Britania vendi i parë në botë: Voton ligjin PRO fëmijëve me tre prindër

3 Shkurt 2015, 17:45Lifestyle TEMA

Britania është bërë vendi i parë botë që ka miratuar ligjin për atë që quhet lindja e fëmijëve me tre prindër,  ose foshnjat IVF, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese favor të teknikës  së diskutueshme dhurimit mitokondrial.

Gjatë një debati, që zgjati rreth 90 minuta, deputetët në të dy anët e dhomës folën plot pasion në favor të procesit, i cili kombinon ADN-në e tre njerëzve në një embrion, mënyrë që të lejojë gratë që kanë ç’rregullime mitokondriale për të pasur fëmijë të shëndetshëm.

Edhe pas pikëpamjeve të kundërta, në fund të debatit, 382 deputetë votuan në favor të një amendamenti që  e bën teknikën ligjore, me 128 vota kundër.  Votimi me  këtë shumicë  dërrmuese ishte më i madh se sa pritej.

Rregullorja tani do të kalojë Dhomën e Lordëve, e cila pritet të japë miratimin brenda dy javëve të ardhshme. Ligji, lejon licensimin e dhurimit mitokondrialë,  cili do  të hyjë në fuqi tetor, duke hapur  kështu rrugën për licencën e parë që do të lëshohet më vonë këtë vit dhe lindjen e parë të një fëmijë me tre prindër  2015-ën.

Por ligji ka hsur në kundërshtime të forta si nga njerëzit religjoz por edhe nga disa shkencëtarë.

Një shkencëtarë i lartë paralajmëroi  se kjo procedurë,  që lejon krijimin e të ashtuquajturave “foshnje me tre-prindër” përmes fertilizimin in vitro (IVF)  në fillim të vitit të ardhshëm është shqetësues. Foshnjet mund të lindin parakohe dhe nuk ka asnjë siguri lidhur me shëndetin  e këtyre fëmijëve në të ardhmen.

Por Ministrja e Shëndetësisë Jane Ellison,  tha  se kjo procedurë do përdoret  vetëm për ata që kanë probleme dhe nuk do të ketë rrëshqitje të ligjit në lejimin e modifikimit gjenetikisht të foshnjeve që do të lindin. Me pak fjalë dizenjimin e fëmijëve “të së ardhmes”.

Ky ligj mund të aplikohet vetëm për sëmundje të rënda mitokondriale. Ky nuk është një shpat i rrëshqitshëm“,  u tha Ellison deputetëve në fund të debatit.

Për shumë familje të prekura kjo është dritë në fund të tunelit“, theksoi ajo.

Teknika përfshin zëvendësimin e mitokondrisë së sëmurë të një femre me një mitokondri të shëndetshme të marrë nga një dhuruese. Praktikisht në këtë proces do të kryqëzohen tre ADN, nëna, dhuruesja dhe i ati i fëmijës. Përgatiti: J.H

 

 

7 komente në “Britania vendi i parë në botë: Voton ligjin PRO fëmijëve me tre prindër”

  1. lulzullap bin bela al bashar says:

    Dmth kush tja ngopi.
    Ramy cbehet andej nga ju more?
    Po behet nami po behet. Ngjeshja tja ngjeshim. Si kafshet

  2. GAMORI says:

    ANGLEZET NUK KANE ZOT , AS HALELU , DHE AS JAWA, AS JUPITER DHE ZEUS PRANAJ BOJNE KETE LLIGJ KAFSHEROR DHE QENE (SIC KA QENE POLITIKA E TYRE ME GJITHE GLOBIN NE SHEKUJ ),pasi FEMIJA BOLL KA NENE se edhe BABAI ESHTE PER TE PRURE PARE ;QE AI TE USHQEHET EDHE ME 3VJEC E SIPER FEMIJA DUHET NE KOPESHT ME SHOKE E SHOQE TE RRITET DHE ME PAS NE SHKOLLE ME MESIME VJERSHA KENGE E VALLE POPULLORE SPORT NOT DHE PUNE DORE E INSTRUMENTA ME SHUME SHOKE E SHOQE DHE ME PRINDERIT REALE VETEM NATEN SE DITEN ATA E CMENDIN FEMIJEN E TYRE DHE AQ ME KEQ TRE GOMERE ME NJE FEMI TE NJOME QE I JAPIN POSHTERSINE E SHPIRTIT DHE TE AROMES SE TYRETE VESEVE TE TYRE !

  3. pjatalarsi says:

    Ligjet e natyres nuk mund te kompesohen me ligje juridike njerezore. Ashtu sic qelizat kane periudhen e tyre te vdekjes, (nje pjese e tyre nuk riprodhohen me), ashtu dhe disa shoqeri njerzore kane seleksione (grupime) njerezore afer vdekjes (jo riprodhimit te metejshem). Ja e shtyn dhe ca kete riprodhim, por keta femije jo-natyrore, a kane funksione te nje riprodhuesi normal?

  4. Blue Jasmine says:

    Allah allah eshte bere epruveta ,Zoti vete.

  5. Wtf says:

    Haha, Tre prinder, gjashte gjysher, dymbedhjete stergjysher, po vazhdun me kete rruge ingllezet, mbas 30 vjetesh do jene te gjithe kusherinj me njeri tjetrin ?

  6. Zef Kallami says:

    Me siguri keto do jen femijet Made in kolektivi.Bravo Britania krijuat kolektivin njerezor sot me tre,neser me nga 5 a 6 prinder.Mund te gjeni edhe ndonji UFO rruges dhe e akaparoni per lindje(prodhim) kolektivizim njerezor embrional.

  7. Saliu komunist i pabese dhe serb says:

    Anglezet kane kohe qe Jane bere lesh arapi, gjen cdo lloj rrace, mire do te ishte qe nje nga prinderit te ishte Majmun, ha ha ha dhe te linde njeriu qe do te ectee dy duar dhe dy kembe, pra jo me vettikalisht, ose duke zvaritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje