Mila Kunis u bë nënë vetëm 4 muaj më parë, por 31-vjeçarja dukej në formë më të shkëlqyer se kurrë pas lindjes së vajzës së saj Wyatt.
Aktorja, e cila ka marrë pjesë në premierën e “Jupiter Ascending” në Los Angeles, tregoi trupin e saj pa asnjë gjurmë nga shtatzënia, për të cilin duket se ka punuar shumë.
E veshur me një fustan të zi, Mila dukej me elegante se kurrë.
Megjithatë, veç siluetës së aktores, ajo që ra në sy ishte se ajo nuk shoqërohej nga i fejuari i saj, Ashton Kutcher, por nga kolegu i saj Channing Tatum.