Shkarkohet më në fund Jabllanoviç

3 Shkurt 2015, 17:32Rajoni TEMA

Ministri për Kthim e Komunitete në kosovë, Aleksandër Jabllanoviç, më në fund është shkarkuar.

Shkak për këtë u bë cilësimi i protestuesve shqiptarë në Gjakovë, “egërsira”, gjatë vizitës së kryeministrit serb Vuçiç në Kosovë.

Pas kësaj deklarate në Kosovë shpërthyen protesta të fuqishme, të cilat degraduan edhe në dhunë.

Njoftimi për shkarkimin e Jabllanoviç është bërë gjëtë një konference për shtyp nga ana e kryeministrit kosovar, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se tashmë Jabllanoviç nuk është më pjesë e qeverisë kosovare.

Shkarkimi i tij bëhet një ditë para protestës së paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe opozita, e cila kërkonte shkarkimin e ministrit serb./b.l

9 komente në “Shkarkohet më në fund Jabllanoviç”

  1. Shoku Rrok i Druve says:

    Aleksander per Aleksander, kjo historia e Jabllanoviçit, i ngjan hezitimit dhe mosshkarkimit te Meksit ne 1997 nga Sali Berisha. E njejta platforme! Intersant! Pike e zeze!

  2. Dardanet says:

    Bravooooo !Duket qe Kosovaret jane ngritur nga koma ,tani ato do ti vendosin fatet e tyre ,duke mos e lejuar Kryeministrin kukull ,si dhe
    Thacin te dale boje tashme ,te bejne cfare te duan .vetem me protesta do te shpetoje Kosova kreshnike, qe ka rene ne duart e njerzve te paafte.

    1. Jeronim de Rada says:

      Ne vend te ketij qe u shkarkua do te vije nje Jablanoviq tjeter!

  3. Artur says:

    po more Rrok leshi, njelloj jane, fajin e ka Saliu edhe per qeverine e Kosoves.

  4. ALEX says:

    Demokracia do te thote liria e fjales!Ntu u quajten “kokepalare” demostruesit e 21 janarit dhe nuk ndodhi asnji shkarkim! Saliu sle gje pa share ne parlament sa qe i detyron deputetet te dalin jashtesalles nga turpi kur ai e merr fjalen dhe nuk e gjen asgje! Merrni shembull nga demoshkerdhata neShqiperi!

  5. ikkkkk says:

    Bravo cunave per protestat .eshte mjet demokratik.po me vjen keq nqs e zevendsojn me noj “vic” tjeter…

  6. lili says:

    Ajabllanoviqi serbe shkoj,tash na mbetet me larguar jabllanoviqet shqiptare,qe vjen e rrahin popullin e tyre!

  7. kuq e zi says:

    normal qe do zevendesohet me vic tjeter sepse jane pjese e koalicionit por kjo tregoi se sheshi i tregoi qeverise qe kane nje dinjitet ndersa qeveria jo por prape arriten ta kuptojne qe nuk mund te djegin kosoven per nje serb
    me vjen mire qe opinioni publik ne kosove eshte me i ndjeshem se i yni nga kjo ane duhet te mesojme prej tyre
    nqs do kishim pas nje shesh te tille qeveria berisha do kishte ra tre here
    gerdeci
    kufiri detar
    21 janari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje