"Ylli pop" i ekonomisë greke

3 Shkurt 2015, 15:18Rajoni TEMA

“Vendi ynë nuk pranon të bashkëpunojë me trojkën”, tha ministri i ri i Financave të Greqisë , Janis Varoufakis të premten në Athinë dhe buzëqeshi.

“Ylli pop i ekonomisë” provokoi.

Me deklaratën e tij ai tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare. Kudo të gjithë pyesin: e ka seriozisht ai?

Retorika zbutet

Njeriut, i cili programin e shpëtimit të BE-së për Greqinë e quajti “waterboarding fiskal”, një metodë torture, në të cilën viktimat lejohet të mbushen me frymë vetëm rrallë, mund t’i besosh se i ka seriozisht ato që thotë. Por kryeministri grek, Alexis Tsipras u përpoq menjëherë në biseda telefonike me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe me Presidentin e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, që t’i qetësojë partnerët. Edhe Varoufakis e uli tonin në një bisedë që bëri pak më vonë me BBC. Sepse shumë grekë iu turrën bankave, nga frika për paratë e tyre. Banka Qendrore Evropiane ka kërcënuar që në fund të shkurtit do t’ua mbyllë rubinetin bankave greke, nëse deri atëherë Athina nuk bie dakord me kreditorët.

Deklaratat e tij përsa i përket bashkëpunimit me trojkën me sa duket janë keqkuptuar për shkak të përkthimit, tha Varoufakis: natyrisht që do të zhvillohen negociata me institucionet e veçanta të trojkës, me Komisionin Evropian, me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Qendrore Evropiane. Ai theksoi se do të flitej patjetër edhe me vendet e veçanta donatore. Ai thjesht nuk pranon të flasë me trojkën, e cila kërkon të imponojë një program në Greqi, i cili në vështrimin e qeverisë së tij ka dështuar. “Ne duam një program të ri, një marrëveshje të re për Greqinë”.

T’i jepet fund kursimit

Objektivi i tij është të reformohet Greqia. “Prej pesë vjetësh pret ky vend për reforma dhe nuk i sheh gjëkundi”, tha 53 vjeçari në një intervistë. “Përkundrazi, ne e deformojmë veten për shkak të programit të kursimit, i cili nuk merret me plagën kanceroze në ekonominë greke”. Veç kësaj ai kërkon t’i mbërthejë në fyt oligarkët dhe korrupsionin dhe të eleminojë imunitetin e taksave.

Varoufakis ndodhet tani para sfidës monumentale, për të rivendosur “dinjitetin e grekëve”: Alexis Tsipras dhe partia e tij Syriza premtuan në fushatë elektorale se do të rikthejnë në punë punonjësit e pushuar për shkak të programit të kursimeve. Veç kësaj, paga minimale do të shtohet me 40 përqind. Tani është Varoufakis ai që duhet të mbledhë paratë për këto masa. Si synon ta arrijë këtë, ai nuk e ka bërë ende të qartë.

Rreth 25 përqind e grekëve janë të papunë, tek të rinjtë papunësia është 50 përqind. Po të mos realizohen së paku disa nga premtimet e qeverisë, atëherë qeveria e Ciprasit do të humbasë shpejt besueshmërinë.

Jo vetëm njeri i teorisë

Varoufakis, i cili pasi ndoqi studimet e larta për matematikë dhe statistikë e mbrojti doktoraturën në ekonomi në Universitetin e Essex-it, ka pasur që herët kontakte me politikën.

Ai ishte këshilltar i drejtuesit të opozitës, Jorgos Papandreou.

Por u grind me të para zgjedhjes së tij si kryeministër më 2009.

Kur kriza shpërtheu para pesë vjetësh, ai e vështroi menaxhimin e krizës si mësues i shkollës së lartë, që nga Australia, Skocia dhe SHBA.

Në librin e tij “Minotauri global” ai kërkon një debat parimor në vend të aksioneve të shpejta të shpëtimit.

23 komente në ““Ylli pop” i ekonomisë greke”

  1. sokol says:

    Paguani borxhet ose pirdhuni nga zona euro.ska me thjesht se kaq.boll henret me luge floriri ne kurriz te te tjereve duke mos paguar taksa..

    1. Mbreti i Epirit says:

      YLLI MUUUUUT I GREQIS. Po mja na lodhet me korraket Orthodhoks Jevgiter, qe fshihen mbas Kryqit qe nuk e meritojne!!!!

    2. Dardan says:

      Ky mero bazo eshte greke apo na mbyti me lajme nga greqia

    3. toni says:

      cfare gazetare koti,(mesues ne shkollen e larte thote).o tope profesor ekonomie ne xarvard ka qene,ka qene manaxher ne bursen e australis dhe e fundit na e jep pak videon ku buzeqesh per ate thenjen qe tha.popull injorant

  2. --------- says:

    mir na i beni ju gazeta te shitura te qeverite qe na bombardoni me lajme kot fare para atyre lajmeve me serioze qe duhet te na informoni a thua se qendra e botes eshte greqia? ore po ndonje lajm per “plazhistat” bashkatdhetaret tane qe po mbyten nga permbytjet do na jepni ndonje her ju? apo ato lajme nuk “shesin”? mir te na gjej se ne shqiptaret jemi te lindur LLAFAZAN.o popull po mbytemi nga ujrat e lumenjve qe vet shkaterruam jo juve kullarua apo kravata ose gravata e ministrit grek,
    o popull skeni te hani skeni pune skeni rruge skeni uj skeni drita skeni spitale skeni shkolla skeni te ardhme per femijet tuaj ,,,,jo juve ne jemi me te lashtet ne ballkan, o popull po u vjedhin hapur politikanet tuaj po u detyrojne te merrni rruget e evropes naten ,,, jo juve ne jemi rrace e paster arjane kurse greket jane evgjit te ardhur nga siria dhe egjypti, zgjohuni se po u hedhin “shashka” qe tu terheqin nga gjera me serioze qe duhet te ngrem zerin dhe ti kerkojme se na takojne,ZGJOHU O POPULL SE U KAN KTHYER NE POPULL ZULU,,,,,,,,,,JO JUVE PRAP TE GREKET MUHABETIN.

  3. EleΥΘeriskeΨi says:

    na turperoi racen ky gabel

    1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      EleΥΘeriskeΨi (1)

      No comment !

  4. papa kristo negovani says:

    keta evgjitet e rinj jane ne muajin e mjaltit !!!!!!!

    prisni edhe pak kur ti shqyejne evgjitet e tjere

    se ju premtuan se evgjiteria eshte raca me e zgjuar……

  5. Pilo Lala says:

    Vorufaku eshte nje njeri pa edukate, qe i pelqen vetja, dhe jeton me endrra.
    Shteti Grek, dhe kushdo shtet, perfshi edhe Shqiperine, nukl behet dot pa rregulla te forta. Mendja e ndritur eshte vetem tek disiplina, lufta kunder korrupsionit, zbatimi Ligjit.
    Nuk ka vend ne nje shtet te “semure” per njerez te “mire”.
    Njeriu i mire le te rrije ne shtepi, por ne pushtet duhen njerez me disipline, horizont.

    1. Gjirokastriti says:

      A medet kush flet per kulture e dije!!!!!!!!!!!!!!
      Sikur te kishe nje perqind dije dhe kulturen e tij do ishe i nderuar.

      1. agroni says:

        Po te kerkosh mos paguash borxhet do kulture te madhe!? Ordiner – eshte nje fjal e vetme per kete Janis Varikaris.

        1. Pilo Lala says:

          Faleminderit Agron.
          Keta Greket, dhe trushpelaret qe jane ketu ne Shqiperi qe i mbeshtesin, nga hunda perpjete, po bien thelle, por duket sikur po fluturojne.
          Harrojne qe fluturimi eshte nga poshte-lart, ndersa lart-poshte eshte renje ne humnere.
          Megjithate jane aq te pafytyre, qe e lepijne vete ate qe peshtyn 2 dite me pare, nuk e lane te thahet, e duan te fresket.

    2. d.gorezi says:

      Eshte njeri modern ,shume I kulturuar ,nga ekonomistet me te mire te bursave ne bote ,shkencetar kesaj fushe.Te duket arrogant se ai po flet per ekonomi ,me nepunes qeverrish qe se kane idene per cka ai flet ,dhe rrine si te ndrydhur.por keshtu e duan evropjanet ,cfare fituam ne me servilizem.

      1. rexvl says:

        O Gorez edhe ky vari karet, eshte.Po ja te presim mos ben nonji thakme???Se mesaduket ska sy per qabe dhe ky ,nji mashtrus si kta te politikes tone eshte.

  6. ylli i shqiperise says:

    Keto lojra e putanes Europe tashme i ka dale boja .Ne fillin i bejne
    Terror Greqise dhe ne fund do ti falen .

  7. agroni says:

    Janis Varikaris te kujton politikanet tane,amator,te papergjegjshem, ordiner.Ra dhe greqia ne nivelin tone te 90tes, po ballkan.

  8. Ilyrians Comedy says:

    Ioanis Varikaripidakis …nje kokerr legeni ,injorant,SI Ministrat Tane ,NE vend qe TE Shikoje TE drejtat e Popullit Gracy Greek …
    Merren me Kaprico ,Per TE treguar qe jemi TE thjeshte …
    Thjesht Kok Lope …..Pitta Giros …

  9. Jorgo says:

    Ne kemi Cim Canin, ministrin e Adil Carcanit qe po e con kete vend nga fitorja ne fitorje. Habitem pse nuk kane kerkuar greket t’a marrin si konsulent te jashtem??? Jo per gje por eshte ekonomist i marksizmit dhe leninizmit, por mbi te gjitha ka keshilluar shume dhe Ramiz Aline dhe Arben Ahmetajn.

    1. krenar says:

      O Jorgo,Cim Cani ishte ministër i sistemit komunist, kurse Genc Ruli ishte brigadier i sistemit komunist!
      Kush është ndryshimi midis tyre?
      Përsa i përket Greqis, të shumtit e komentatorëve ja fusin pordhës dhe grin sallatë, sa të iki dhe kjo natë.

      O shqiptarë, le të shikojmë punën tonë se çfarë bëjmë ne si shqiptarë për tu rritur mirëqënja jonë? Asgjë!

  10. A.K. says:

    Me vjen keq per komentet qe behen te cilat tregojne ligesi dhe injorance.Ne radhe te pare po te mos ishte Greqia dhe te priste aq shqiptare sac priti nuk dihet ku do ishim sot,prandaj mosmirenjohjen nuk e fal as zoti thuhet.Persa i perket ketij grupi qe ka ardhur ne Greqi ai duhet pare me simpati pasi kerkojne te shpetojne Greqine dhe ti japin asaj dinjitetin qe i takon.Ministri i tyre i financave duket nje njeri me kapacitet dhe eshte shume i qarte ne ate qe kerkon,duke bere me argumentat e tij te levizi gjithe Europen.Prandaj kur te shkruani lereni ligesine dhe vini logjiken.Ne jemi shume larg nga Greket kete mos e harroni.Do ishte mire te kishim dhe ne nje minister te tille finencash,i cili nuk ben nje arithmetike te thjeshte por jep ide per te nxjerre Greqine nga nje situate shume e rende ne te cilen e futen paraardhesit e tij ne bshkepunim me europen.Dhe po te vini re nuk merret fare me ta po jep vetem rrugezgjidhje per te dale nga kjo gjendje.

  11. Muhamet says:

    Pse shfryni keshtu per popullin fqinj qe eshte ne veshtiresi ?
    Mbi te gjitha eshte nje popull qe na eshte gjendur.
    Mbi te gjitha kemi shume Shqiptar atje.
    Cfare eshte kjo gjuhe?
    Kujtoni se e keqia e tyre nuk do arije tek ne?
    E keqia e tyre duhet bere mesim per ne. Pa disipline dhe pa pune nuk te fal askush. Aty ka shume gabime qe ne duhet te mesojme por jo te fyejme nje popull te mbrekullueshem.

  12. ariu says:

    po ku ka ekonomi greqia-a me djath e vaj ulliri a.po mos te ishin franqezet,anglezet dhe gjermanet qe i morren te mirqena perrallat greke te zotrave fals greket sote ishin sherbetore te qamve,pra shqiptarve.

  13. 17nentori says:

    Qe te kuptoni sa te humbur jane shqiptaret juve mundeni pasi te shfryni qurret, te kujtoni se te ardhurat mesatare per fryme ne shqiperi jane gato 5mije euro ne vit. Ne Greqi jane 22mije dmth mbi kater here me shume dhe greket po i vene flaken githe sistemit eurozone duke shantazhuar gjithe evropen sesa keq jane.
    Dhe askujt nuk i vete tu thoje pse beni keshtu se shqiptaret jane me keq… se jo vetem askush se rruan per shqiparet … por edhe se e marrin xhevapin gati se kete po e bejme se nuk duam te behemi si shqiptaret.
    Me nje fjale greket jane garipa, te perkedhelur, varikari, legene, trushpelare apo hunderperpjete po jane ashtu se nuk duan te behen si shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje