Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një sfidë të përbashkët me qytetarët luftën ndaj korrupsionit. i pranishëm në lançimin e strategjisë anti-korrupsion, Rama i drejtoi një apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë me raste konkrete korrupsionin apo fenomene korruptive.
“Në një vit e gjysëm kemi hapur një front të re reformash dhe kemi çelur kantiere të mëdha transformimi rrënjësor.
Nëse ka një vecori të përbashkët në të gjithë këto kantiere që kanë të bëjnë me riorganizimin dhe qeverijen e territorit, rritjen e kujdesit shëndetësor, edukimin e me rradhë bujqësinë, me turizmin, kulturën, padyshim me gjithë mekanizmin e mbledhjes së të ardhurave të shtetit, kjo veçori është se këto reforma do të japin rezultatet e tyre në afat të mesëm dhe afat të gjatë”, theksoi Kreu i Qeverisë.
Ndërsa e konsideroi këtë proces reformash si një front të gjerë të një përpjekejeve për të modernizuar shtetin dhe për ta bërë Shqipërinë shtet funksional, Rama tha se për të luftuar korrupsionin duhet ecur në dy binarë paralelë.
“Duhet të ecim në dy binarë paralele, duke thelluar reformat, duke transformuar sektorët, të bëjmë të mundur që ti vënë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe në një binar të dytë që të bëjmë një aleancë me qytetatërt për të luftuar korrupsionin.
Deri më sot kanë munguar vullnetet për të luftuar këtë fenomen, pasi shumë nga denoncimet kanë rënë në një vesh të shurdhët, në një gropë të madhe letrash. Kjo platformë e re e denoncimit të korrupsionit edhe përmes telefonit, kapërcen burokracitë, pasi në momentin që kur qytetari merr guximin të bëjë denoncimin, ankesa shkojnë në të njëjtën kohë në 4 drejtime të ndrsyhme, që janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe përgjegjësia shkon në nivelin më të lartë, përfshi këtu Kryeministrin dhe ministrin.
Ndaj është e pamundur që ne t’ia dalim pa këtë bashkëpunim, që ne ta lëmë Shqipërinë të vazhdojë të jetë preh e një perceptimi të tmerrshëm të cilin e ushqejmë nga pak të gjithë sëbashku, duke pasur të gjithë prirjen të themi se kërkojnë lekë, por pa e goditur korrupsionin bashkarisht, pa e denoncuar atë ku ai shfaqet.
Përmes kësaj strategjie ne ndajmë atë mori fjalësh dhe thashethemesh nga faktet konkrete”, theksoi Rama.
Në vijim ai shtoi se sot regjistrojmë mbi 500 zyrtarë që janë në process penal për korrupsion dhe një numër edhe më të madh masash administrative.
“Vetëm brenda policisë së shtetit kemi rreth 11 % të të gjithë trupës së saj, që ose janë proceduar penalisht ose administrativisht për korrupsion ose për shfaqje që bien ndesh me etikën dhe ligjin.
Kemi vendosur një standard të ri transparence dhe respekt për ligjin. Sot është e papranueshme që një ministër të shpërndajë, sikur ka pronën e të atit lejet për hidrocentrale apo lejet minerare.
Besoj se është e qartë se nëse kemi 65 % më shumë referime për vepra penale të korrupsionit, kjo nuk mjafton. Sado ti rrisim shifrat në këtë drejtim, sërisht është e pamjaftueshme, nëse nuk krijojmë një trysni sociale ndaj këtij fenomeni. Kjo trysni mund të krijohet vetëm nëse qeveria dhe qytetarët bëhen një, në këtë betejë.
Nëse qytetatërt nuk do e përdorin këtë armë, por do vijojnë të ankohen në mënyrë të përgjithshme, apo duke ushqyer perceptimin e korrupsionit, nuk ka shanse që kjo luftë të na japë rezultate të shpejta”, theksoi Rama.
Në këtë drejtim ai përmendi rastet konkrete kur denoncimet e qytetarëve kanë dhënë rezultate konkrete.
“Keni parë rastet e vjedhjeve nga punonjësit e postës të parave të qytetarëve në zonat e varfra në lidhje me pagesat e energjisë. Këta punonjës poste i vidhnin paratë qytetarëve, të cilët denoncuan fenomenin pasi OSHEE i kërkonte faturat e pagesave të energjisë. Nëse nuk do të bëhej ky denoncim ne nuk do të merrnim vesh se cfarë po ndodhte, ndaj çdo kush që ka në dorë një celular ka në dorë armën për të luftuar korrupsionin”, apeloi Rama. /gj.k/
Ti ke problem LSI-ne o zoti Rama. Ilir Meta nuk e harron zakonin, eshte si puna e ujkut.
ik ore ple cfar aleance kerkon ne qytetaret apo me popullin qe igenjeve nje here dhe sdoti genjesh kurr me ifute ne burgje per energjin ju hoqe buken egojes cdo njeriu ne shqipri dhe jashte sajna ju rrezove shtepi dhe biznese ile papun epa nishan dhe tani perseri ske turp tedalesh si kulsheder nga strofulla ku jeni futur dhe tekerkoni alanca tereja me qytetaret igenjeve shqiptaret duke ju premtuar se shqipria dote rilinde po ti rilinde vetem papunsin ringjalle vrasje grabitje perdhunime rilinde minime shtepish e biznese rilinde fabrika droge shpike transporte droge me avjon dhe helikopter natrego se cfar tengeli paber ojkafsh enje specje tevecant ne tok cfar fati paskemi ne shqiptaret qe nara kjo kafsh per hise tmerr vetem nje gje ka rilind rilindja kamarr emrin e lindes dhe linda lindi zausin kaq
E keni gabim zoti kryeminister, korupsjoni ka lindur nga pushteti, nga klasa politike dhe eshte legjitimuar ne parlamenti dhe i pagezuar nga gjykatat qe e kane kthyer ne qendre bisnesi luften kunder korupsjonit dhe drejtesise. Qytetaret kane humbyr besimin ndaj drejtesise keshtu nuk mund te jene pjese apo faktor qe te luftojne korupsjonin qe lidhjet e tyre te cojne ne zyrat e pushtetit dhe politikes. Eshte qelbur peshku nga bishti se koka e ka mare fera uraten.
Mire e ke ti zoti Rama, Po na thuaj njehere: si shpjegohet qe e bere vilen tani qe u bere kryeminister? Mos valle tani re ne para me shumice?
Apo do na thuash qe kur ishe kryetar bashkie kishe vetem 300 dollare ne llogari bankare !!!! Po tani sa e ke llogarine bankare? He pra fol ti i pari kunder korrupsionit. E ke nje celular ne dore — informoje shtetin
Ketej haleance me shkaktarin e protestes se 21 janarit, dhe ketej kerkon te beje aleance me qytetarin? Politike ku rafsha mos u vrafsha, heeeee?
Po ata qe u burgosen se s’kishin para per t’u ngrohur ne dimer, c’mendim kane?
Lajmeroni korrupsionin, qe te dime se prej kujt te ruhemi
Si the ti, si puna e ujkut? E kujt ujk… e ketij ketu poshte?
[youtube http://www.youtube.com/watch?v=cIpcUc1L-GY?feature=player_detailpage&w=640&h=360%5D