Kanalet e infektimit të një krize të mundshme greke në Shqipëri

1 Shkurt 2015, 20:03Politika TEMA

Në qershor 2012, depozitat në valutë në sistemin bankar shqiptar shënuan një rritje të fortë mujore, jo sezonale, me rreth 6.5 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, më e larta e viteve të fundit. Rritja, në pjesën më të madhe erdhi nga largimit i depozitave nga bankat greke, si rrjedhojë e frikës së daljes së Greqisë nga euro në prag të zgjedhjeve të asaj kohe. Me emigrantët shqiptarë në Greqi, që vlerësohet se kanë kursime që arrijnë deri në 2 miliardë euro, një pjesë e parave të larguara nga shteti fqinjë erdhi në Shqipëri.

Historia duket se po përsëritet, megjithëse në përmasa më të vogla. Kursimtarët dhe bizneset greke po tërheqin para nga bankat me ritme që nuk ishin parë që nga kulmi i krizës së mesit të vitit 2012. Mediat e huaja raportojnë se sistemi bankar greke ka të ngjarë të kërkojë një linjë emergjence huaje, teksa kursimtarët po i tërheqin eurot e tyre, si rrjedhojë e frikës së një krize të re.Ministri grek i financave ka nxituar të thotë se sistemi bankar është i sigurt, megjithëse ai ka pranuar se po shtohen evidencat se të pasurit po transferojnë para jashtë vendit. Vetëm në dhjetor 2014 vlerësohet të jenë larguar 2.5 miliardë euro.

“Probabiliteti i një largimi të parave nga bankat është shumë i vogël; publiku e kupton që depozitat janë të sigurta,” tha ai, duke shtuar se rreth 70 miliardë euro janë larguar nga vendi që kur kriza ekonomike shpërtheu pesë vjet më parë.

Ndonëse Shqipëria mund të përfitojë nga kjo valë e parë e largimit të parave nga Greqia, duke pritur një pjesë të tyre, në një afat më të gjatë, nëse kriza nëvendin fqinjë përshkallëzohet dhe shteti helen rrezikon daljen nga euro, kanalet e infektimit në Shqipëri do të jenë disa:

-Rreziku i parë lidhet me ndikimin që mund të ketë situata e paqartë në ekonominë e Greqisë, qëështë tashmë e dobësuar nga recesioni, që po zgjat prej gjatë vitesh. Ndonëse Shqipëria i ka diversifikuar marrëdhëniet tregtare, duke u orientuar drejt shteteve të tjera, sërish lidhjet e bizneseve të jugut me Greqinë janë të forta, ndërsa tregtia është gjallëruar sërish muajt e fundit. Më i ndjeshëm do të jetë ndikimi përmes kanalit të emigrantëve, papunësia tek të cilët mund të rritet, duke i detyruar të kthehen në atdhe, ose të dërgojnë më pak remitanca. Greqia është shteti më i madh, ku jetojnë e punojnë emigrantët shqiptarë, me mbi 500 mijë të tillë.

Ndonëse shteti grek prej disa vitesh po vuan një krizë të thellë ekonomike dhe borxhesh, ai kryeson në Shqipëri përsa i përket stokut të investimeve të huaja direkte për vitin 2013. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, Greqia ka një stok të investimeve të huaja prej 1.07 miliardë eurosh në fund të vitit 2013, me një rritje prej 40% në raport me një vit më parë. Nëse shteti grek vijon në bjerë më shumë në krizë, efekti do të ndihet dhe në investimet e huaja në Shqipëri.

-Rreziku i dytë lidhet me përhapjen e krizës në të gjithë eurozonën. Përvoja e pas 2008-s ka treguar se ndonëse Shqipëria nuk është e integruar shumë financiarisht me eurozonën, ajo nuk është e imunizuar ndaj tronditjeve të saj. Një tjetër krizë në eurozonë, e shoqëruar me një zgjatje të recesionit do ndikonte dhe Shqipërinë, që ka si tregun kryesor të eksporteve dhe importeve të saj, pikërisht Bashkimin Europian (përkatësisht me 61% të importeve dhe 78% të eksporteve).

-Kanali tjetër i ndikimit është përmes sistemit bankar. Një përshkallëzim i krizës financiare në eurozonë do t’i bënte bankat me kapital perëndimor më të kujdesshme ndaj bijave të tyre në Europën Juglindore, një dukuri që pas një qetësimi në 2013-n dhe pjesën e parë të 2014-s u përkeqësua sërish në muajt e fundit, duke e dhënë efektin në tërheqjen e bankave nga kreditimi dhe financimi i borxhit të qeverisë shqiptare.

Bankat me kapital grek, nga ana tjetër, janë nën dilemën e mëmave, të cilave po u kërkohet nga Banka Qendrore Europiane që të zvogëlojnë ekspozimin e tyre në rajon. Në fund të tremujorit të tretë 2014, pesha e aktiveve të bankave me kapita grek përbënte 17% të totalit të sistemit. Gjithsesi, bankat me kapital grek në Shqipëri janë të pavarura nga mëmat, teksa burimet kryesore të financimit, ato i sigurojnë nga depozitat dhe jo nga linjat e mëmave.

Monitor

20 komente në “Kanalet e infektimit të një krize të mundshme greke në Shqipëri”

  1. kuq e zi says:

    shqiperia duhet te beje te ditur kush jane bankat greke ne shqiperi te cilat fshihen pas siglave…
    kursimet tona mund te shkojne ne greqi per forcimin e likuiditetit atje edhe pse per ligj nuk munden por bankat njihen per fintet e tyre ndaj ligjeve gjeja me e mire do ishte qe kursimtaret shqiptar te largoheshin nga keto banka dhe qeveria nuk duhet te sillet si berisha qe deklaroi se kursimet ishin te sigurta pastaj e dime si perfundoi ne 97-ten

  2. Zigur Qarri says:

    Rreziku i Shqiperise eshte borxhi publik,heqja me ligj e tavanit prej 60% per borxhin publik nga qeveria Berishes dhe rritja e metejshme nga qeveria aktuale.Rritja e metejshme borxhit publik,pergatit skenarin grek.
    Borxhi publik shte shkaku kryesor i krizes greke.

    1. Pelasgian says:

      Borxhi Publik(Borxhi I shtetit ne fakt) eshte nji Mega Piramide . Truffa sic i thojne Italianet .

      Pse duhet te marr borxh “shteti” ??? Taksat ku perfundojne ????

      Sherbimet ^????? ASNJE SHERBIM !!!!

      1. Zigur Qarri says:

        Pse duhet te marr borxh”shteti”???Kot nuk e ke vene ne thonjeza.
        Sepse nuk esht shtet,por pushtet,qe merr borxh per veten,por ia lajn te tjeret.

  3. tfgs says:

    500mije koke shqipfoles ushqehen ne Greqi,por edhe 1mln te tjere presin me goje hapur kotheren e alvanosit Hasan[Niko,sic quhen te pabeset]…………..
    dhjetra te tjere kurohen ne spitalet greke[pasi ne vatan doktoret i kishin hequr ‘fillin”…..],pa harruar edhe qeset[pako] me ilace drejt atyre ne Alvaia…………
    dhe pas gjithe ketyre te mirave por dhe shume te tjerave,na del suniti Zike e ben profesor leshin………..!!
    Sa per ”kanalin” infektues ,ose percues te krizes greke ne shqiperi,artikull shkrues e di ti mer gyel se sa evro ushqehen ne Alvania per nje vit,ne Greqi i harxhojne per nje muaj sta bouzoukia per karafila dhe uiski……………

    1. Gjinika says:

      Perseri ti goje-qenef?!

    2. Thanasi says:

      O TemA,a do t’i mbyllni keto kanalet infektuese ?!-Fillojeni me kete ketu siper ju lutem se ma zuri barku kompjuterin !

    3. ai qe Q, ne byth turkobythen. says:

      Akoma nuk paske ngordhur poushtako

    4. Realiteti says:

      Mjekesia greke eshte nje monstra mjekesi.Ata shpellare raciste ia muaren zemren te ndjerit,Ilia Karelit dhe bene nje gjeste kriminel te papare ne medicinen boerore.Ne kete shtet jevgjish dhe hajnash priten termete te tmerrshme, qe do kete pasoja edhe per rajonin dhe me gjere.

  4. Gjyshi says:

    Zigur Qarri :

    Borxhi publik ,
    nuk eshte borxhi i popullit .
    Shteti qe ka monedhen e tij sovrane Shpenzon gjithmone ne defiçit .
    60% eshte nje nga Kriteret e mastriktit .
    Amerika e ka 200% borxhin …………………
    Lexo me shume ,
    dhe mos i beso gazetave ………………………………..
    Se leku eshte i imi ? Kujt ja kam borxh ?
    E keqja e greqise eshte Euro ,
    Me monedhen e saj nuk do te ndothte kjo Kriz me Greqine .
    Nuk me inereson greqia ,
    por Fenomeni grek …………………………….. dhe ai i shteteve europiane ,

    1. Zigur Qarri says:

      Borxhi nuk eshte i femijve,por i Babait!Nuk eshte vene kot kufiri 60%.
      Shqiperia vertete ka monedhen e vet,por nje monedhe te konvertueshme.
      Leku eshte mall,ne borxhin e shtetit qytetaret jan borxhlij indirekt.Meqe
      shteti eshte rregullator ne ekonomi,nga borxhet e shtetit varet edhe vlera e monedhes.Borxhi i mirefillte do kthehet,kurse borxhit shtetrore
      i jepet mundesia te rifinancohet me borxhe te reja,per sa koh qe ka investitore te interesuar.Kur ekonomia greke nuk ishte me e besueshme per investitoret,ekonomia shqiptare kurresesi.Kjo shkakton rritjen e kamatave per kredite,ul vleren e bonove.Rusia llogaritet te kete 400 miliard Euro rezerva,fakt qe i jep shtetit te luaje rrolin e investitoreve.Por per sa koh?Rubla eshte shvfleftesuar,rezervat ne valute jan ne renie,çmimet jan ngritur,,ekonomia ne ngerç,kapitalet po eksportohen ne Perendim,
      kredimarresit nuk jan ne gjendje te paguajn kredite e tyre…etj.
      Imagjino,Rusia me pasuri astronomike po zvarritet,po vendet e tjera dhe sidomos ato qe nuk kan industri konkuruese dhe jan te varur nga energjia.
      Nuk eshte fajtor Euro per krizen greke,por pagat fiktive dhe rendimi i sektorit publik si edhe finacimi i sektoreve strategjike,megjithese jo rentabel.Edhe Mali i zi dhe Kosova perdorin Euron,por pagat i pergjigjen ekonomise.Me Dhramine Greqia nuk do te kishte falimentim,sepse do kishte mundesi shvleftesimin e monedhes se saj,por krize po.Shvleftesimi i monedhes vendase kur mungojn edhe investitore e lejn ekonomine peng te Bankava te huaja qe te marrin shpirtin.
      Ekonomia greke nuk ka baza strategjike,konkuron me mallra te njejta si i gjith rajoni perreth qe ka krahun me te lire te punes se Greqia.
      Ndersa rasti Amerikes eshte rasti i vendeve te superzhvilluara qe nuk vuajn kurre per investitore,fakt qe shihet tani ne ekonomine Amerikane,ku
      Dollari eshte mgritur ne nivele shume te larta.

  5. janine says:

    Shqiperia duhet te marre masat e veta sic perfitoi greqia nga renia e sistemit komunist ashtu duhet te perfitojm dhe ne nga kriza e greke.Ketu duhet perdorur zgjuarsia dhe jo frika.nga kriza qe ka zoteruar greqine influeca e ssj ne B.E.eshte zvogeluar dhe sic po shkon do te zvogelohet akoma dhe eshte ne favorin tone ne rast se nuk merren masat e duhura do te ket ndikim negativ dhe tek ne

  6. shqiptar says:

    shqiptaret qe depozitojne leket ne banka greke jane idiote por edhe emigrimin e bene gabim ne vend te iknin ne 90 ne usa kanada apo vendet e perendimit se rruget ishin te hapurua dhe me lehte per te kerkuar azil dosjet pranoheshin por edhe letrat ekonomike vajten edhe shkuan ne greqi kur greku ikte per vete refugjat qendruan ne nje vend ku nuk u njihej puna pensione punonin si kafshe per 2 mije dhrami dita kur ne perendim do merrnin 5 fishin atje greket perfituan nga emigrantet shqiptare duke i shfrytezuar ne kulm

  7. kuq e zi says:

    po ti o anastas nuk kometove njehere artikullin po vetem slogane rraciste nxore nga goja…
    sikur te jesh nje skandinav duke ditur qe greket e bardhe jane shqiptaret dhe sllavet e asimilume

  8. Arben says:

    MUHABETE HORDHA PORDHA.

  9. Arber Iliri says:

    Pergatituni te keni nje kthim te ri te familjeve shqiptare nga Greqia.

  10. Sala says:

    Më pëlqen, që Shqipëria e batakut dhe e llumit, ka frikë se mos “infektohet nga kriza greke”…(???!!!) Hahahahahahaha…të qesh apo të qaj…???!!! Këta pseudoanalistë të ekonomisë, që shkruajnë çfarë u pëlqen (si në kohën e Enverit), janë si ata pseudonacionalistët “patriotë” që predikojnë racën “ariane” të shqiptarëve, si bazë të kulturës evropiane…(???!!!)

  11. nbca anticensurë abc says:

    gjysho deri diku ke të drejtë,por mos harro se disa herë vitin e kaluar amerika ska pasur par për të paguar administratën!!
    “greqia po të kishte monedhën e vet nuk do kish problem”,me ose pa monedhën tënde po e keqpërdore atë nuk je në gjëndje të paguash borxhin,bile nuk je në gjëndje të paguash as kamatën e borxhit!!kjo ka ndodhur në gërqi e gjithandej!
    është një zinxir që po u mbingarkua këputen hallkat!!
    dhe po u këputën o gjysho e di që nuk është më zinxhir!!
    bankat nuk kanë më para,nuk mund të japin kredi,shteti nuk mund të paguaj ata që kanë punuar për të,ata nuk mund të paguajnë puntorët e tyre,e puntorët nuk mund të blejnë prodhimet e të tjerëve!!inflancioni është një farë rregullatori por po u rrit shumë është njëlloj sikur diarrenë të përpiqesh ta ndalësh duke futur gishtin e bogël në bythë!!

  12. pjetri says:

    ziguri ka te drejte dhe duket qe ka njohuri per ekonomine, te tjeret hajne mut kot se ashtu i pelqen te kalojne kohen .ne vitin 2015 dhe me shperthimin gjigant te teknologjise dhe informacionit ka akoma njerz qe duan te ngelin idiot.te gjithe lindim te tille por nje pakice ngelet po idiot.tek ne duket se esht nje virus i pasherueshem.ekonomia esht nje shkence ekzakte dhe shprehet me shifra ,numra.disa te prekur nga virusi flasin gjithmone me nje kopetence apsolute te bazuar themelisht ne HAMENDJE.nje pjese e mire e ekonomise sone deri dje mvarej dhe nga leket e refugjateve.ndonse shifrat nuk jane te sakta por nje e treta e forces puntore te shqiprise ndodhet ne greqi akoma .nuk mjafton kjo por edhe sikur te kthehen neser do jen perseri “te perbuzurit e shoqerise”sepse zgjodhen ket vend fqinj per te emigruar.universi mund te ket nje fund po hipokrizia dhe injoranca nuk jam i sigurte qe te ket fund ,thot ajshtani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje