pronësi të xhaxhait të tij Mohammed.

Ka pak informacione në lidhje me aktivitetet afariste të tyre në Ballkan. Ata nuk kanë bërë deklarata publike dhe dokumentet e dorëzuara në regjistrat e kompanive në të dyja vendet, të cilat i ka mbledhur BIRN, tregojnë se edhe pse kompanitë kanë kapital të konsiderueshëm, xhiroja e tyre është minimale.

Përveç kësaj, anëtarët e familjes mbretërore nga Abu Dhabi filluan ta vizitojnë Malin e Zi në vitin 2008 duke kërkuar mundësi investuese dhe sipas raportimeve të shtypit në atë kohë, Dahlan ishte në mesin e shoqëruesve.

Në vitin 2010, Dahlanit dhe gruas së tij iu dha nënshtetësi malazeze, edhe pse fëmijët e tij u refuzuan me arsyetimin se personat në varësi ekonomike nuk janë pjesë e skemës së “interesit shtetëror”. Dokumentet zyrtare tregojnë se dhurata iu bë me urdhër të kryeministrit malazez Milo Gjukanoviç, i cili e përshkroi Dahlanin në parlament si një “mik”.

Në letrën e tij ku Dahlanin, gruan dhe katër fëmijët e tij për dhënie nënshetësie, Gjukanoviç shkroi se palestinezi në fjalë ishte përgjegjës për ndërtimin e urave me familjen mbretërore Al Nahyan nga Abu Dhabi dhe “për ardhjen e tyre në Mal të Zi”, e cila solli investime të rëndësishme.

“Zoti Dahlan është një nga njerëzit më të respektuar në atë pjesë (Lindjen e Mesme) të botës dhe prandaj unë mendoj se duhet t’i japim atij dhe familjes së tij nënshtetësinë e Malit të Zi,” shkroi kryeministri Gjukanoviç

Dahlan dhe Abu Dhabi

Duket se pas kësaj vëmendja e Dahlanit u zhvendos në Serbi, ku ai ndihmoi në krijimin e lidhjeve të reja diplomatike dhe ekonomike midis princit trashëgimtar të Abu Dhabit, sheikut Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe qeverisë – të drejtuara në korrik 2012 nga socialisti Ivica Daçiç dhe zëvendësi i tij i fuqishëm nga progresistët, Aleksandar Vuçiç, tani kryeministër.

Dahlani u dekorua nga presidenti Tomislav Nikoliç me Medaljen e Flamurit Serb në prill të vitit 2013 për rolin e tij në “zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore midis Serbisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, sipas dekretit.

Zyra e presidentit refuzoi të japë hollësira mbi këtë në pyetjet e BIRN-it, duke shtuar vetëm se Dahlan ishte “bashkëpunëtor i ngushtë i sheikut Mohammed bin Zayed, i cili kishte kontribuuar në investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Vuçiç dhe Ministri i atëhershëm i Financave dhe Ekonomisë, Mladjan Dinkiç, vizituan Abu Dhabin në tetor 2012, ku u takuan me princin trashëgimtar.

Princi trashëgimtar sheiku Mohammed bin Zayed pastaj vizitoi Beogradin në janar të vitit 2013, ku u takua me Nikoliçin dhe vizitoi stadiumin e klubit “Ylli i Kuq” në Beograd me Vuçiçin dhe Dahlanin.

Vuçiç u kthye në Abu Dhabi në shkurt dhe tetor të vitit 2013, ndërsa Dinkiç në mars 2013.

Serbia hapi ambasadën e saj në Abu Dhabi në gusht të vitit 2013.

“Interesat e përbashkët” Lindje e Mesme – Ballkan

Ndoshta ilustrimi më i qartë i marrëdhënieve të ngushta mes Dahlanit, Gjukanoviçit dhe Vuçiçit u publikua në muajin mars të vitit 2014 në “Inlight Press”, portal arab lajmesh pro-Dahlanit, i cili u raportua se ishte bllokuar në Bregun Perëndimor nga Abasi më 2012.

Lajmi i publikuar raportonte se Dahlan kishte arritur në Beograd nga Kajro për të takuar anëtarë të qeverisë, dy ditë pasi progresistët e Vuçiçit shpallën fitore në zgjedhjet parlamentare.

Në një fotografi që shoqëronte artikullin, ai shihej i mbështetur në një divan bashkë me kryeministrin e sapozgjedhur Vuçiç dhe kryeministrin malazez Gjukanoviç. Në një tjetër fotografi të publikuar në të njëjtin artikull, Dahlan shihet duke qeshur bashkë me Vuçiçin.

Sipas këtij lajmi, ata diskutuan për “interesat e përbashkëta” në Ballkan dhe Lindjen e Mesme.

Kjo marrëdhënie luajti rol kyç në finalizimin e një sërë marrëveshjesh ndërqeveritare të nënshkruara ndërmjet Serbisë dhe Abu Dhabit, të cilat premtonin miliarda euro investime përmes kompanive të lidhura me familjen në pushtet.

Por këto marrëveshje rezultuan kontradiktore.

“Etihad Airways” bleu 49 për qind të aksioneve të linjës ajrore “JAT” më 2013, ndonëse u ngritën shqetësime nëse tatimpaguesit serbë morën vlerën më të mirë për para nga shitja e gati gjysmës së ndërmarrjes shtetërore.

Bujqësia e Al Dahras duhet të investonte 150 milionë euro përmes fermave shtetërore, sipas një marrëveshjeje të publikuar të nënshkruar me qeverinë serbe. Por pas protestave që nxiti kjo marrëveshje, firma nga Abu Dhabi vendosi të blejë aksione në një kompani në pronësi të manjatit serb Vojin Lazareviç.

Marrëveshje të tjera të mëdha në lidhje me bujqësinë, armët, teknologjinë dhe portet janë nënshkruar me kompani të lidhura me familjen mbretërore, sipas deklaratave të qeverisë serbe. Gjithashtu është paralajmëruar një projekt të madh me vlerë prej 2.8 miliardë eurosh i quajtur “Belgrade Waterfront”, një ortakëri kjo midis qeverisë serbe dhe një firme me bazë në Dubai.

Pavarësisht propozimeve mbresëlënëse, pak investime konkrete janë vërejtur në terren.

E ardhmja e Dahlanit

Xhonatan Shnazer, zëvendëskryetar i një grupi ekspertësh në Uashington ‘Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive’, paraqiti një përshkrim të detajuar të konfliktit Dahlan-Abas në një deklaratë për Kongresin, ku citohej se pasuritë e Dahlanit në Jordani ‘kapin shumën e 14.1 milionë dollarësh ose edhe më shumë’.

“Akuzat kundër Dahlanit për korrupsion nuk mund të kundërshtohen lehtësisht,” shkroi ai në raport. “Gjatë kulmit të procesit të Oslos në vitet 1990, ai dhe një grup ndjekësish të Arafatit kontrollonin kufirin e Gazës me Izraelin, duke vjelë taksa nga çdo kamion që hynte”.

Shnazer gjithashtu vuri në dukje se një raport 118 faqesh i publikuar nga kampi i Abasit, pretendonte që Dahlani kishte vjedhur “300 milionë dollarë të ndihmave të Shteteve të Bashkuara”.

Dahlani gjithmonë ka pretenduar pafajësinë e tij, por refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të BIRN të dërguara nëpërmjet avokatit të tij parizian, Sevag Torosian.

Avokati i tij tha për BIRN se akuzat për korrupsion ndaj Dahlanit që janë paraqitur në gjykatë, ishin “probleme kontabiliteti”.

Ai tha: “Për sa i përket akuzave dhe asaj që kemi dëgjuar në gjyq, çdo avokat dhe madje çdo student i drejtësisë do të kishte të njëjtën pyetje: Çfarë lidhje ka kjo me “korrupsionin”?

Ai shtoi: “Unë nuk përzihen me politikën, por megjithatë vë re se Dahlani është kundërshtari kryesor politik dhe pasardhës i mundshëm në rrugën e z.Abas. Ky është sulmi i tretë i Abasit mbi Dahlanin, që ka vetëm një qëllim: parandalimin e kthimit të Dahlanit në Palestinë”.

Grant Rumley, një koleg i Shnazerit dhe ekspert në çështjet palestineze, tha se zbulimet e BIRN-it sugjerojnë se Serbia mund t’i ketë siguruar një bazë Dahlanit prej nga ai mund të nisë “përpjekjen e tij për rrëzimin e Abasit”.

“Abas di se Dahlani është rivali dhe kërcënimi më i madh,” tha ai për BIRN.

“Fakti që Dahlani do të strehohej në një vend si Serbia është me rëndësi, sepse palestinezët kanë pasur marrëdhënie të gjata dhe të ngushta me serbët dhe Dahlani mbase po përpiqet të bindë një aleat tradicional të Abasit në anën e tij.

“Nënshtetësia serbe i jep Dahlanit dhe shoqëruesve të tij përparësinë e një tjetër baze operacionesh. Lindja e Mesme është e trazuar dhe Dahlani nuk mund të jetë gjithmonë në zemërgjerësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe, prandaj edhe streha e tij dhe kolegëve të tij në Evropë e forcon dorën e tij.

“Përveç kësaj, kjo e bën më të lehtë që Dahlani të takohet me zyrtarë perëndimorë dhe izraelitë në kryeqytetet evropiane, siç edhe raportohet se ka vepruar.”

Me pasaporta serbe, Dahlani dhe grupi i tij tani mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë BE-në, përveç se në Mbretëri të Bashkuar dhe Irlandë. Ministria e Brendshme refuzoi t’i tregojë BIRN-it nëse ndonjë nga shtetasit e rinj kishin marrë pasaporta.

Gazetari ndërkombëtarisht i njohur Xho Klajn shkroi në Revistën “Time” në janar për një takim të fshehtë midis ministrit të Jashtëm izraelit, Avigdor Liberman dhe Dahlanit në Paris.

A kishte udhëtuar Dahlani me pasaportë serbe? Ndoshta këtë nuk do ta dimë kurrë, por fakti që mund të shtrohet kjo pyetje është i jashtëzakonshëm në vete.

Vila në Dedinje

Prapa murit të lartë rrethues të sigurisë dhe kamerave të sigurisë gjithandej, gjendet vila luksoze në pronësi të shtetit, në lagjen elite të Beogradit, “Dedinje”, dikur e banuar nga ish-presidenti serb Boris Tadiç.

Këtu Tadiç u vendos pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale nga Tomislav Nikoliç, kandidat i Partisë Progresive të Serbisë, në vitin 2012.

Shtëpia administrohet nga “Dipos”, një kompani shtetërore e specializuar në qiradhënien e vilave luksoze për misionet diplomatike.

Gjatë kohës së Tadiçit atje, ajo kishte pamje krejt tjetër, ndryshe nga kalaja e sotme që kur Dahlani e mori me qira në shkurt të vitit 2014. Rreth 50 mijë euro janë shpenzuar për përmirësime të masave të sigurisë dhe rinovimin e shtëpisë, duke përfshirë edhe kamerat e sigurisë që monitorojnë rrugët përreth saj, sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN.

Dahlani nënshkroi një kontratë, të cilën BIRN gjithashtu mundi ta siguronte, me agjencinë qeveritare për ta marrë vilën me qira për 3,600 euro në muaj deri më vitin 2022. Kontrata është miratuar nga Drejtoria Serbe e Pronave, meqë shtëpia luksoze është në pronësi të shtetit.

Nuk dihet se sa shpesh ka qëndruar Dahlani aty apo nëse ajo është shtëpia e tij kryesore.

Shtëpia është vetëm dy dyer larg ambasadës së re palestineze, e përfunduar në verën e vitit 2014.

Nën udhëheqjen e komunistit Tito, Jugosllavia mbajti marrëdhënie të ngushta dhe miqësore me Palestinën dhe refuzoi të njihte Izraelin deri në vitin 1991. Ambasada është planifikuar të hapet në muajt e ardhshëm.

5 komente në “Serbia i jep pa zhurmë nënshtetësinë rivalit të presidentit palestinez Mahmud Abas”

  1. kuq e zi says:

    ky ne serbi ka sjelle kapital per te ndertuar nje beograd te dyte
    prandaj lind pyetja
    me mire ketij apo nishani enzo greggio-sos ??????

  2. Shqiptar says:

    Sikur shqiperia ta kish bere nje gje te tille tgfs me shoke do na kishin care trapin duke thene po shkojne drejt origjines por tani qe e bene serbet eshte veprim i zgjuar.serbet se kane per here te pare qe shkerdhehen nga muslimanet dhe ndihen krenar krali i serbise i dha vajzen sulltanit te turqis.me pak fjale vari tgfs

  3. deny ignorance says:

    http://rt.com/op-edge/227871-palestinian-orthodox-christian-bishop/

    The only Palestinian Orthodox Christian bishop in the Holy Land speaking about the suffering of Palestinian Christians, their unity with Muslims in the Palestinian struggle, about Orthodox Christian martyrs, and Ukraine.

    Archbishop Sebastia Theodosios (Atallah Hanna), 49, is the only Orthodox Christian archbishop from Palestine stationed in Jerusalem and the Holy Land, while all other bishops of the Patriarchate of Jerusalem are Greeks. The Israeli authorities had detained him several times, or stopped him at the border, and taken away his passport. Among all Jerusalem clergymen he is the only one who has no privilege of passing through the VIP gate in the airport – because of his nationality. “For the Israeli authorities, I am not a bishop, but rather a Palestinian,” explains his Beatitude. When talking on the phone he says a lot of words you would normally hear from a Muslim: “Alhamdulillah, Insha’Allah, Masha’Allah”. He speaks Arabic, and the Arabic for ‘god’ is Allah, whether you are a Christian or a Muslim.

    Your Beatitude, what’s it like being the Palestinian bishop in the Holy Land?

    Firstly, I’d like to confirm that I am the only Palestinian bishop in the Orthodox Patriarchate of Jerusalem. A fellow bishop is serving in the city of Irbid in the north of Jordan; and there are also several Palestinian priests.

    I take pride in belonging to this great religious institution that’s over 2,000 years old.

    My church has been protecting the Christian presence in the Holy Land and the sacred items related to the life of Christ and Christian Church history.

    I am proud of my religion and nationality, I am proud to belong to my fatherland. I am a Palestinian, and I belong to this religious people who are fighting for the sake of their freedom and dignity to implement their dreams and national rights.

    I support Palestinians and share their cause and their issues. We the Palestinian Orthodox Christians are not detached from their hardships.

    The Palestinian issue is a problem that concerns all of us, Christians and Muslims alike. It’s a problem of every free intellectual individual aspiring for justice and freedom in this world.

    We the Palestinian Christians suffer along with the rest of Palestinians from occupation and hardships of our economic situation. Muslims and Christians suffer equally, as there is no difference in suffering for any of us. We are all living in the same complicated circumstances, and overcoming the same difficulties.

    As a church and as individuals we protect this people, and we hope a day will come when Palestinians get their freedom and dignity.

    A Christian pilgrim holds a cross as he dips in the water after a ceremony at the baptismal site known as Qasr el-Yahud on the banks of the Jordan River near the West Bank city of Jericho January 18, 2015. (Reuters/Mohamad Torokman)
    A Christian pilgrim holds a cross as he dips in the water after a ceremony at the baptismal site known as Qasr el-Yahud on the banks of the Jordan River near the West Bank city of Jericho January 18, 2015. (Reuters/Mohamad Torokman)

    For those coming to visit the Holy Land there are few opportunities to see how hard the Palestinians’ situation is. What would you like to say to those wishing to understand better the Palestinian problem?

    The Israel authorities treat the Palestinian people in a way we can never accept or approve, first and foremost because Israel treats Palestinians as foreigners, as if we were strangers in our land.

    Palestinians have never been strangers either to Jerusalem or to the entire homeland. Israel is an occupation force which treats us as visitors or some temporary residents. But we are the native people of this land. We didn’t come here, we have always been here. In contrast, Israel appeared out of the blue.

    They are treating us as if we came here from elsewhere, as if we accidentally and recently strayed into this land. But we are the rightful owners of this land. We didn’t intrude into Israel. Israel intruded into our lives in 1948, and in 1967 it occupied Eastern Jerusalem. We have been here long before Israel. By the time Israel came here, our forefathers had been living here for many centuries.

    This is why we cannot accept Israel treating us like strangers to our own homeland. I shall be honest and say it over again: both Christians and Muslims suffer the same from the Israeli authorities.

    Is visiting Jerusalem as difficult to a Christian Palestinian from the West Bank as for a Muslim?

    They don’t ask if a person arriving from Beit Jala or Ramallah to Jerusalem is a Christian or a Muslim. They only ask one question, “Do you have a permit to enter Jerusalem or not?”

    The pass allowing a Palestinian to enter Jerusalem is issued by Israel. No one can come through without one. In pursuing its racist policy towards the Palestinian people Israel disregards different confessions. We are all targeted just the same. It all depends on getting a pass, whether you’re a Christian or a Muslim.

    We all are their targets.

    On top of that, Israel took control of a lot of property of the Orthodox Christian Church and is interfering with the internal affairs of the Church. They put pressure on the Palestinian Christians in all sorts of ways trying to force them to leave.

    There is only one cause of suffering for both Christians and Muslims in the Holy Land.

    The recent attack on the French satirical magazine triggered a wave of anti-Muslim marches in Europe. Netanyahu walked in the front row of such a march. What it your attitude to what happened?

    We denounce the attacks in Paris which were committed by the people allegedly representing a particular religion.

    But they do not represent any religion – they are murderers.

    This attack was committed by the people, who claimed to have faith, but they definitely don’t represent Islam and cannot act on behalf of Islam, they only do harm and hurt the image of Islam through what they do.

    At the same time, we denounce just as much terrorist operations in Syria and Iraq as we denounce the terrorist attacks in Paris.

    Those who committed the terror attack in Paris and elsewhere, belong to the same groups that are engaged in terrorism in Syria and Iraq and attack sacred places, desecrate churches and kidnap religious leaders.

    They attack women and children in Syria, Lebanon and Iraq.

    We were witnesses of the terror act in Lebanon’s Tripoli just days ago which killed dozens of innocent people who were at a café.

    We condemn the terror attacks in Paris and we equally condemn any such attacks in any part of the world. We strongly oppose the idea of connecting these attacks to Islam.

    We are currently preparing for an international conference that religious figures – Christian, Muslim and Judaist – from many countries will take part in to assert that we, the representatives of the three monotheistic religions, are against terror, fanaticism and violence used under religious slogans. The conference might take place in Amman, Jordan.

    To a Western mind, Allahu Akbar sounds like a threat. What do Christians of the Holy Land think about them?

    We Christians also say Allahu Akbar. This is an expression of our understanding that the Creator is great. We don’t want this phrase to be related to terrorism and crimes.

    We refuse to associate these words with massacres and murders.

    We speak against using this phrase in this context. Those who do, they insult our religion and our religious values.

    Those using these words while taking some unreligious, unspiritual, uncivilized actions are harming the religion.

    Allahu Akbar is an expression of our faith.

    One must not use these words for non-religion-related purposes in order to justify violence and terror.

    Christian priests hold a Christmas Midnight Mass at the Church of the Nativity in the West Bank town of Bethlehem December 25, 2014. (Reuters/Ammar Awad)
    Christian priests hold a Christmas Midnight Mass at the Church of the Nativity in the West Bank town of Bethlehem December 25, 2014. (Reuters/Ammar Awad)

    Do people say Allahu Akbar in church?

    Of course.

    For us, Allah is not an Islamic term. This is a word used in Arabic to indicate the Creator who’s made the world we are living in. So when we say Allah in our prayers we mean the Creator of this world.

    In our prayers and pleas, in our Orthodox Christian religious ceremonies we use exactly this word. We say, glory be to Allah in all times. We say Allah a lot during our liturgy. It’s erroneous to think that the word Allah is only used by Muslims.

    We the Arab Christians say Allah in our Arabic language as a way to identify and address the Creator in our prayers.

    Is this all about Christ? Was he the one to provoke a religious split in the Holy Land? Christians and Muslims recognize that Jesus Christ had been born, and they are awaiting his second coming, and the judgment day. Jews deny this however, and await their Messiah.

    We Christians believe that Jesus has already come. We have recently celebrated Christmas as a reminder that Jesus came into this world, that he was born in Bethlehem, and began his road here in the Holy Land for the sake of all mankind, and for the salvation of the world.

    So as far as we are concerned, Jesus has already come.

    Jews believe that he hasn’t come yet, and await his coming. This is the main disagreement between Jews and us. We believe that Jesus has already come, whereas they don’t.

    Despite this fact, we are not at war with Jews. We do not express aggression against Jews or anyone else in the world, despite any differences in our beliefs.

    We pray for those who disagree with us.

    When Jesus came into this world he didn’t tell us to hate, ignore, or be at war with one or the other; he didn’t tell us to kill this one or that one. He gave us one very simple instruction: to love one another. When Jesus told us to love one another this love wasn’t conditioned by what a person was like, or what he was doing. If we are indeed true Christians it is our debt to love all people, and to treat them with positivity, and with love.

    When we see someone who’s sinful, lost, and distant from Allah and from faith, someone who acts wrongly, then it is our duty to pray for him although he might be different from us and our religion. When we have religious disagreements with people we pray that Allah would guide them the right way. Hatred, anger, and accusations of having a wrong faith are not a part of our ethics as Christians. This is the key disagreement and difference between the Jewish religion and ours. The Jewish religion that had existed before Christ is the religion of people who were awaiting Jesus’ coming. Many Jews followed him, yet there were those who didn’t believe in him, and rejected him.

    We know that Jesus was persecuted, and so were the early Christians. For instance, Herod the King killed thousands of babies in Bethlehem thinking that Jesus would be among them. The book of the Acts of the Apostles, as well as sacred tradition, talk about numerous instances of persecution of early Christians.

    Despite that, we see each person who disagrees with us on religion as our brother, our fellow human. Allah created all of us, he gave us life, therefore it is our duty to love each person, and to pray for those who are mistaken or are misunderstanding, so that Allah would guide them the right way.

    Is that why Christians and Muslims are persecuted?

    We don’t divide the Palestinian people based on who is Christian and who is Muslim, who is religious and who isn’t, who is left or what party they are a member of. We don’t divide the people based on convictions and religion.

    For the resistance it doesn’t matter whether they are Muslim or Christian.

    Regardless of what their political views may be, all Palestinians actively support the idea that the Palestinian people should be able to exercise their rights and achieve their dream.

    Yes, a number Christians have been killed since 1948 to this day. Some Christians have been driven away from their houses. Some Christian villages have been completely destroyed, and now there’s not a single house or resident there, for example, Al Galil in the Golan Heights.

    Many churches have been attacked in Jerusalem; there have been attempts to seize their property and lands.

    There are Christians in Israeli prisons – not as many as Muslims, but there are some. The Christian community is smaller in general, but we have our own martyrs who were killed and prisoners who spent years and years behind bars.

    Christians suffer under the Israeli occupation just the same as Muslims – the entire Palestinian population suffers under it. They don’t distinguish between us.

    Are there any special aspects when it comes to Christians living in the Holy Land?

    Here’s one of the many examples, connected to the Russian Orthodox Church.

    The Holy Trinity Cathedral located in the western part of Jerusalem belonged to the Russian Orthodox Church, but after 1948 Israel used the situation in Russia to its advantage and seized some of the buildings around the Cathedral, using them as police quarters and a prison with torture practices.

    When someone says “moskobiya”, referring to something connected to the Moscow Patriarchate, something holy and spiritual, the first thing that comes to the mind of a Palestinian living in Jerusalem is torture, police, interrogation and prison.

    In Nazareth, for example, the word “moskobiya” is associated exclusively with the old Russian school where the Palestinian cultural elite, scientists and politicians studied. Although it was closed after the 1917 Revolution in Russia, its fame lives on.

    So it’s only for the Palestinians in Jerusalem.

    What do Palestinian Christians, I mean Orthodox Christians first of all, think of the Ukraine crisis?

    Overall, we are deeply concerned with the divide in Ukraine. We still believe all Ukrainian Christians must stay within the fold of the Mother Church that is the Moscow Patriarchate.

    I wish the Ukraine crisis would resolve through dialogue so that we see reconciliation and an end to violence and bloodshed.

    Christians do not need wars, killings and massacres. This political crisis must be resolved in a peaceful way. The Church must work hard to ensure that the divisions are bridged and overcome.

    The Orthodox Church in Ukraine is strong because most of the people preach Orthodox Christianity.

    Divisions must be healed. We really hope that the efforts by the Moscow Patriarchate and the Patriarchate of Constantinople will help to re-unite the Ukrainian Church.

    I believe the split can be reversed and those who broke away could come back. But in order for that to happen we need humility, belief and strong will.

    We pray for the Orthodox Church in Ukraine.

    The statements, views and opinions expressed in this column are solely those of the author and do not necessarily represent those of RT.

    1. O shoku !Ti ke shkruajtur per Temen apo per CNN Amerikan

  4. shqiptar says:

    tgfs nje korrak merr pashaporte ortodokse nga vellezrit e tu cfare mendimi ke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje