Ministri për Kthim e Komunitete në kosovë, Aleksandër Jabllanovic, ka thënë se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, sepse sipas tij, për asnjë moment nuk ka shkelur ligjin dhe po ashtu, me deklaratën e tij, në asnjë moment nuk ka deshur të ofendojë nënat gjakovare.
Ai përsërit, se qëllimi i vetëm i tij ka qenë që të dënojë protestuesit në Gjakovë qe kanë hedhur gurë në drejtim të serbëve, dhe asgjë më shumë, raporton Zëri.
Kështu është përgjigjur Jabllanovic, në një intervistë dhënë për median serbe ‘Vesti’.
“Protestat dhe kërkesat për dorëheqjen time nuk kanë të bëjnë aspak me atë që e kam deklaruar”, ka shtuar Jabllanovic, i cili i ka quajtur protestuesit në Gjakovë ‘egërsira’.
Për këtë arsye dorëheqjen e tij janë duke e kërkuar me mijëra qytetarë, me ç’rast janë mbajtur tri protesta, dhe e katërta është thirrur për nesër (e mërkurë).
Për ‘Vesti’, ai është shprehur i sigurtë se edhe sikur mos të kishte thënë atë që ka thënë, protesta do të mbaheshin në Kosovë.
“Jam i sigurtë që do të kishte pasur protesta, vetëm se motivet do të ishin të një natyre tjetër”.
Ai madje ka thënë se organizuesi i protestës, Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron që në qeverinë e Kosovës të punojnë serbë në interes të serbëve.
Ndër tjerash, Jabllanovic ka shtuar se tërë kabineti i kryeministrit Mustafa, e di që këto protesta që po thirren në largimin e tij dhe për Trepçën, kanë tjetër qëllim: marrjen e pushtetit me dhunë.
Si nuk e vret trurin asnje? Ç’ eshte ky vend qe ka toka e njerez ne disa shtete rreth nesh. Pse nuk eshte e kunderta? Grabitja e Shqiperise nuk eshte bere para eres se re, por para 100 vjeteve. Serbet, greket, maqedonasit e malazest bejne si te pa ditur, si shejtan budalla e vazhdojne t’ i bien ne qafe vendit tone me pa te drejte. Historia flet ndryshe.
Kete e hek vetem Beogradi e harrut fusnoten Shqiptare Pô Atisarin e harrut kaq shpejta dhe nje blic kujtes se komandantin e PK emrohet me pelqimin e Beogradit dhe sa per informim ky komandanti i PK eshte i biri i UDB-ashit me te madhe te Vushtris.Kosova eshte nje koloni moderne e Beogradit ashtu si Algjerija me Francen,ku franca vendons per Algjirin
Atehere duhet te dale nje Avni Rustem kosovar te ta coje bythen tende ne servi o bythq.. mongol!!!!