Ndërsa lideri i opozitës maqedonase është nën akuzë për spiunazh, në Youtube janë publikuar dy video-përgjime të bisedës që ai pati pak ditë më parë me kryeministrin Gruevski.
Biseda zhvillohet në zyrën e kryeministrit.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është filmuar duke i treguar kreut të qeverisë se disponon materiale që kanë të bëjnë me skandale të zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.
Këto materiale, video, përgjime telefonike e ambientale dhe shkresa zyrtare, të konsideruar si “bomba”, Zaev ka thënë se i ka siguruar nga shërbimet e huaja.
Biseda është përgjuar nga zyra e kryeministrit që më pas e ka shpërndarë atë në Yotube. Ajo nuk është e plotë.
Nga zbardhja e bisedës shihet se kryeministri Gruevski insiston të dijë se nga kush janë siguruar materialet.
Videoja është e 14 shtatorit të vitit 2014.
Agjencia e lajmeve INA ka zbardhur një pjesë të saj.
Gruevski : Ti më thua se këtë ta kanë dhënë të huaj ?
Zaev: Po të huaj, pra… të huaj.
Gruevski: Shërbim i huaj ?
Zaev: Shërbim i huaj… që normal nuk është nga vendet fqinje… por më larg.. shërbim i huaj.
Gruevski: Mirë.. Ti je parë më shumë herë me ta, dhe je bindur se është ashtu ?
Zaev: Po, po, jam bindur…
Gruevski: Prit tani, ti thua se nuk e ke xhiruar këtë, dhe se ta kanë dhënë? Të huajt ta kanë dhënë ?
Zaev: Ashtu pra…
Gruevski: Të huajt ti kanë dhënë. Të huajt mund të kenë qëllime dhe motive të ndryshme. Ndoshta ndonjë prej tyre ka xhiruar dhe se këtë e ka arritur përmes teknikave apo teknologjisë.
Zaev: Po ka variante të ndryshme, mundet, ashtu ashtu …
Se mos eshte Ilir Meta me Dritan Priftin.
mono-jo ishte rama me cakullin.
Εθνική Υπηρεσία Πληροφοριών, ΕΥΠ!
Video nuk perputhet me audion. Ku jane ata 3 ekspertet shqiptare?
Kete Zaevi e ben me qellim qe ta shantazhoje Gruevskin,kurse ne fakt i njejti thot se e genjeva me qellim,se mos deshi ai(Gruevski) qe te ia tregoj burimin e vertete?Kurse qeveria e incizon pa leje dhe e jep ne nje TV proserb qeveritar.Punet hallakame jane.Qeveria mundohet te ua mbyll gojen mediave qe mos ti nxjerin ne drite keto ,,bomba,, sepse qenka e ndaluar e qe ne fakt nuk eshte por vetem i frigojne.Baskepunetori i Gruevskit tinar z.Menduh Thaqi dhe PDSH fare nuk prononcohen tani,kurse atje ne Shqiperi vjen dhe shan te tjeret dhe paraqitet si shqiptar i madh.Jo me kot VMRO-ja i dha titullin Vojvoda Taci.
Shkupi, pse nuk flet per BDI-ne, e cila eshte tash e 7 vite ne qeveri me VMRO-ne, por merresh me PDSH-ne.
Pse nuk flet per turpet e BDI-se, per korrupsionin e tyre, aferat kriminale, rastin Monstra, rrahjet e shqiptareve ne Shkup, projektin etnocentrik Shkupi2014, per anashkalimin e gjuhes shqipe, per mungesen e investimeve ne viset shqiptare.
Merru pak me veten dhe partine tende, BDI, e cila ka deshtuar ne cdo aspekt
Duhet te jete montim, por duhet te pyesim
Ilir floririn si thote.
Duhen pyetur Ilir Meta dhe Armando Duka, se keto te dy mund t’a kuptojne eshte montim apo jo? Keto persona jane perhapesit e ketij virusi ne tere ballkanin.
jorgo-e ke gabim.regjisore ishte rama-kameraman cakulli e prifti-montazhker qiradhensi i rames janatullos qe po i mban mbledhjet ne kisha ortodokse.
E kan fallsikuar,duhet pyetur gjykata shqiptare.
Eshte i pafajshem Likja i Meros.